Dhimbt'ë e natës
>> Saturday, August 16, 2008
Më jep një letër dhe penën
Se sonte dua të shfryej shpirtin
Që po vlon nga zjarr' i nxehtë
Nga e pathëna e vërtetë
Dhe dritën fikeni ngadal
Se sonte dua ta ndriqoj botën
Me zjarrn' ç'më buron pa ndalë
E po dergjem për një fjalë
Ah dhimb' e ligë ç'po më shtrëngon
Dhe kujtimet mjegullon
Sa e poshtër e barbare
Po më le pa ndjenja fare...
Argjend XHELILI
1 Komentet:
Selam Argjend, poezi tua vertete kane vlere, vetem vazhdo keshtu.
Post a Comment