Natë e gjatë

>> Thursday, August 07, 2008


Argjend XHELILI



O natë vere ,plot me yje, natë e nxehtë
Kaq e bukur sa nuk dukesh e vërtet
Natë si ty as në andërr s'mu dëftue
E mirë je dhe e gjatë sa të due
Sa e due natn' e gjatë plot frymëzim
Në te shfryej e q'liroj shpirtin tim
Q'mu ka mbushun plot të liga e të zeza
Q'mu ka bamun porsi qyqja mbi varreza...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Ankimi


Argjend XHELILI



Gjak'rat e njomë të shpirtave të ri
Po u bajnë ballë trysnive t'zotnive
Qi po shkelin mbi andërra me ironi
Po varrosin shpresat e t'rive
Nga ajo e shkelun zani jehonë
Në katër anë edhe matanë
Ku veshi s'ndigjon e syni s'qanë
Në tjetër botë , te I Madhi Zot...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Të vdekurit

Të vdekurit




O populli im sa jeni të mashtruar,
Një perde se shihni syt ua ka mbuluar,
Oh nuk po pajtohem me fatin tuaj të shkretë,
Dita e llogarisë juve si u pret.

Ata njerëz vdiqen, për vete do të përgjigjen,
Dheu i mbuloi, nga kjo botë ikën,
Po se shihni veten se si u përulët,
Atë ditë t"vërtetën prej vetes qe e shkulët.

Qka keni kështu,si nuk kuptoni,
A keni arsye pakëz të mendoni,
Oh ju jeni të gjallë, por ata kanë vdek,
Fryma i ka lënë, mblidhni pakëz mendë.

Vallahi lutjen tuai, aspak nuk e ndëgjojnë
Adhurimin tuai, fare se kuptojnë,
kot e kot rreth tyre silleni vërdallë,
Për qudi ju shoh, a jeni në vete vallë!

Albulena BAJRAMI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Krenaria në Islam

Krenaria në Islam




S’më largon dot injorimi,
As përqeshja as mohimi,
S"më dorëzon asgjë në botë,
Nga kjo fe, s’munden të më largojnë dot!

Se përkul kush qëndrimin tim,
Që e kam mbjell në zemrën time,
As fytyra e shtrembëruar,
E as gjuha e ndyrsuar.

Nuk më ndryshon asgjë asgjë
Kurr asnjëherë nuk pendohem,
Që e kam zgjedhur këtë fe,
Me Islam që jetësohem.

Ndoshta jam ndryshe nga ata,
Ndoshta në jetë prej tyre dalloj,
Por kam shembullin më të bukur,
Për asgjë se ndryshoj!

Jam krenare me shpirtë të hapur,
Si qiri në errësirë,
Sa fort zemrën ma gëzon,
Feja ime e delirë.

Më duket vetja e bekuar,
Nga Allahu e uruar,
Të falem Ty o Zoti im,
Që më zgjodhe për udhëzim.

Si rreze shpirti më ndriqohet,
Imani aty fort është i vulosur,
Në këmbë krenare qëndroj si shkëmb,
Për Islamin tim të përsosur.

Albulena BAJRAMI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Shpresoj

>> Tuesday, August 05, 2008




Hamdi NUHIJU


Në qiejt e rënduar,
Si përballje e ledhatuar,
Shpresoj,
Në fjalën,
Dashurinë e kthyer në iterenar,
Kodrat me rrënjë si qeliza gjaku,
Oazat që shpëtojnë çdo kalimtar,
Edhe një çast e nisem,
Aty afër teje,
Në qiellin e tretë,
Duke kthyer fytyrat kah kibla,
Në brendinë e Kudsit,
Shtohet jeta si oksigjen...
Shpresoj,
Po shpresa nuk njeh fund,
Pa dashurinë,
Shpirtrat nuk njohin Zot...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Në librin e veprave



Hamdi NUHIJU


Shënohet çdo gjë përveç asgjësë,
Ti je shkruesi i tij,
Dëshmia e jote para tubimit të madh...
Ku çdo gjë është asgjë...
Ku jeta është vdekje...
Ku përjetësia është knaqsi...
Ku varri është dritë...
Castet që në qiell të ngrejnë,
Nuk janë akumulime,
Edhe ferri në sytë e tu,
Verbëria e zemrës,
Në librin e veprave,
Na dërgon në xhehenem...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Edhe një jetë




Hamdi NUHIJU


Shiko yjet a që afrojnë,
E rezervat e ujit që në qiell presin,
Urdhëri i Krijuesit është i prerë,
Edhe një jetë për në ahiret...
Kur endem me kohën,
Si Seid Nursi në shkretëtirë,
Edhe një jetë e jetuar,
Pas çastit me ty...
Hidhëtitë , brengat,
Zëri i myezinit në lartësi,
Koka e ulur në sexhde,
Zhduk mendjemadhësinë..
Arti i letrave të bukura,
Mbi arte thërrasin pëllumbat,
Këto krijesa të Zotit,
Që në çdo moment bëjnë adhurim...
Edhe një jetë ,
Deri në ezanin e sabahut,
Nuk ka rrugë tjetër,
Përveç rrugës së PËRJETËSISË...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Për vete

>> Monday, August 04, 2008


Vehap KOLA

Në qofsha qelq i hedhur

Mos më thyej

Se vetë do shkelësh

Mbi copëzat

Grimcat e mia

Dhe do lëndohesh


Në qofsha letër e lexuar

Mos më digj

Se tymi im

Do të të japë erë

Flaka ime do të të përcëllojë

Dhe hiri im

Do të të nxijë


Në qofsha shtëpi e braktisur

Mos më ndryj

Se ti, do mbetesh jashtë

Në qofsha dru i shtrembër

Së paku, hije bëj

Mos më shkul nga rrënjët

Se ty, dielli do të të rreshkë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Rrëzohemi



Vehap KOLA



Rrëzohemi
Ditën na bien si luspat
Si flokë të shkulura
I varrosim
Rrëzohemi
Dhe diellin
Më shpesh e gëlltisim
Me më shumë uri
Hënën e kafshojmë
Si bukën e pakët
Rrëzohemi
Me një gurë në trajsë
Përditë më të rëndë
Përnatë, krahët
Më pak të fuqishëm
Rrëzohemi
Dhe sa herë biem
Tatëpjetës së pashtruar të kohës
Ndahen, si damarë të shprishur,
Rrugët dhe shtigjet
Rrëzohemi
Duke i falur botës
Shkulmat e fundit të dritës
Dhe pezullit mbi kokë
Frymët ia lëmë
Një nga një
Rrëzohemi
Pa drojë, pa mend
Sikur s’do të thotë gjë
Që zërat na u ngjirën
Nga këngët që shtohen
Përditë
Rrëzohemi
Në luginën e kthimit
Që nis kur lindim


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

FJALA DHE HESHTJA

>> Friday, August 01, 2008


SHEJH BISHR IBN EL-HARITH


Kur

Fjala të pëlqen,

Për te

Ke dashuri,

Atëherë,

Më mirë hesht

O njeri!

Ndërsa

Kur heshtja

Të vjen,

Ashtu të pëlqen,

Atëherë,

Ke më dobi

Të flasish

O njeri!


Përktheu nga anglishtja:
Mexhid YVEJSI, Gjakovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP