Miliona haxhinje , miliona dashuri

>> Monday, December 10, 2007


Mexhid YVEJSI, GJAKOVE


Miliona haxhinjë

Miliona dashuri

U nisën, po nisën

Nga toka, Deti dhe qielli

Atje ku lindi Dielli

Për të vizituar

Vendin e Shenjtëruar

Qaben e Madhëruar

Meken e Bekuar

Për të zbritur

Në Medinen e Ndritur…

Miliona haxhinjë

Miliona dashuri

Nga të dy gjinitë

Po i lënë shtëpitë

Po i lënë foletë

Po i lënë atdhetë

Me mall, me lot,

Por me shpirtin plot

Veç për t’Madhin Zot…

Miliona haxhinjë

Miliona dashuri

Të bardhë e të zinjë

Të vjetër e të rinjë

Tekbire këndojnë,

All-llahun e Madhërojnë.

Para Tij nënshtrohen

Para Tij pendohen…

Haxhinjtë shqiptarë

Rreth flamurit kombëtar

Me zemër të pastruar

Me shpirt të lartësuar

Kujtohen edhe për ne

Që jemi n’Atdhe:

Lutën për Kosovën,

Lutën për Çamërinë

Lutën për Shqipërinë…


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

PIKA E SHPRESES

>> Sunday, December 09, 2007


Minushe DAKU


Nje stuhi e lehte

rrethuar me gjemba

troket qete

por nuk fundet mbrenda.

Thash , mendova....

por nuk vrapova

dora shkoi te porta

dhe shume u pendova...

Kishte ra hija ne mbremjen e trazuar

tymi i gjakosur ngadal permbinte jetera..

Qava por loti zhdukej..

nen kthetrat e nje bishe

qahej dhe shkeputej

sa vinte e perdridhej e njelmesia ikte....

Bertita por zeri treti

nen kembet e qelbesires as hi nuk mbeti....

u flaka i teri nen ethet e frikes

dhe mallit

thirja me erdhi nga thellesia e malit

maliiii i shkrete...........

DHE MBESHTETJU VETEM ATIJ

QE TE MBRON NGA DJALLI....

hapa syte

sa bute batanija

prekte faqen time te djersitur ..

Allahu im sa enderr e keqe

e tmerrshme...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Shije Kristali


Minushe DAKU


Embelsi shpirti

rrjedh ne gjakun e trazuar

embelsi dashurie ne trurin

e praruar, te krijuar....


Fjalet amnore

butesi ngazellyese,

Trondit dashuria nga shpirti i nje nene,

bukuri mahnitese rrezon syri saj i ndritur.


Llava amnore shpirtin e padjallzuar kaplon

ta mbroj, ta ngroh....

dhe prape valet ngatrrimtare mberri

nene trurin e lakmitarit - njeri-femije.


I vetem ne saharen e gabimeve

dhe me kot kerkon shiun,

loti i saj eshte thare

dhe nuk ka te mpikun.


Me kot kerkon shpetim

ajo te mallkoi

nga zemra te largoi

mos i peshperit.


Nje zemer burri

dhe nje mallkim nene

jane shume

per nje bote te vogel.


Me thuaj mik i dashur

ke ndegjuar ndonjeher

per ndonje dashuri me te paster

se dashuria e nenes per GABIMTARIN-njeri


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Frymezimi i diturise

>> Saturday, December 08, 2007


shkruan : Valon Iseni

( shkolla e Forumit Rinor Islam , Kumanove)


Ne fjalen e Allahut,

Njeriu gjenë shpetim,

Ndalo dhe mendo,

Fillo leximin...


O ti qe te kaploi erresira,

O mekatar,

Ndalu pak , shiko ku je,

Dhe syno rrugen e shpetimit.


Eshte e ditur dhe e shenuar,

Mekati per ate qe pret zgjuar,

Rruget jane te hapur e te ndricuar...


Allahu te dhuroi mendje te shendosh,

Te kerkuarit e diturise eshte obligim,

Mos harro kete dhunti,

O NJERI!!!.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

ISMAILI A.S.

>> Friday, December 07, 2007


Shkruan: Hamdi NUHIJU

Eretizmi i kohés,
Nén fuqiné e zjarrté,
Sqepat e zgjatur,
E kénga e pakuptueshme e dalléndysheve...
Simbol i flijimit,
Dashuri pér All-llahun tim,
Vepro si té urdhérohet,
I dashur babi im…
Tì shtrydhim ndjenjat né kété din,
Né porosiné e pafundme té Krijuesit tim,
Ftesa né rrugé té All-llahut,
Ideali im…


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Ne Ruku

>> Tuesday, December 04, 2007


Hamdi NUHIJU


Ne Ruku,

Te madherojme ti o Zot,

I lartesuar qofsh,

Ne Ruku,

Shkunden themelet,

Ne Sexhde,

Pastrohen mendjet.

Ploteso rukun o insan,

Qe gjallesat ta fitojne takvan,

Me afer Zotit dua te jem,

Ne Ruku,

Deri ne xhennet...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Nenes sime


Xheladin HAMZA


Në ëndrrën e natës që iku pa kthim

Ti nëna ime,

mendimet mi përkëdhele

I bëre të mëndafshtë

Si flladi i verës në mbrëmje...

Kujtimet për Ty

Zbritën qerpikëve të mi

Të larë me lot...

Mbi varrin tënd u përkula

E hapa portën e zemrës së djegur

Ajo u gjunjëzua totalisht

Elhamin zëshëm ta këndova

Shpirti më dridhej si në ankth

E fjala më mbeti në fytin e tharë...

Mbi mollëzat e faqeve

M’u rrokullisën lot dhembjeje

Ranë mbi varrin tënd

Me lule mbuluar

Ku ti rehatshëm fle, nëna ime!


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Ditë e zymtë


Xheladin HAMZA


Dielli i zbehtë

Ndritë ditën e vdekur

Shpresa humbet në kujtimet

E iluzioneve të pavdekshme

Mes gishtrinjëve

Shpalosi qiellin palë palë

Qetësia që këndon

Lexon në ballin tim

Këngët e plagëve ...

Në rrudhat e fytyrës

Mbeti e shënuar ditë e zymtë

E larë me gjakun e njomë

Mbi toprakun tonë

Djajtë edhe një herë

Hedhën vallen e çmendurisë ...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Zog i shfrenuar


Xheladin HAMZA


Edhe atëherë

Kur këngë dhe duar të huaja

Të thërrasin në përqafim

Unë ndjej dridhje të lehta

Të zemrës nën dërrasën e gjoksit

Nga ëndrra e ëndrrës

Zgjohem me krah të hapur

Si zog i shfrenuar

Në fluturim të fundit mistik

Në errësirën e qetë të kësaj nate

Më takojnë erërat e së kaluarës

Në të njëjtin vend ku i kërkoj

Ndjenjat e dashurisë së humbur

Hedhi sytë e përlotur përreth

Të shoh në vallëzim në vello

Në peizazhe magjepse të së kaluarës

Si dikur në shatërvanin e rinisë...

Vibracioni i zemrës merr hov

Lot lehtas rrëshqasin mbi faqet e mia

E në tokë përplasen

Si pika shiu në vjeshtën e vonuar..


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Morra kohen time


Xheladin HAMZA


Morra kohën time dhe ika

Qerpikët i shtrëngova fortë

Shikimin e fundit lamtumirës

Nuk dëshirova ta lagi me lot

Shpirti filloi gjëmimin e tij

Loti rrëshqiti mbi faqe

E zbrita me gjuhë mbi buzë

Shijova shijen e tij të pelimtë

Ula kokën drejtë rrugës pa kthim

Zemra filloi të rrahë me shpejtë

Sa e vrazhdë është kjo kohë

Kur zemra në ndarje më pëlcet...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP