Fjalët e bukuroshit
>> Sunday, August 01, 2010
Hevzi ZEQIRI
Në rrafshe me bubullimë
Në kodra me vetëtimë
Jetoj si kalorës i së vërtetës
Është pak punë se jam jetim
Do të ruaj vendin tim
Edhe pse armiqt e mi do të vijnë
Le të vijnë, le të vijnë të gjithë;
Le ta dijnë se nuk kanë kthim.
Jam këmbëzbathur, pa ushqim,
Mirë më quajnë se jamë femijë
“Luan” më thonë se jam trim
Kur luftoj për Zotin tim
Më dëgjoni, më dëgjoni
Le të vijnë të gjithë
Le të vijnë miq e armiq
Me dëgjoni se
Po këndoj për të shtrenjtën Palestinë.
0 Komentet:
Post a Comment