Vula e fundit
>> Friday, March 21, 2008
Fahredin SHEHU
kush mund ta thotë atë mrekulli me fjalë të botës kalimtare?
kush mund ta këndoj atë lavdi me notat eternale të parajsës?
kush mund ta pikturoj atë bukuri vizëlluese mbi të gjitha manifestimet?
kush mund t'a krahasoj atë sghkëlqim mes të gjitha krijesave?
dhe retë që bëjnë hijen e freskët
dhe prifti që e puthi atë vulë
dhe devet të udhëzuara nga tregëtia jote
dhe hëna e ndarë me kyvetin e TIJ
ka miliarda zemra që ndërtuan foletë
ka miliarda shpirtëra që gjejnë qetësinë e tyre
me veprat e tua që ushqejnë besimin tonë
me emrin tënd që shëron lakminë tonë
0 Komentet:
Post a Comment