Ajo natë e dhembshur
>> Wednesday, September 15, 2010
Hevzi ZEQIRI
Një natë të freskët vere
Duke shkuar në shtëpi
Udhës së njejtë si çdo herë
Që shumë çka i kalon përmbi
Duer andej e dyer këndej
Rreze hëne si rrallë herë
Lumturi e dashur shumë
Në këtë rrugë po bën lumë
Nga dera e një shpie bujare
Doli një fëmijë si me vrap
Në një gurë lëshoi sytë
Dhe u ul vajza e vogël duke qarë
Iu afrova me butësi
Që t’i flisja si njeri
T’i përgëdhel faqet e saja
E ta lus që të mos qaj
Ti them fjalë nga mesi i zemrës
Në mënyrë që ta qetësoj
Pa e frikësuar t’i afrohem
Çka i ka ndodhur ta mësoj.
Dal nga dal duke iu afruar
Duke dashur që të më kuptojë
Më shikoi me ata sy të bukur
Dhe vazhdoi duke qarë:
“Xhaxhi xhaxhi ku po shkon?
Babi në shtëpi nuk vjen dot.
Ai ka shkuar qysh moti
Se kam parë shumë gjatë kohë!
Rrëqethu lëkurë rrëqethu
Rri brenda lëkurës o njeri
Rri aty ku je dhe me butësi pyet:
“Vajzë e bukur, ku është babai yt?”
Më shikoi edhe një herë me sytë e saj
Hëna rrezoi mbi faqet si mollë.
Më tha: “Falëndero o xhaxha që vet nuk je,
Ka shumë kohë që jam jetime”.
Ia përkëdhela faqet e bukura
Lotët menjëherë mu rrokullisën
Dhe në vetë pyeta:
“A lejon njeriu që jetimi të ketë vështirësi?”
0 Komentet:
Post a Comment