Kërkoj të vërtetën
>> Friday, August 22, 2008
Kërkoj të vërtetën
Në këtë mjedis të thatë
Një gjak me traditë të gjatë
Shprehet dëshira e ndonjërit
Përvëlon me endjen e zemërimit
Syri me kahje te shtrembërimit
Digjet shkëmbi prej flakërimit
E si shpatë ngulfon pendimin
Ndershmëria kërkon shpëtimin
E Valët e arratisura më parë
Morën me vete shumë zogjë të vrarë
Të drejtuar nga dorë e huaj
Me imponim të pashuar
Lumturia e besimi i përkushtuar
U përmbyt si era e trazuar
Nga të tjerët e paragjykuar
Mendim i ndryshkur dhe i gabuar
Mjaft më, kur kjo ëndërr do përfundoj
Deri kur kryelartësia juaj të na trajtoj
Kur përkulja ndaj Krijuesit të filloj
Më leni të lirë, të vërtetën të kërkoj.
Jehona Përquku
0 Komentet:
Post a Comment