MIKU I MIRË - 4
>> Thursday, June 24, 2010
Hevzi Zeqiri
Jeta pa këshillë është si gjuha pa fjalë,
Jeta pa art është po si kopshti pa fije bar.
Të shkurtë janë motet mikun pran kur ke,
Të gjatë shumë, kur s’bën gjë për të.
Mos paç mundësi të keqen t’ia varrosësh,
Mos të t’vij mërzi të mirën t’ia ofrosh
E aspak turp që të keqen troç t’ia thuash.
E mira më e mirë, këshillë t’i adresosh;
Me kusht që me të armik të mos bëhesh.
Miku im, im vëlla, pa dëgjoma veç një fjalë;
Artin bidat të mos e bësh, se t’çon në zjarr.
Ngul këmbë, të mos e bësh jetën varr,
Varri s’është, s’është melhem për varrë.
“Kush isha unë e kush ishe ti” – s’janë llafe,
“A do të jemi prej xhenetlinjve?” -
Kjo është kurora që na kap për qafe.
0 Komentet:
Post a Comment