Buzëqeshjes tënde

>> Monday, April 07, 2008


Shkruan: Hamdi NUHIJU
7 prill 2008(…..)


Fjalët e mbivlerësuara nga ndjenjat,
Nga çasti në çastë më rrëmbejnë,
Buzëqeshjes tënde i këndoj,
Me tingujtë e lumit Shkumbim …

Sytë e tu prej safrani,
Si afsh dashurie më kafshojnë,
Në parkun e Pashës,
Këtu në Tetovë…

Kumbuan ezanet ,sadakatë,
Sexhdeja e ëmbëlsuar,
Me shami më je si Hyri,
Sot linda përsëri…

Buzëqeshjes tënde t`i them dy fjalë,
Dy fjalë hiri dhe kënaqësie,
Kjo bejte lindi dhe do jetojë,
Nën hijen e flladitshme të fjalës TË DUA…


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

PLAGË TË SHPIRTIT


Xheladin HAMZA


Derisa plagë të shpirtit

I arnoj me arna të këputura

Nga lëkura ime e tharë

Net të frikshme

Në qiell

Agu i mëngjesit i merr...

Pëlhurë e mëndafshtë

E qëndisur me ndërgjegje

Të pastër a të vrarë

Është një paravan

Mes ëndrrës dhe së vërtetës...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Solucion

>> Sunday, April 06, 2008


Semra HALILI

SHPIRTIN ma ka kaplu errësira

jam kah humnerat që gati përfundojnë,

fundi është nata por vështirësia në agim

largim apo afrim fitim apo shkatërrim


mjegullat më kanë mbulu botën

s`lejojnë hyrjen e rrezeve të diellit

mjegullat, erdhën me frymzimin e Krijuesit....Bëhu qe fjala...

tash...

e pashpresë ...

me ndoshta, ndoshta

por me besim te caktim të ZOTIT Gaffar


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

ALL-LLAHUN E DUA

>> Saturday, April 05, 2008


RABI’A EL-ADEVIJJE
(717- 801)


All-llahun
Unë e dua,
Në vazhdimësi
Allahun
E dashuroj.
Por,
Për shejtanin
Nuk kam kohë
Që t’a urrej
Apo t’a mallkoj…

Përktheu nga anglishtja:
Mexhid YVEJSI, Gjakovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Dyert e zemrës…

>> Thursday, April 03, 2008


Hamdi NUHIJU

Trokit o udhëtar i Amshuar,
Në dalldinë e shpirtit tim,
Trokit oj zemër e përvëluar,
Do më gjejsh të nënshtruar para All-llahut…

Këto dyer të çelikta,
Të përballura nga uragan ndjenjash,
Hapuni përgjithnjë,
Nga rrënjët e thella të dashurisë…

Dyert të mjelta të zemrës prore,
Për këtë ilaç shpirti vuaj,
Vuaj për ty , për atë , për gjithësinë,
Zemra burim i dashurisë…

Pse çuditesh o miku im?
T`i kthehemi jetës nuk është shtrembërim,
Sheriati na mëson,
Ta shpalosim dashurinë!

Mbretëresha e ëndërrave të mia,
Më vjen të kërcej , por nuk njoh kërcimtar si unë,
Hapuni dyert e zemrës,
Që bashkarisht të lundrojmë në kënaqësitë e All-llahut xh.sh,


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Femra ne Islam


Nga Anglishtja: Dritan SKENDERI


Në ty shohim femrën ideale të Lindjes,

gjthëçka që Perëndimi e humbi në greminen që ra.

Ti je gruaja më e mire, vetmohuese, e bindur,

dhe me plot të vërteta ndaj burrit, e me një jetë gjithmonë të kënaqshme.

Me familje e fëmijë, punë e shtëpi je e mbrojtur me mburojën e pastërtisë

me ligjet e vendit e me sheriat je e mbrojtur nga ligësitë, e ruajtur nga të gjithë.

Dhe karakteri yt i jashtëzakonshëm, lufta, nuk lejon që amoraliteti e ndytësyra

të përlyej shenjtërinë e amësisë sate!

Në kulmin e ndytësisë së një dite bajate, dhe thashethemeve të liga e të tepruara...

S'lejon kënd të hedhë hije mbi nderin tënd, nuk çohet thashetheme!

Të mbroftë Allahu nga gjithëçka, të mbroftë Ai nga fjalet e liga.

Allahu është i Vërtetë.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Sa fjalë sa ndjenja

>> Wednesday, April 02, 2008


Shkruan: Hamdi NUHIJU

( 2 prill, 1988)


Sa fjalë sa ndjenja lindën,
Nën vorbullën e balsamit të lumturisë,
Thërras në ndihmë por nuk përgjigjesh,
Rilinda në dashurinë!!!!

Ti bënë gjumë e unë gjendem largë,
T`i buzëqesh,
Më fton në vallen e dashurisë,
Nën hijen e Krijuesit lindëm dytë…
Unë të thërras , por thirrja mu shua...


Goja jote e lagur nga leximi i ajeteve të All-llahut
Dhe largesia e djallit nga ezani i shpirtit tënd,
Më rrëmben si tis...


E bukur më je me shami,
Si lëvozhga e ëndërrave të mia,
Ti je fjala e qendisur në zemër,
Të dua , të dua!


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Mos prisni t’jua përshkruaj

>> Tuesday, April 01, 2008


Kozeta Boçi


E kam një kopsht që më thërret ta mbaj për vete,

në gjumë a zgjuar më shfaqet i vegimtë

e tretet sakaq në pamundësinë e prekjes.

Më thërret me zëra të fjollta

që bien e shkrihen mbi lëkurën e thatë,

më mbushin përskaj syrit qese me lot dhe derdhen në venat e mia të gjakta.
Drejt e në zemrën që i shpeshton rrahjet.

Të ndiej prehje e munguar

dhe s’mund të të humbas.

Ku t’i gjej sytë për qeset me gjak

vjellë nga zemra e plasur?

Zbresin e afrohen mrekulli të vagullta,

sekonda nuk i kap.

Shfaqen në fshehjen e skajshme

ku dhembja pushon.

Në trupin e copëtuar shpirti i Asias

bëhet i paprekshëm nga bota e vogël.

Një deriçkë e hapur mbi sytë tokësorë,

me emër, me pronësi të vulosur, ...

oh, mendja nuk ka parë kurrë

as zgjuar, as në gjumë,

jo duar engjëjsh,

kopshtin tim që mos prisni t’jua përshkruaj.


Kjo, Allah, është e fshehta mes Teje e meje,

premtimi i hershëm që më shfaqet vegimthi.

Kopshtin tim, ku lutem të hyj, e dua për vete.

Më thërret, më thërret! Zërat nga zemra më vijnë

dhe zemra shkulet të ulet aty

ku Fytyrën Tënde sheh.

Loti ngrin nga frika e pritjes.

Frika ka frikë.

Kopshtin tim e dua për vete!
Kopshtin tim mos prisni t’jua përshkruaj!


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

NJERIU DHE GOMARI


SHEJH MUHAMMED IBN ARABI
(1165-1240)



Cilido njeri
Që kërkon
Ndonjë dëshmi
Për All-llahun
Që është Një,
Duhet ta kuptojë
Sa më parë:
Se më shumë di
Se ky njeri
Secili gomarë…

Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

ZHVESHI LËKURËN TIME


Xheladin HAMZA


Shpirti mbushet e zbrazet

Me vepra të bardha e të zeza

Të shkruara nga të dy engjëjt

Të krahut të djathtë e të majtë...


Në çdo falje të xhumasë

Zhveshi lëkurën time

Dhe bëhem shpirt

I mbytur në frikë...


Bërtas deri në kupë të qiellit

Edhe banorët e xhenetit

E të xhehenemit

Vajin tim mallëngjyeshëm

Le ta dëgjojnë...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP