Merimangë dhe Flutura

>> Monday, January 14, 2008

Merimangë dhe Flutura


Një ditë Merimangë i tha Fluturës,
“Ti cdo herë e kalon shtëpinë time, por kurr nuk hyn brenda.


" A është shtëpia ime aq e fëlliqur për këmbët tua?
Pse nuk vjen brenda që të ulesh?

“Ti po iu largohesh të huajve, mos u brengos këtë unë e kuptoj,
por unë jam një mik shumë i dashur, dhe kam vetëm gjëra të mira në plan.

“Shtëpia ime është e pershtatshme për një mbretëreshë, apo jo?
Kështu që ka shkallë përballë, nësë ndonjëherë dëshiron që ta vizitosh."

"Ztr. Merimangë, unë jam gjithashtu e menqur, " ishte përgjigjja e fluturës.
"Shko vendos për dikë tjetër, por mua mos provo asnjëherë.

"Kushdo qoftë ngjitet shkallëve tua përgjithmonë mbetet ngulitur,
Ztr. Merimangë, unë jam gjithashtu e menqur, ti do duhej të kishe menduar për këtë!'

Dhe Merimangë tha, "Mendon se shtëpia ime është shumë e thjeshtë që ti ta shikosh?
Unë dua që ti të jesh e lumtur, por shihet që ti nuk kujdesesh për mua.

"Pse nuk vjen brenda që ti pushosh krahët e tua të lodhura?
Brenda unë mbaj shumë gjëra të bukura.

“Shtëpia ime është e bërë nga dritaret, do të kënaqëshe në të.
Unë kam gjëra më të përshtatshme që nuk janë për këdo."

Flutura iu përgjigj, "E gjithë kjo është e bukur, por një ofertë nga ju nuk do marr kurr.
Unë e di më mirë se sa të flej në shtratin tënd nga ku nuk do mund të zgjohem asnjëherë."

Merimangë ishte i impresionar nga menquria e fluturës,
" Por s imund ta zë atë" Mendoi, "si mund ta provoj këtë?

“Duke ia bwrw lajka!” mendoi Merimangë, është gati sa rregull, lajka mund të transformoj cdo gjë të menqur në gënjeshtër.


"Oh e dashura zonjë! tha Merimangë, "Mos mendo se jam duke të të mashtruar!
Ju jeni shumë e menqur, për të mos përmendur dhe shumë e bukur.

Kryt tuaj është e dekoruar me margaritar, dhe sytë e tu shkëlqejnë cdo ditë.
Ti je madhështore, intelegjente dhe e mirë. Thjeshtë perfekte në cdo mënyrë."

meqë Merimangë vazhdoi ti bëj lajka asaj, flutura bëhej më e impresionuar.
"Unë nuk kam nevojë të kem frikë nga ti" tha ajo, "Mund të clirohem nga stresi im.

“Refuzimi i një ofertë të dikujt nuk është gjë e mirë për të bërë;
thyerja e zemrës së ndonjërit është tmerrësisht e dhimbshme."

Andaj me plotbesim, flutura fluturoi drejtë e në marimangë,
Kurr arritë në rrjetën e saj të ngjitshme, Merimangë me shpejtësi e zuri.

Budallakia e fluturës i kushtoi asaj një marëveshje të shkëlqyer,
Por etja e Merimangës u zhduk, duke ngrënë ushqim të shijshëm.


Interpretim poetik i Allama Muhamed Ikball nga poema “EK MUDRA AUR MAKHI


Përktheu: Visar KORENICA


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

UDHËZIMI


SHEJH DH. EL-MISRI(V.859)


Nuk të dua,

Kështu i tha

Një njeri

Shejhut El-Misri.

Ai ia ktheu,

Pa u shqetësuar:

Nëse e keni njohur

All-llahun e Madhëruar,

Ai të mjafton.

Nëse nuk e njeh,

Atëherë,

Gjeje dike

Që e njeh,

Ai do t’udhëzon…


Përktheu nga anglishtja:Mexhid YVEJSI, Gjakovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

ROBËRIA


IMAM FAHRUDDIN ER-RAZI(1149-12O9)


Kush

Nga armiku

I vet

Në ndihmë

Shpreson,

Ai,

Nga goja

E gjarpërit

Helmues

Ilaçin

E kërkon!


Përktheu nga anglishtja:Mexhid YVEJSI, Gjakovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

UNË NUK DI

>> Saturday, January 12, 2008


SHEJH XHABIR
IBN’ABDULLAH EL-ANSARI
(1006-1088)


Egon
Kur e zhdukni
Të Dashurin
E gjeni.
Nuk ka
Tjetër fshehtësi.
Më shumë
Se kaq,
Unë s’di…

Përktheu nga anglishtja:
Mexhid YVEJSI, Gjakovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

JETA E ZEMRËS

>> Thursday, January 10, 2008


IMAM MUHAMMED EL-GAZALI
(1054-1111)


Jeta e zemrës
Është - njohuria,
Ruaje,
Mirëmbaje.

Vdekja e zemrës
Është - padituria,
Gjuaje,
Largoje…

Përktheu nga anglishtja:
Mexhid YVEJSI, Gjakovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

KUPTUESHMËRIA

>> Wednesday, January 09, 2008


HAXHI BEKTASH VELI
(1248-1341)


Për atë
I cila ka
Kuptueshmëri,
Një shenjë
Mjafton
Dhe ai
Të kupton.

Për ata
Të cilët s’kanë
Kuptueshmëri,
Njëmijë shenja
Njëmijë shpjegime,
Nuk mjaftojnë
Që t’kuptojnë…

Përktheu nga anglishtja:
Mexhid YVEJSI, Gjakovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

BOSHT FJALESH TE HEKURTA

>> Tuesday, January 08, 2008


Minushe DAKU


Rrugetim kalldermash

te thyere,

rrugetim guresh...

Vrojtim kodrash gjigante

ngjajne

endrrat e nje udhetari...

Mjegull dendurne

boshtin e vrenjtur

cajne

shpresat

rrugen e ecur...

Nje shenje aty,

nje vrime atje

bresheri hapash

ne shpatullen e gjere

ngjan rruga e shpreses

ngjan rrugetimi i heshtur

Rrugetim kalldermash te lagur...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

RRUGA E SUFIZMIT



IMAM XHUNEJD EL-BAGDADI

(830-910)


Kushdo që Kur’anin

Përmendësh nuk e mëson

Dhe hadithet nuk i shënon,

Nuk është i gatshëm

Këtë rrugë ta vazhdon.

Dituria e jonë themelohet,

Shkencës tonë i përket

Vetëm ajo që buron

Në Kur’an dhe sunnet.


Përktheu nga anglishtja: Mexhid YVEJSI, Gjakovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

FJALA E VËRTETË

>> Saturday, January 05, 2008


DERVISH JUNUS EMRE
(1238-1320)


Fjala e vërtetë
Është fryt i heshtjes.
Prej fjalëve të tepërta
Zemra rëndohet,
Tymohet, mjegullohet.
Nëse dëshironi
Zemrën ta pastroni,
Prej mjegullës,
Prej tymit
Thuani thelbin
E fjalimit…
Zoti vet vetëm
Të vërtetën e flet.
Folni të vërtetën
E keni për vetveten.
Sepse çdo mashtrim
Përfundon me ndëshkim…

Përktheu nga anglishtja:
Mexhid YVEJSI, Gjakovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Ç’ËSHTË FEJA?

>> Tuesday, January 01, 2008


SHEJH EL- ARUSI


Feja është

Një kopësht

Me pemë.

Rrethoja është:
Sheriati,

Pemët janë:
Tarikati.

Frytet janë:
Hakkikati.

Por, cilido

Që s’ka
Sheriat,

Ai s’ka fe,

As Tarikat,

As Hakkikat…


Përktheu nga anglishtja:Mexhid YVEJSI, Gjakovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP