Për Hir të Tij

>> Wednesday, June 04, 2008


Dritan SKENDERI , TETOVE

Un doja që, nëse do kërkoj dashuri
të jetë vetëm për Hir të All-llahut!
E edhe nëse e gjeja dashurinë,
të jetë vetëm për Hir të Tij!
Doja pra, që të dashuroj
për Hir të All-llahut!
Por ama edhe të më duash
për Hir të Tij!
Doja që të duhemi pra,
vetëm për Hir të All-llahut,
për Hir të Rrahmanit!
Ja pra, këtë po kërkoja un,
kërkoja dashuri...
Por, nuk e dija, nuk e dija
se po vrisja nje dashuri!
E nga ta dija...?!
Të lutem më fal,
ndaç, edhe më vrit!
Por më fal, të lutem
më fal për Hir të Tij!


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

E vruget


Musa BUSHRANI


Dite e vruget kish marr sot ne mengjes

te vruget njerezit

dhe mbremja e vruget ish

si buka mrume e pjekur nen saç


Mbi kete hapesira jone po pjek durimin

per nje tjeter tym te votres se fikur


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Era


Shqetëson gjethet e papenguara
Fytyrën time të njomë freskon
Për timon ka zgjedhur fatin
Dhe kujtimet mi trazon.

Vije lehtë si e paftuar
E stolisur me aromë
Që ndër lule kishte vjedhur
Ngutshëm këtu e ka sjellur.

Argjend Xhelili


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Eja dritë


Eja dritë më shuaj etjen
Më hyj në vena gjaku
Mi shëro sytë e shurdhër
Veshët e verbër për ty
Për dritën që kurrë se pashë
Eja mbyte këtë terr
Që ka okupuar sytë e mi
Nga lindja ime deri në
Deri në vdekje dhe më pas
Eja dritë m'i zgjidh prangat
Që kishin mbajtur të mbyllura dyert
Nga të cilat do të hyje ti
Ato dyer të mallkuara na ndanin
Dhe po vazhdojnë të na ndajnë
Eja furishëm qaje terrin më dysh
Me sëpatën e topitur e të ndryshkur
Dil nga thellësia e oqeanit
Zbrit nga lartësit e Himalajave
Eja nga bardhësia e parajsës
Apo lind nga asgjëja
Vetëm eja e më shpëto
Qastet pa ty më janë të kota
Edhe ëndërrat I shohë në errësirë
Madje edhe errësira është më e errët
Errët,gjithqka errët
Qdo qast që kaloj pa ty më shton errësirën
E qdo qast që kaloj me errësirën
Më shton dëshirën për të të parë ty
Por derisa errësira shtohet
Ti gjithnjë e më shumë humbesh,largohesh
Nuk e kuptoj se q’lloj monstrumi jam
Që edhe ti ik nga unë
Nuk e di kush jam sepse nuk e kam parë as veten
E kam parë,e shoh dhe do ta shohë
Vetëm një gjë të shëmtuar
ERRËSIRËN.

Argjend Xhelili


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Ankthi im


Kur hap dhe mbyll sytë
Shohë të njëjtën gjë
Në gjum,zgjuar e i lodhur
Shohë një gjurmë të mbetur
Një grim trishtimi që sa vie e shtohet
Lufton me kujtimet e mira
I mposht të mjerat
Se të pakta jan brenda meje
Dhe fare të pambrojtura
Një pikë errësire e fuqishme
Qan më dysh dritën e hollë
Pastaj sërish e qan më dysh
E kështu deri sa s’duket,zhduket
Një jetë të lodhshme kalova
E vdekja e pregaditur të më mposhtë
I pafuqishëm para saj qëndroj
Dhe si frikësohem aspak
I frikësohem vetëm errësirës në mua
Që po ndërton themele të forta
E nuk di si ta largoj
Errësirë në këtë jetë
Dhe errësira mund të më pres
Apo drita e pambarim
Varet nga unë dhe veprat e mia
Ankthi vazhdon të më tremb
E errësira edhe më shum
Shpresoj jo deri në përjetësi
Se atje është fundi dhe fillimi I gjithqkaje
Atje ku lumenjë qumështi rrjedhin nën këmbët tona
Apo atje ku lumenjë zjarri rrjedhin
Një e di që atje është fundi
S’ka gjë para dhe pas saj
Ankthi s’do mund të më ndjek
Sepse është i pafuqishëm si unë në këtë botë
Të bëjë dhe një vepër të mirë
E ti afrohem edhe për një hap
Atij vendi,fundit.

Argjend Xhelili


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

LËVIZJA E DASHURISË

>> Tuesday, June 03, 2008


SHEJH MUHAMMED IBN EL-ARABI

(1165-1240)


Lëvizja

E cila është

Qenësia,

Ose ekzistenca,

E gjithësisë,

Në t’vërtetë

Ajo është

Lëvizja e Dashurisë.


Përktheu nga anglishtja:

Mexhid YVEJSI, Gjakovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Jasharajve

>> Monday, June 02, 2008


Jasharëve një buqetë fjalësh

Jasharëve,


Jasharaj,

Sa herë të rrezikohet atdheu do ju thirrin:
Zgjohuni edhe një herë o ju që gjallëruat


O ju që gjallëruat zgjohuni edhe një herë
Zgjohuni edhe një herë o ju qe keni vdekur


Se te gjallët kanë vdekur kaherë!
Te gjallët kaherë kanë vdekur

Ju vdiqët për të mos vdekur kurrë!


Avni Xhemajli 05. Mars 2005


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Hoqa dore nga endrra


Musa BUSHRANI


...S'ka me gjume per mua ,

as endrra doemos s'do kete

dikujt do ia marr hua
te loz me hena, me diejt..


po ç'me bere moj te keqen

enderr moj pse nuk rrin drejt

llahtarise shume mikeshen

henen moj me gjithe diejt..


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Dituria


Kerim GASHI


Eshte kjo pasuria?

Qe te shpie tek lumturia,

Eshte kjo lumturia?

Qe buron nga dashuria,

Dua ta njof dashurin

Dua ta provoj trimerin

Dua ta shfrytezoje te njomen rinin

Qe ta pres I fort pleqerin

Me nevoitet diqka

Me mungon shumqka

Diqka dhe shumqka qe kam nevoje

Qe me kurreshtje pres ti takoje

Hulumtojë dhe kerkojë zgjidhje

Qe me te panjohuren te krijoj lidhje

Ishte kjo e pavrejtur per mua

Shpejt u binda qe ka vlere per mua

Eshte kjo qe te fshehuren e zbulon

Eshte kjo qe te premtuaren e realizon

Eshte kjo qe pesimistin e motivon

Qe te ecesh ne te ardhmen ,rrugen ta tregon

Qeshte kjo qe te komplikuaren ma thjeshteson

Qeshte kjo qe te shtremburen ma drejton

Eshte kjo qe te qmuaren e vlerson

Apo edhe te vetmuarin e shoqeron

Eshte kjo qe te keqen ma pasqyron?

Eshte kjo qe te miren e justifikon?

Eshte kjo pasuri qe te varferin e pasuron

Qe tash ,per te ardhmen suksese te premton

Me perngjan shume ne trimerin

Me ngjan me teper ne pasurin

Qeshte kjo qe sa here qe han te shtohet uria

Eshte kjo!kur te hash shkronja te shtohet dituria

Kjo eshte ajo dhe quhet Dituria

Dhurat e madhe nga Perendia

Te ndihmon ta njohesh veten

Por edhe ta qmosh jeten

Dhe ta veresh te paverejturen

Qeshte kjo qe drite leshon

Naten, erresiren ta ndriqon

Qeshte kjo qe genjeshtren e heton

Qe edhe te verteten ta mediton

Jeta quhet dituriSepse synon ne perjetesi

Jeta quhet perjetesi

Sepse llogarit ne dituri


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Pse ?

>> Sunday, June 01, 2008

Pse ?



Pse Njerëzit në këtë jetë
Nuk e nderojne Ate qe I krijoi ata
Me te vertet.

Pse nejrezit jane aq pa falenderues ,
Mos valle mendojne se ata jane sundues .
Ata munde te sundojne
Nje , dy , apo disa vjet.
Por vetem All-llahu Sundon perjete .

Ai me krijoi mua , Ai te krijoi ty,
Ai krijoi token , gjithcka qe shohin keta sy.
Njeriun si krijese ai e veqoi ,
Me shume te mira ate e nderoi .

Por perseri Ata nuk kuptojne
Te bejne deme edhe me tutje vazhdojne ,
Harrojne qe para Zotit do te japin llogari
Harrojne boten tjeter qe vlen shume me shume se mbreteri.

Pse ?
Kur njeriu te ben nje te mire
Shume here e falenderoni ,
Po All-llahu qe ju krijoi
Mos vallë Atë e harroni !!!

Jo mos veproni keshtu O Musliman te nderuar
Mos e harroni ate qe ju ka krijuar
Sepse ai per falenderimin tone nuk ka nevoj ,
Por qellimi eshte ty që të sprovoj


Zana SHARKU


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP