Syfyri-4

>> Thursday, September 04, 2008


Hamdi NUHIJU

Qielli filloi që të më buzëqesh,
Si kurrë më parë është i gëzuar,
Më përqafon me mallëngjim,
Në këto netë të bekuara të Krijuesit tim!

Lartësohen shpirtërat në adhurim,
Trupi, dukja lehtësojnë qenësinë,
Të zvogëluara në lartësinë e sevabit,
Mëkatet e insanit…

Të renditura shpirtërat për syfyr,
Si në EZEL para Allahut tim,
Të nënshtruara dhe para dëshmisë,
Po o Zot, Ti je Krijuesi ynë!


03 09 2008, e mërkurë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

STACIONET E JETËS

>> Wednesday, September 03, 2008


Blerim HALILI


Mundimi në jetë- shok i pandarë
Udhë t’vështirë ne kemi marë
Pa mundim s’arrihet as vdekja
E pa vdekje s’arrihet as ahireti
E tillë është rruga dhe ky pushteti
Kufijtë e tillë pa i kaluar
S’ka të gjallë që ka shpëtuar...

Dy fytyra, emocione
Dy taborre, batalione
Arrijnë...
Te ai kufiri
Një nga një, o Zot
Ti e di më së miri
Cilët jemi ne
Se po t’bëheshim si hiri
Veç pluhur e dhe
Do të ishte...
Oh, sa keq
Mendova të them: sa mirë
Por...
Të rrojë përjetë kam dëshirë
Po ah, frika e stacioneve
Ngjyra e emocioneve
Kahja e batalioneve...

Na fal, o Zot!
Na fal!


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

LUTJE NË MUAJIN RAMAZAN


(IMAM HASAN EL-BASRI)

(642-728)


O All-llah i madhëruar

Këtë muaj e shenjtëruat,

Këtë muaj e bekuat

Kur’an-in shpjegues,

Mëshirues, shqarues,

Vulës së profetëve

Ja shpallët,

ja zbuluat…

O All-llah i madhëruar

Këtë muaj të bekuar

E caktuat për të agjëruar,

Për ta shtuar adhurimin

Për ta fituar shpërblimin…

O All-llah i madhëruar

Dyert e mirësisë

Dyert e begatisë

I keni hapur

Në këtë muaj

Për shërbestarët Tuaj…

O All-llah i madhëruar

Në këtë muaj të bekuar

Të lutëm më dhuroni:

Një gjuhë që të përmend,

Një mendje që të përkujton,

Një zemër që të dashuron,

Një besim të vërtetë

Në të dërguarin Tënd,

Të lavdëruarin: Muhammed…

O All-llah i madhëruar,

Emri Yt qoftë i lavdëruar,

Që e bëre muajin Ramazan

Udhëzues, shërues, garues,

Që të fitojmë

Që të shpëtojmë…


Përktheu nga anglishtja:
Mexhid YVEJSI, Gjakovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

JE DHE JAM I LIDHUN ME NAMAZ


(Akrostih kushtuar mikut tim Hamdi Nuhijut)


Xheladin HAMZA

Hana hala pa pushu, un e ti n’sexhde jemi
Allahut ibadetin me shpirt e me za tuj i ba
Mbulohemi me dritë t’shenjt nga semavati
Dielli me rreze t’sabahut na përkëdhelë
I ton trupi jon me vizllim bohet....

Nata shkoji, iku larg maleve t’nalta
Un e ti o dosti im ibadetin se nalim hiç
Hala me shpirt e zemer Allahun tuj përmend
Insh’Allah duat tona shkojn n’qiellin e shtatë
Je dhe jam i lidhun fort me namaz si musliman
Un e ti me dëshirë e agjerojmë ket RAMAZAN!!!

Rahovec, 03. 09. 2008.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Syfyri-3


Hamdi NUHIJU

Udhëtari i Amshimit,
Nën hijen e hijes rënkon,
Flet si i çapraisur,
Me lotët e tij varrë!!!

Lotë gjaku nga plumbat e zemrës,
Për të kaluarën e kalueme,
Kuvendojnë retë në qiell,
Cka po ndodh me agjëruesin???

Njëmijë engjuj trokitën në sofrën e syfirit,
Përgëzohu moj zonja e shtëpisë,
Të çon selam Allahu,
Era e gojës së agjëruesit më e mirë se era e miskut...

02 09 2008, e martë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Më zotëro zotërotë !


Me emrin e Zotit këto fjalë po nisë
Fjalë që po më vrasin n'shpirtë të djalërisë
Fjalë që burojnë nga zemra e jo nga fytyra
E shtrembët , e rreme , e lyme me ngjyra

Këto ditë të sotit shum fjalë po ndigjoj
Nga zemëra solidare që nuk i kuptoj
Nga zemëra të prishuna me vello nusënie
Që japin ngushëllimin para agonie

Që të hapin varrin para se të vdesësh
E s'të japin shpresë as ni ditë të presësh
E s'të japin shpresë jetën me jetue
Se të mbajnë të lidhun gjithëherë me kërkue

Më zotëro zotërote nëse ke fuqi
E nëse nuk mundesh më le në liri
Më jep djersën e ballit , tokën edhe gjakun
Se k'to m'takojnë mua , nëse se di hakun

Krejt qka ke nga unë jan këto të tria
Provo nëse mundesh merri mendt' e mia
Provo nëse mundesh po s'do ja arrishë
Me mend i lirë jam , këtë mirë ta dishë

Nuk më krijoi Zoti të më zotërosh
Se ni Zot unë kam , s'dua ta hidhërosh
Këte dije mirë dhe më le të lirë
Më le ta jetoj dhe unë ditn' e mirë...

Argjend XHELILI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Agonitë e vdekjes




Po ndij' dhimbt' që më molisin
Me shpatën e lodhjes , plogështisë
E dy syvet qe shikimin ngrisin
Lart epitafit , varrit të lumnisë

Po ndij' pëshpëritjet e zogjëvet të zisë
Kobin shtëpis që i ndjellin
Edhe hapat e engjujve te bardhë po ndij
Caktimin e Perëndisë që po më sjellin

Ah dhe ni dorë të fort ta kisha
Ta mbaja veten dhe njiher me të
Të ngrihesha , të vrapoja , si i ri të isha
Po vitet më shkuen e jetë nuk kam më...

Argjend XHELILI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Syfyri-2

>> Tuesday, September 02, 2008


Hamdi NUHIJU

Qielli u hap për trokitësin e saj,
Nëpër ujëvarat e jetës si mëkatar peshoj,
Dyert e stolisura prej afshit të Pendimit,
Kërkojnë penduesin, udhëtarin e Amshimit!

Në karavanin e yjeve lundrova,
Në këto orbita pafund,
Në tymnajën e natës së errët,
Po udhëtoj si mëkatar!

Kthehem mbrapa historisë,
Duke lundëruar në gjurmët e agjërimit,
Gjejë çdo sevab të bërë për Ty,
Asgjë s`më paske humbur ja ALLAH!!!

01 09 2008, e hënë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Syfyri-1

>> Monday, September 01, 2008



Hamdi NUHIJU


Mi jep krahët,
Që të fluturojmë nëpër qiej,
Të trokasim thellë dhe lartë,
Në arshin e Allahut!
Të tubuar zemrat,
Mendjet, shpirtërat, çilrtërsia,
Butësisë dëshira i flaki,
Në duatë e syfyrit...
O Zot më mëshiro,
Nga rruga e keqe më largo,
O Zot më furnizo,
Durimin ma shto!

31 08 2008, e diel



Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Ramazani


O i Dashur fytyre hene,

Muaji i Ramazanit erdhi.

Mbuloje tavolinen

Dhe hape rrugen e falenderimit.


O i pavendosur, trup i zene,

Erdhi koha te ndryshosh.

E sheh ate qe po shet hallve;

Edhe per sa kohe do te jete hallvja qe ti e deshiron?


Vetem nje shikim nga beresi

I hallves

Te ka bere aq te embel sa qe edhe mjalta tha

“Po e ve veten time nen kembet e tua, si dheu;


Do te adhuroj tek altari yt.

”Zogu formohet brenda ne veze

Me gjithe te ngrenat e tua dhe te mbeturat ne fyte.

Dil nga levozhga

Qe krahet e tu te arrijne pjekuri.


Lere veten te fluturosh.

Buzet e Udhezuesit jane thare

Duke e thirrur te Dashurin.

Zeri I thirrjes tende kumbon

Nga fishkellima e barkut te zbrazet.


Mos le asgje te mbetet brenda ne ty.

Behu i zbrazet: dhuroja buzet e tua buzeve te fyellit.

Kur sikurse fyelli te mbushesh me frymen e Tije,

Atehere do te shijosh te embelen.


E embela eshte e fshehur ne Frymen

Qe e mbush fyellin.

Behu sikur Mejremja – behu ajo Fryme e embel

Ne te cilen nje femije u rrit brenda ne te.


Rumi

Gezels


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP