Guximi fle

>> Tuesday, May 06, 2008


Agim METBALA


Në këtë shesh të shqetësuar

Që vërtiten rreth boshtit të vet

Me shpresën e humbur zë së nesërmes

Në këtë amfiteatër të hapur

Ku secili aktron role të paartikuluara

Me dhembje të pikturuar në fytyrë

Në këtë nënqiell të errrët

Me mija peisazhe të errëta

Të ekspozuara vetëm bardhë e zi...

Faji është i lakuriquar

Na mungon guximi që nëpër mote fle...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Para Gurit të Zi


Nga: Imer GRUDA

U afrova kah guri

Por mëkati më largoi

A thua o Zot

S’do ma pranosh lutjen!

Ula ballin në sexhde

E sytë u mbushën me pluhur

Por loti i pastroi

Kur doli pa më pyetur

A thua o Zot

Ma pranove lutjen!


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

DASHURIA, FRIKA DHE SHËRBIMI

>> Sunday, May 04, 2008


SHEJH JAHJA IBN MU’ADH ER-RAZI
(830-871)


All-llahun e madhëruar
Sa e dashuron ti,
Aq dashuri kanë
Të tjerët për ty.

All-llahun e lartësuar
Sa frikë e ke ti,
Aq frikë kanë
Të tjerët për ty.

Rrugës së All-llahut
Sa i sherben ti
Aq të shërbejnë

Të tjerët ty…

Përktheu nga anglishtja:
Mexhid YVEJSI, Gjakovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

JE NË MOSHËN KATËDHJETVJEQARE

>> Friday, May 02, 2008


(Poezi nga Dursun Ali Erzincanli)


Duke shpresuar në mëshirën Tënde, nga mëkatet tona
Në emrin tënd O Allahu,Azze ve Xhel

O i Dërguari i Allahut
Jeta jote e mëshirshme për gjithësinë, shfaqet në zemrat tona
Në të shikojmë ty nga zemrat tona

Ja
Je në moshën një vjeçare
Je në vendbanimin e Beni Sadit
Nuk tu bënë ty gjidhënëse gratë
Dhe për këtë arsye u hidhëruan retë
E nuk lëshojnë as një pikë shi
Thatësia mbretëron në Beni Sad

Por është një re e vockël në qiell
I dashuruar në ty..
Dhe nuk ndahej ti
Dhe njerëzit janë në lutje për shi..
Halimja të mban ty në prehër
Në fytyrë kishe një mbrojtëse për të mbrojtur ty nga dielli
Por ishte reja e vogël në qiell
I përqendruar dhe i lidhur tek ti
Dhe je në prehër të priftit që lutet
Prifti shikon në sytë e tu të bukura
Dhe e harron edhe thatësinë, edhe shiun po edhe lutjen
Po ti nuk e harron
Ti shikon në qiell më sytë e tu, për të cilët flijohen shpirtrat tonë
Dhe ajo reja e vogël ritet, dhe ritet…
Dhe pastaj bien pikët e shiut nga reja
Por shume prej tyre nuk e dine arsyen e rënies së shiut
Shumica nuk te dine për ty…..
Je në moshën 6 vjeçare
Je në udhëtim për në Medine Munevvere
Pranë teje është nëna jote e pastër dhe Ummu Ejmena
Dhe e ndien jetimesinë në varrin e babait
Pastaj në rruge, ne Ebva te prêt edhe një tjetër humbje
Ne Mekke hyn pa nënën tende
Abdulmutalibi ndryshe ty të do ty
Edhe Ebu Talibi ndryshe të do ty

O i Dërguari i Allahut
A i thërrisin fëmijët e Mekës nënat e tyre pranë teje?
A shikoje ti në toke kur ata thuanin “nënë”?
Sa net erërat e Mekes i bartën lotët e tua për në Ebva?
Sa net ke vajtuar duke thirre ‘Nënë’?
Zotëri!
Edhe për ty i kemi thirr nënat tona “nënë”
Edhe për ty i kemi thirr baballarët tanë “babë”


Je në moshën 25 vjeçare
Dhe je krejtësisht i ndryshëm
Askush nuk është sikur ti
Aroma jote përhap dhembshuri
Zëri yt jep siguri
Ti je Muhammed-ul Emini

Je në moshën 33 vjeçare
Mëshirat janë valë valë

Je në moshën 35 vjeçare
Eja, mos na le të presim o i dashuri ynë

Trokëllimat e derës se qiejve gjëmojnë
Eja, mos na le të presim o i dashuri ynë
Zemrat atyre qe presin Resulin gati pëlcasin
Eja,o i dashuri ynë
Ka ftesa për në malin e Nurit.
Ja
Je në moshën 40 vjeçare
Je në malin Hira
Xhibrili zbret nga qiejt
Pikë pikë prej çdo vendi salatet dhe selamet lartësohen
Ti je një ‘Ah’ që je i shkoqitur me nostalgji nga zemra e gjithësisë
Je mëngjes për netët tona te errëta
Ti je i dërguari i AllahutTi je i dashuri i AllahutTi je Pejgamber i Allahut
Përse te lënduan ty o prijësi ynë
Perse të maltretuan
Athu pse vdiq Ebu Talibi gjithë ky sulm i padrejtë?
Apo pse mbete pa mbeshtetje?
Na parafytyrohet të qarët tu në Qabe

Na kujtohet ku tha “xhaxha sa shpejt e ndjeva mungesën tënde”
Na kujtohet namazet që i fale në Harem

Mbi kokën tende hidhej fëlliqësira
Le të flijohen kokat tona për kokën tende të bekuar
Si të përqeshnin të pafetë ty, duke të shikuar ty!
Një njeri vrapon nga rrugët e Mekkes për tek ti
Njeri vrapon, por sikur të kishte zbritur në tokë nga Arshi
“Kush është kjo vrapuese” ishte pyetja që endej në zbrazëtirë
Kush është kjo vrapuese?
Dhe njeri përgjigjej:
Kjo është Fatimeja, vajza e Muahammedit
Nena e prijësve…..
Ta pastron fytyrën vajza jote
Ajo,që të ngjan ty më se shumti mbi sipërfaqe të tokës
Qeshje dhe vaja e saj ishte sikur e jotja
Na përkujtohet ku i thuaje “Mos qaj vajza ime”
Pse te nxjerrën ty nga vendbanimi yt?
A thua pse mbete pa mbrojtje?
A nuk e dinin ata Atë që të mbronte ty?
Atë, i Cili ty të gjeti jetim dhe i Cili u kujdes për ty
Atë i Cili të dërgoi mëshirë për botërat
Ata ty te akuzonin me mendjelehtësi, e ti heshtje
Të thuanin i çmendur, të thuanin poet, por ti heshtje

Ata të pyetnin “Kush do të të shpëtojë nga duart tona”
Ti,
Ti thuaje “Allahu”
Allahu Azze ve Celle
Qiellin e kaplonte frika
Kur ti thoje “Allah”
Arshi dridhej
Në Bedër thuaje ‘Allah’
Zbritnin tre mije engjëj-kalorës
Një qind e njëzet e pesë mijë as-hab thonin
“Prindërit tanë qofshin kurban për ty”
O i Dërguari i Allahut
Ishe duke ecur në rrugët e Medines
Kur të panë ty vajzat e vogla të fisit Beni Nexhar nuk dinin ç’të bënin nga gëzimi
I pate pyetur ato “A më doni mua”
Dha ato u përgjigjën “Shumë të duam o i Dashuri i Allahut”
Dhe ja ktheve “Allahu e din edhe unë ju dua shumë”
Janë edhe të rinjët që jetojnë sot
Ndoshta nuk janë vajzat e fisit Beni Nexhar, por edhe ata të duan ty shumë
Lotët e tyre dëshmojnë se ty të duan më shumë se veten e tyre
Nuk kanë askënd përveç teje
Allahu e din, edhe ti i do ata shumë
Je në moshën 63 vjeçare
Je në lutje për Zotin
Ishte përgatitur një xhybe për ty, nga leshi zi me vija,
Qoshet i kishte të bardha
E veshe atë dhe shkove pranë shokëve të tu
I rehe duart e tua mbi gjunjë duke thënë
“A e shihni, sa bukur që është”

Njëri që ishte në tubim u drejtua kah ti duke kërkuar

“Prindërit e mi qofshin kurban për ty o i dërguari i Allahut, më jep atë mua”
Pse të kishte kërkuar atë duke ditur se ti e doje atë

Duke ditur se kur kërkohej ti kategorikisht nuk thuaje jo

Në rregull i tha atij

Dhe ti sërish e veshe xhyben tënde të vjetër

Kishte edhe një javë që të takoje me të Dashurin tënd

Sërish të përgatitën një xhybe të njëjtë, por nuk arrite të vishje

Pate dërguar lajme me gjuhën e Ebu Hurejres

“Pas meje do të vijnë njerëzit të cilët do të thuajnë “ Ah sikur të kishim parë pejgamberin e të mos kishim as pasuri e as fëmijë”

Dhe me Enesin pate ndarë mallëngjimin

“Shumë kisha pasur dëshirë të shoh vëllezërit e mi të cilët më besuan mua pa më parë mua”

O prijësi ynë

O i dashur që në Medine vishe hidhërimin duke thënë “Umeti Umeti”

O I dashur që në Meke në emër të botërave tha “Allah”
U përkulëm dhe betuam pranë derës së dhuntisë hyjnore
Çkado që sjelle nga Zoti yt ne e pranojmë
Ne dëgjuam dhe besuam

O i dërguari i Allahut
Ti ende je në moshën katërdhjetë vjeçare
Dhe ende je në krye të Umetit


Nga Turqishtja : Kader Vogel


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Jeto me ata te cilët të ndihmojnë për të qenë

Jeto me ata te cilët të ndihmojnë për të qenë

Jaluddin Rumi
Ode 2865


Jeto me ata te cilët të ndihmojnë për të qenë
.
Mos qëndro me njerëz indiferent,
frymëmarrja e të cilëve del e ftohtë prej goj
ës së tyre.
Jo në këto punë që shihen, e bëma jote është më e thellë.

Hedhja e thelës në ajër ndan dy pjesë.
Nëse nuk përpiqesh të fluturosh,
dhe kështu ndan vetën në pjesë,
do të bëhesh i thyer nga vdekja e pritur,
atherë kur është vonë për atë cfarë do mund të bëheshe.


Gjethet bëhen të verdha.
Pema nxjerr frytet jashtë saj dhe i bën të gjelbërta.
Përse je i kënaqur me dashurinë e cila të bën të zverdhesh?

P
ërktheu: Visar KORENICA


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

SYTË E SHPIRTIT TIM

SYTË E SHPIRTIT TIM

Nga: Xheladin HAMZA

Gjatë namazit të mesnatës

Kur me shpirt para Teje jam

Shpirti nga trupi ndahet

Ngjitet shtigjeve mistike...

Gjatë udhëtimit në botën mistike

Shoh bukuritë marramendëse e mahnitëse

Që asnjë dorë njeriu si shënon dot

Marr aromën që vetëm udhëtarë mistikë

Shijojnë atë parfum nga kopshti i Allahut...

Pastërtia dhe kthjelltësia

E syve të shpirtit tim

Tani drejtohen vetëm nga Ti

O Ti Krijues i gjithësisë!


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

DASHAMIRËSIA DHE FUQIA

>> Thursday, May 01, 2008


SHEJH IBN ATA’ULLAH (1250-1309)

Ai
Kur na dhuron
Neve na tregon
Dashamirësi.

Ai
Kur na mungon
Neve na dëshmon
Fuqinë e Tij…

Përktheu nga anglishtja: Mexhid YVEJSI, Gjakovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Harrojë


Shkruan: Hamdi NUHIJU

Harrojë se jam krijesë në mes krijesash,
I lënduar nga çdo fatkeqësi,
Pse mizat mallkohen nga ne???

Harrojë të përsërisë dituritë,
I kapluar prej mëkatesh dhe rënkimesh,
Ofshaj nën tytelën e egërsuar…

Harrojë të bëj dua për ty ,
Jo pse nuk të dua, jo pse nuk të dashuroj,
Por përshpëritjet e shejtanit nefsin ma zbukurojnë…

Harrojë , o Zot më bë që të mos harrojë,
Përreth na rrethojnë njerëz të mrekullueshëm dhe sende të bukura,
E lartë gjendet qiejt tua ja All-llah….


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Ishte e rëndë ndarja nga ajo


Zemra më ndaloi për një të rrahur, ndarja po më vret,
kur e mendoj se si do ta lë të shkojë.
Oh moj shpirt ti je e imja, sa vështirë e kam të vazhdoj
Pa prezencën tënde.
Sigurisht që kishim momente të rënda,
por dashuria ime kurrë nuk do të zvogëlohet
dhe gjithmonë do të mbetet e njejtë.
Ti je një yll që rritet dhe që i hapë krahët
dhe dëshiron të fluturojë,
T’i dëshiroj të gjitha të mirat vajza ime e dashur!
Akoma zemra ime po qan që të flejë nje natë.
Të të lë të ikësh, të të lë të rritesh pa mua
E kam shumë të vështirë por duhet të jem e fortë.
Duke u munduar të buzëqesh në mes lotësh,
oh vetëm dua të të them të lutem mos harro

që të më kujtosh...!


Nga Anglishtja : Dritan SKENDERI , TETOVE


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Gjëja më e rëndësishme


Yjet e mëngjesit u zhdukën, Dielli po agon
dhe lotët e mi në faqe, thahen më me shpejtësi.
Më i ndritshëm se zjarri, shumë më tepër se kjo jetë,
Je i tëri i imi, - jam e jotja, si grua.

Gjëja më e rëndësishme në këtë botë më je ti.
Gjëja më e rëndësishme në tregimet e patreguara më je ti,
Vetëm që ne mos t’i humbim fletët tona,
Vazhdo ti lexosh mendimet, përballu me atë që kjo jetë ofron.

Ishte shumë ftohtë pa ty,
E lodhur nga acari i dimrit dhe nga ky dëshpërim.
Dielli për akullin është si dashuria për zemren.
Tani e tutje, kurrë s’do të jemi të ndarë!

Gjëja më e rëndësishme në këtë botë më je ti.
Gjëja më e rëndësishme në tregimet e patreguara më je ti,
Me lutje dhe ëndërra, me fëmijë dhe të qeshura
Të bashkuar përgjithmonë, në të dy botërat.


Nga Anglishtja: Dritan SKENDERI , TETOVE


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP