Po troket Ramazani
>> Thursday, August 05, 2010
1
Ja! po troket ramazani
dhe më kthen në kohë të fëmijërisë
buzëiftareve i dalë në rrugë
sydrejtuar kah minarja e xhamisë
2
Çelin në zemër kujtime
porsi në pranverë trëndafilat
jehojnë nga larg ato fjalët
‘’Urra u kallën kandilat!’’
3
Sa shpejt! Çonim në shtëpi
lajmin e Allahut që ishte bërë iftar
se na binte në fizik të vocërr
një trohë e thelbit të israsë
4
s’dinim atëherë Ja RESULALLAH!
të madhen tënden fjalë
që si kush të bësh
edhe i përngjan
5
Dhe uleshim në sofër si heronj
piqeshin me të pleqve sytë tanë
na kënaqte fort dhe s’dinim pse
tek më vonë vesh e kemi marrë
6
Paska qenë razia Jote o Allah!
Më i larti muradi ‘jonë’
ktheje rahmet për ta O Allah!
Mbrojtje ktheje për dinin tonë!
Ilmi Rexhepi
0 Komentet:
Post a Comment