ZOTIN NUK E BRAKTISËN -KOSOVËS I FALËN NJË DIELL…
>> Friday, March 07, 2008
Mexhid YVEJSI
(Jasharajve të Prekazit, Drenicë)
Në përvjetorin e dhjetë
Në përvjetorin e dhjetë
(Mars ,1998-2008)
Zotin e Madh
Udhën e Tij
Nuk e braktisën,
As kur të ftohtët
Pushtonte hapësirën,
As kur zjarri
Ishte fikur,
As kur sëmundja
Përhapej ngado,
As kur natës
Nuk i shihej fundi,
As kur këmbët, duart,
E ngrira s’lëviznin,
As kur shpata
Vringëllonte fuqishëm
Mbi qafën e kërrusur,
As kur Evropës së Bashkuar
Që me gjumë na kish bekuar,
Me krisma ja prishët gjumin,
As kur Kombet e Bashkuara
Mbetën pa gjumë,
As kur u bëtë
Hi e shkrumb,
Zotin nuk e braktisët
Për t’i falur
Kosovës një Diell…
0 Komentet:
Post a Comment