Hapuni

>> Thursday, July 10, 2008


Hapuni dyer të mbyllura me drynjë
Lironi njeriun të lirë të jetojë
Se kjo botë s’është e pafund
Si q’do gjë do përfundojë
Hapuni zemra të mbyllura ne vehte
Flisni me njeriun se ai do ju kuptojë
Mos mbani për vehte dhimbjen e gëzimin
Ndane me ne se do ju ndihmojë
Hapuni qiej të vrënjtura pa diell
Në ju zogu lirshëm të fluturojë
Në q’do anë gëzim të shpiej
E të kthehet në ju të rrojë
Hapuni sy të verbër trishtimi
Shihni dritën e bardhë kudo
Nga ju të largohet mallkimi
E të iki në errësirë
Hapu edhe ti errësirë se s’të duam
Drita ty do të largojë
Bëhu asgjë se ajo ishe
Asgjë fillove dhe asgjë mbarove
Hapuni pra të gjithë hapuni
Tregojeni veten se jeni të mbarë
Mos fshiheni pas maskave të zbukuruara
Se ju bëjnë fytyrat e shëmtuara
Tregojeni veten ashtu si jeni
Mos t’ju vijë turp nga vetja juaj
Mos u fshihni prapa syzeve
Se ato ju bëjnë të huaj
Edhe nëse s’të duan ashtu si je
Ti vetëm buzëqeshju lehtë
I dashurë dhe I hapur.

Argjend Xhelili


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

TE KUPTUARIT


IMAM HASAN EL-BASRI

(642-728)

Të kuptuarit është

Barka e diturisë,

Dituria është

Shenjë e veprimtarisë,

Veprimtaria është

Udhëzuese e mirësisë,

Egoja është

Shkak i kundërshtive,

Pasuria është

Sëmundje e kapadaive,

Kjo dynja është

Tregu për Ahiret

Mjerë ai që s’e kupton

As veten e vet…


Përktheu nga anglishtja:

Mexhid YVEJSI, Gjakovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

MOSNJOHJA

>> Tuesday, July 08, 2008


IMAM MUHAMMED ALI

IBN HYSEIN EL-BAKIR

(676-733)

Ai

I cili

All-llahut

Nuk i bindet,

Kjo kuptohet

Me lehtësi,

Se ai

Për All-llahun

S’ka njohuri…


Përktheu nga anglishtja:

Mexhid YVEJSI, Gjakovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Ikre

>> Sunday, July 06, 2008


Ajla XHEMAILI


Lexo mëso

Studio e hulumto

O i dashuri musliman

Diturinë mos e freno.


U bind në vullnetin e tij!!!

Sepse ishin fjalët e Allahut,

Në shpellën“HIRA”.

Të lodhemi,o popull

Për punë me vlerë

Ndihma nga Zoti do të na vijë.

Ai është I vetmi që mendon për ne!!.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Lutem

>> Saturday, July 05, 2008


Arta ALIJA


O Zoti im..

Me jep te mira,ne kete botë,

dhe ne boten tjeter,

e me ruaj nga mundimet e zjarrit.


O Zoti im...

Te kerkoj xhenetin,

dhe çdo fjalë e veper,

qe me afron tek ai.


O Zoti im...

Me ruaj nga zjarri,

dhe me largo,

nga çdo punë dhe veper,

qe me ç`orjenton nga ai.


O Zoti im...

Mos me trondit zemren,

pasi me orjentove ne rrugen

e drejt.


O Zoti im...

Me jep meshir nga meshira Jote.

Ti je dhurues i perhershem.


O Zoti im...

mos me ndaj nga e verteta,

sepse e verteta me qon

ne te miren,

dhe e mira me qon ne xhenet.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

BRENDËSIA

>> Friday, July 04, 2008


IMAM EL-SHAFI’I

EBU ABDULLAH MUHAMMED

IBN IDRIS EL-SHAFI’I (767-820)

Ti

Po thue

Se e di

Se vetëm

Trup

Je ti.

Por,

A e di,

Ti,

Se përbrenda

Teje

Është

Diçka

Në brendësi

Më e madhe

Se një gjithësi…


Përktheu nga anglishtja:

Mexhid YVEJSI, Gjakovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Mos u mërzit moj nënë...!



Semra HALILI


Kur në errësirat e nates

të gjithë në heshtje flenin,

ajo...ajo qante!


Kur e pyesja se përse po qan moj nënë?!

Thoshte se...

Për ty moj bijë!
Po qaj për ty,

për përparimin tënd,

për stagnimin,

ngecjen tënde...!

Për ngecjen tënde...!


E i thash mos moj nënë!

Mos qaj të lutem!

Çdo gjë është në caktim të ZOTIT!

E ti lutu...!

Lutu moj nëna ime,
sepse nuk kthehet prap lutja yte!


E Ne do të vazhdojmë,

me durim e namaz...!

ALLAHU na lehtësoft,

na lehtësoft me durim,me ihlas...!

E me dashuri reciproke!

Ti harrojmë stagnimet!

Duatë mos t'i harrojmë,
me punë të vazhdojmë,

e ashtu të përparojmë...!


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Vendtakimi ynë

>> Thursday, July 03, 2008


Shkruan: Hamdi NUHIJU


Në lumin Shkumbim,
Këtu në Tetovë,
Fryente një erë e lehtë,
Si stuhizë vjeshte…

Vendtakimi ynë i parë,
Cerdhe e dashnisë,
Në oborrin e Abdurrahman Pashës,
Vetëm ne të dy…

Kalaja historike e Osmanllisë,
E vizatuar me gjurmët tona,
Sa pelegrinë të dashnisë,
Ujiteshin në fjalën të dua…


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Foshnje e braktisur

>> Wednesday, July 02, 2008


Arta Alija


Moj nënë te lutem,

mos me braktis.

C'te keqe te bera ty?

Unë , fryti yt!


Mos te lutem,

Per Zotin moj nënë.

Sepse dhurata me e madhe,

Une per ty jam.


Te lutem moj nënë,

mendohu njeher e mir,

se dhurata me e shtrenjtë,

është femija yt.


O Zot te lutem,

Ndihmo nenen time,

Qe te mos m'braktise

te mbetem jetime.


Qe kur te lindi unë,

te me pret e gezuar,

qe së bashku,

me babin te me duan mua.


Qe të mos me lanë,

Te rritem e vetmuar,

Se pa dashurin e prinderve,

Te lind nuk dua.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

NJOHJA E ALL-LLAHUT

>> Tuesday, July 01, 2008


SHEJH EBU J. EL-BISTAMI

(804-874)

Unë erdha

Deri te njohja

E All-llahut

NëpërmjetAll-llahut.
Unë erdha

Deri te njohja

Çka nuk është

Përveç All-llahut,

Nëpërmjet

Dritës së All-llahut…


Përktheu nga anglishtja:

Mexhid YVEJSI, Gjakovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP