SHPIRTI MERR RRUGËN
>> Thursday, March 20, 2008
Xheladin HAMZA
Allahu Nur semavatin
Çdo ditë e çdo natë
Me dashuri e mbulon
E Ezani i jacisë
Shpirtin ma qetëson...
Kur qielli me yje mbulohet
Natën në nafile me namaz lidhem
Shpirti lirshëm merr rrugën
Në shtegtim drejt të Madhërishmit...
Rrugëtimi më është
Aq i këndshëm
Aq i bukur
Aq i ndjeshëm
Aq i lumtur
Aq i mbuluar me parfum
Sa që me tespihe e TEKBIR
Ezani i sabahut më takon!
0 Komentet:
Post a Comment