Simbiozë Mendimesh

>> Saturday, December 30, 2006


kur te gjithe mendojne rreth historise
aty nuk gjendet historia,
lehtesojne brengen e zemres,
me nje hasmeri ne ideologji...
te cmendurit jetojne gjate,
njejte si ne kohen e dardaneleve,
ndizem flake drejte ujit te turbullt,
per nje vend ne orendine time...
kur shkrimtaret flasin me tutoresi,
dhe marrin persiper barren e historise,
aty nuk gjendet shpetim,
e gjithe bota ne nje thes...
agallaret e shekullit XXI,
me rroba te mendafshta sulmojne,
si femijet ne kopshtin e kafsheve,
cuditem nga kjo fizionomi...
koncepti i frikes,
lind nostalgjine,
ruaju nga poltronet,
me vetveten ne gjithesi...
kam filluar te dashurohem,
thelle ne sufizmin tim,
te izolohem nga budallakija,
nje nocion i shekullit XXI...

Hamdi Nuhiju


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Nje Refleks ne Dolli


i etur pas kenaqesise,
si nje hormon i lindur ne fshehtesi,
te fton ne betejen e shkronjave,
ne kete kohe te ndjenjave...
harrohem me kohen,
per hir te dashurise,
nuk mundem te jetoj ne qetesi,
pa ty o All-llahu im...
dola afer diellit,
qe te ndjej nxehtesine,
digjem , vyshkem ne erresire,
per hir te refleksit tim...


Hamdi Nuhiju


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Vallja e Djajve


si monstrum i lindur,
i hedhur pas fshehtesise,
kerkoj ne cdo skaj erresire,
e vet jam exhin.
mashtruam besimtaret,
kendoni o vllazni,
do mashtrojme veten,
thote kryeplaku i shtepise..
diten e gjykimit ,
jemi te nencmuar,
mallkimi i All-llahut,
ne cdo pjese do na bjere.
All-llahu ju shkaterroft,
per rrugen e devijimit,
pendimi i vonuar,
nuk ka me vend...
krijesa te nemura,
ne bjeshket plot erresire,
vraponi pas botes,
si i cmenduri pas dashurise.
do te vij dita edhe per ju,
ne thellesine e brenges ,
idealet e juaja,
shkak per ne xhehennem...

Hamdi Nuhiju


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

I HIRTË


i vetem njejtë si kur u linda
ne pragun e gjethes se vjeshtes
mu kujtua ai moment i deliresise
fshehtesi e mpleksur nga ideologu yt
i tmerruar nga ai cast u strehova te All-llahu im
e ti si muzg e fshehur
brenda streseve te kenaqesise
mahnitem me aromen e xhennetit
e cila me fton ne vallen e luleve
aty ku brenga lind si dyshim
ku vyrtyti nostalgjine kerkon
eja e dashur te bashkerendojme ne xhennet
Hamdi Nuhiju


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Nata e Kadrit


Nje ndezje me flet ne zemren varrë,
I heshtur para historise,
Ne kete nate te vlefshme me 1000 muaj,
Zbriti drita nga qielli i shtate...
Pishtari ndricues,
Per cdo kohe lamtumire,
I tha erresirave te gjithesise...
Ti me ndjen ne brendine,
E malli per mysafirin e shendrritshem,
Eshte si flaka ne gjithesi,
Shperthim i madh i iluzioneve..
Me naten e kadrit,
Drejte All-llahut tim...

Hamdi Nuhiju


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

IFTARI


Ne cdo mes ku depertojne ndjenjat,
dhe kenaqesia hudhet ne meditim,
ku engjujt kuvendojne per besimtaret,
e harrojne botekuptimin e qenies njeri...
Moment fascinues,
i bukur me bukurine,
te therret o njeri,
iftari ne thyerje te gjithesise...
Te dashurit per hir te All-llahut ,
strehohen ne xhennet,
agjeruesit e Ramazanit,
arrijne lartesite....

Hamdi Nuhiju


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

ZEMRAT


Gjithkush vesht e ka marr sot,

Se Kosova s'asht pa zot;

Se aty lejn djem petrita,

Djem t' shkelqyeshem porsi drita,

Porsi drita ne mengjez

Per kosoven barut ndez.

Thone se lufta mbram ka plase,

Ne Kosove atje ne Prekaz;

Ne Prekaz te Jashari,

Pa meshire kulles ju vu zjarr…

E shkjau mire vesht ta marr,

Se Oso Kuke asht cdo Shqiptar.

Cdo Shqiptar qe beson Zotin,

Ai me grusht e hane barotin.

Pusho I qete Azem Galica,

Se per trimri kala Drenica!

Krenohen malet dhe fusha,

Buzen ne gaz Shaban Palluzha.

Per Deshmorin vdekja s'ka,

Per te mposht vdekjen air a…

E kushtrimi gjithkah kap,

Porsi dielli rrezet hap…

N' kambe cue djemet e Kosoves:

Prizrend, Drenic e Gjakoves,Llap, Vushtrri e Gjilan…

E secili si Kapetan.

E te gjith si djem Zane,

Se ata jane djemet e nji Nane,

Se Shqiptarija asht Prindi:

U C Keja aty lindiN' Bjeshke t' Namuna ju dha gjini;

E shpertheu si gufon Drini.

Drita s'shuhet kurr Shqiprise,

Djemet e saj yje te burrnise!

Ne Kosove , Shqipni e gjetk:

Vdekjen bane dhurate per jete.

E te gjith pergjigj kushtrimit,

Drejt Kosoves pa far ngurrimit.

