Kosovës nënë sërish....
>> Wednesday, June 27, 2007
Kajro,mars 1992
Oj zemër e ndritur në agim
S’të harron mërgimtari kudo në mërgim.
Orë e çast ty të kujton
Vetveten për ty e sakrifikon
Ëndrrat në ty, gjithnjë e drejtojnë
Se shpirti i vuan dhe për ty vajton.
Nënë të dashur ty të kemi
Është e vështirë po do ta themi
Nëna jonë oj ti Kosovë
Është e kotë që ndihmë kërkon
Se Evropa s’të ndihmon
Është si bushtër e të mashtron
Republikë ty s’të pranon
Intriga çdo ditë për ty sajon
Shumë kem vuajtur e s’mund durojmë.