E jehona rrebet ushtoi…

Kapi kukes e Tropoje…

Ne Euvrope e Sh B AaDjemet e Shqipes gati ba…

Ne Misir e atje ne TurqiMal te Zi , Maqedoni,

Per Vatan ndeze shkendi,

Drejt Kosoves me qefin n'gji.

Lane femij e gra shtatzane

Qe Kosoves me ju gjet prane.

Me plot gajret ata i lane,

Ky asht fruit I pemes Iman.

Se dashurija per Vatanin,

Memedhe e ka Imanin.

Si stuhija me turr fryKah Kosova drejt kane msy…

Djemet e Shqipes kah kalojn;

Bjeshket e Namuna fort ushtojn;

Me te thane mendja n'darsem shkojn.

Ata shkojn ne beteje t'lirise,

Qe I hap rrugen pamvarsise!

Se cka dhuna e gllabron,

Vetum forca e cliron!

Madhnu qoft i Madhi Zot,

Qe Kosova e lire asht sot!

E kushdo qe na ndihmoi

Ne kujtese tone gjithmon do rroje.

E ata qe Deshmor rane,

Amanet na e kane lane:

Mos te harrohet kurr jetimi,

Se ne beteje i ka ra Prindi.

Invalidin most a harrojm,

Motrat veja mos ti harrojm.

E kush ende n'burg …ka mbet,

Ju urojm kethim te shpejt.

E Kosova I therret te tane:

Masa te gjana, politikan…

Qe te arrihet Pamvarsija,Qart kerkohet:

Ndershmerija,Pjekuri,pune,harmonija.

Gajlja Lokes do ti ike…

Kur t'ju shofin: Republike.

Ta dijn Miq e Dashamir:

Per te gjith do t'jete ma mire.

Ne fund e mbyllim me dua:

Per Atedhe Deshmor kush raMekam ne Xhennet ka me ju ba!

E per jete Kosova te rroje

Me burrni Histori shkroi!

E kto vargje i shkroi Burhani,Jabanxhi, jetim Zamani.


Burhan Fili


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Madhështia e Ezanit


Ezani therret qiellin pershkon,

Drita e besimit cdo qelize percon.

Nga Minaret fuqishem bucet,

Shprehje madheshtore,force, dinjitet.

Me freskine e vet shpirtat perkedhel,

Mendja zgjohet nga gjumi i thelle.

Zemrat i ngroh si rrezet e diellit.

Ti vertete je bilbili I qiellit.

Shpirti i minares besimtari vet,

Lum si ai qe kete cels ka gjet!

Dyert e lumturise me te I hap,

Lartesit e fitores me te I kap.

Kudo qe therret Zani i Muhamedis:

Geishje fisnike i ban njerzise.

Ashtu sot ne Shqiperin tone:

Zani i Islamit gjithandej jehon.

Ku jane ata qe kishin torruan,

Ku mendja ju tha: se Driten e shuan?

Vehten tuaj kurr mos e genjeni,

Te njejtin perfundim gjithmon do t'keni.

Por humbja eshte fitorja juaj,

As shqiptar s'isht,por pjedhe e huaj.

Islami eshte Shpetim e Krenari,

Allahu e dhuroi me meshiren e Tij.

Sado erna t'fryjn … e t'prishet moti…

Fitorja asht e jotja se vjen nga Zoti!

Drita e Allahut gjthmon do t'ndricojn,

Muslimant e dej do ta rreflektojn.

Per derisa bota frymmarrje te kete,

Islami fitues gjithmon do te jete!

Me madhni t' vet Allahu e garantoi,

Ne lavhin mahfull, Ai vet e shkroi!

E keto vargje i shkroi Burhani,Jabanxhi, Jetim Zamani.


Burhan Fili


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Kontakt

>> Friday, December 29, 2006

Për të dërguar poezi dhe për të dhënë sugjerime e kritika, na kontaktoni në këtë imejl:


 poeziaislame@live.com


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Rreth nesh

Të nderuar miq dhe vizitorë të Poezisë Islame!

Ky sajt është rezultat i mungesës së një faqeje të këtillë, është rezultat i dëshirës sonë që poezitë bashkë me poetët e poeteshat islamë të ngriten në një piedestal më të lartë. Që këtu, ne jemi të parët që në botën e internetit me këtë sajt jemi shfaqur qysh në fund të vitit 2006.

Qëllimi ynë parësor si staf është që t'i nxisim të rinjtë dhe të rejat që të shkruajnë poezi jo domosdoshmërisht me tematikë islame. Me një fjalë, jemi strehë për të gjithë ata që nuk kanë ku të shprehen; që kanë talent, por s'kanë ku ta tregojnë; që kanë sens për të thurur vargje, por që u mungon motivimi.

Megjithëkëtë, aspiratat tona nuk mbarojnë këtu. Ne i promovojmë edhe ata që veçmë kanë bagazh poezish të shkruara a të botuara. Madje, kontributi i tyre është shumë i çmueshëm për ne si staf, por edhe për të gjithë ata që duan të marrin model a thjesht që të frymëzohen.

Ne synojmë që poeti i Poezisë Islame në të ardhmen të bëhet referencë në sistemin arsimor, të jetë mostër për gjeneratat e reja, t'i shkruhet emri me shkronja të arta në historinë e letërsisë sonë dhe kështu me radhë.

Të nderuar vëllezër e motra, poetë e poetesha! Nëse keni vetëm pakëz talent për të shkruar, lirisht bashkëngjitjuni këtij karvani! Shkruaj edhe ti poezi; bëhu edhe ti pjesë e thirrjes për në rrugë të Zotit me anë të të shkruarit të vargjeve; bëhu edhe ti i pavdekshëm në botën e vargjeve, në botën e poezisë, në botën e artit, në përgjithësi!



Me konsideratë të veçantë,

Stafi i Poezisë Islame


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP