Ndalë motra ime

>> Sunday, October 05, 2008


Jeta ALIJA


Ndal, motra ime!

Mos lakmo në këtë botë,

Që të do Zoti, oj motër.

E mos lakmo në atë që është e njerëzve,

vetëm që të duan ata.


Prandaj, ndalu motër myslimane!

Mos ec hapave të shejtanit.

Pa dyshim se Allahu,

e bëri obligim farzin dhe mos e le pas dore.


I ka vendosur kufijtë

dhe kujdes mos i thyej ata.

Të jetojmë oj motër,

në këtë botë si të huaj,ose si një udhëtar.


E kur ta arrijmë mëngjesin,ti mos e prit mbrëmjen.

Gjatë kohës që je shëndoshë,

përgatitu për sëmundje,

dhe gjatë jetës për vdekje.


Andaj shfrytëzoje këtë kohë,

për vepra të mira puno.

Tek Allahu shpërblim fito...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

SHPIRTI PO LYP DAIMA

>> Saturday, October 04, 2008

SHPIRTI PO LYP DAIMA



SHEJH ABDUL MALIK HILMI
(1865 - 1928)

Shpirti po lyp daima
Dashnin te vet per me pa
Pej ezelit qysh u da
Zandan ju bo kjo dynja.

Cillet daim shpi nuk ka
Kurkund rahatllëk nuk ka
Pej të dashnit përse u da
Zandan ju bo kjo dynja.

Ton alemin gjith ça ka
Po kërkon hiq pa u da
Dashnin te shpirtit me pa
zandan ju bo kjo dynja.

Sun po gjon kush ni sefa
Gjithë kujdese gam po ka
Nuk po di hiq se ça ka
Zandan ju bo kjo dynja.

Je mërzit shumë Hilmija
Sakantija qa t,ka ra
Shpirti po lyp ty diçka
Zandan ju bo kjo dynja.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Falëm, o Zot...!


Më fal, o Zot!

Më fal, o Perëndi!

M’i falë mëkatet,

o i Mëshirshëm, Ja-Rabi!


Me zemër të thyer,

me sinqeritet të plotë.

Të lutem, më fal mua, o Zot!


E pranoj që kam gabuar,

dhe s’dua më të gaboj.

E penduar kërkoj falje,

kërkoj ndihmë-mëshirë, o Zot!


Nga kjo rrugë e gabuar,

mua më largo!

Në të mirë, o Zot,

mua më udhëzo!


Nga lajkat e djallit,

të lutem më largo!

Më mëshiro, o Zot,

me mëshirën Tënde!


M’i falë ato gabime që më parë kam gabuar!

O Zot...!O Perendi...!

O i Mëshirshëm, Ja-Rabi...!

Kërkoj falje, kërkoj shpëtim!

Kërkoj Xhenetin në Ahiret si shpërblim!


Jeta ALIJA


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Gjaku i penës

>> Friday, October 03, 2008



A thua e di bota e njerëzia
Për Muhammedin dhe fjalët e tija
Për urtësitë që na ka lanun
Kurr mos mbetshin pa u thanun
Kurr mos mbetshin me u harrue
T'mdhajat fjalë që janë shkrue
Nëpër fletë e nëpër zemëra
Njerëz me nam e njerëz me emra
T'mdhajat fjalë që i kan shkrue
Gjith'herë botës mi dëftue
Mos me lanun kurr n'errësinë
Botn'e mjerë dhe njerëzinë
Gjith me dritë me i ndritue
Kurr ma f'tyrat mu terrue
Kurr ma v'llaznit mu idhnue
Kurr ma foshnjet mu varrue
As të gjallët mu robënue
As të vdekmit mu harrue
Se nga ta na mësim kena
Përmi dhe sa gjall të jena
Përmi dhe sa të jetojmë
Ata kurr mos ti harrojmë
Si u treten u harruen
Lan gjith q'kishin edhe shkuen
Me familje me të tana
La mi dhe gjith q'pati nana
Edhe shkoi u tret në varr
Pra kujtonje o të marrë
Se dhe ju kur të vijë dita
Do të thoni nuk të prita
Porse vonë në mend u bie
Pra vdisni si u ka hije
Pra o njerëz që mend keni
Kujtoni varrin gjall sa jeni
Se k'shtu tha ai i dërguar
Zoti i Madh e past bekuar...

Argjend XHELILI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Fytyrë Hëne


Pejgamberi im me fytyr hëne,

nuk ka më të bukur se ti!

Pejgamberi im,

me fytyrë trëndafili,

nuk ka më i lartë se ti [nga njerëzit]!

Tek ti u dashuru Isai alejhis-selam

u lakmu Musai alejhis-selam,

çka ka në ekzistencë,

tha: Ente...Ente [ti je] ja RasulAll-llah!

Qendra e ummetit të tij,

ti më i dashuri i Krijuesit,

gjyshi i Hasan-Husejnit,

ti je zotëriu i botërave!


nga gjuha turke:Semra HALILI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...


Në afrim të ngadalshëm

të ngrohjes së diellit,

mu paraqit ngrohja

e mëshirës së Zotit Te’ala!

Në mbytjen e mëkateve të hijes,

jepte dritë pa ndërprerë...,

si Nur i Arshit të All-llahut

Xhel-leshanuh!


Semra HALILI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Më lër!


Si të dukem në shtrat i shtrirë?
Që as kokën s’ mund ta ngre,
Që vetëm fjalë mund t’qëndis,
E aspak s’mund të lëviz.

Si po ndjehesh kur e di,
Se këmbët nuk më mbajnë?
Këtë ma bëri një vajzë e re,
Mendjelehtë! Më duket se ti?!

A e ke parë nënën time?
Kur e sheh djalin e saj:
Sa mërzitet kur e shikon,
Duke u mbytur nga mërzia.

Shihe njëherë motrën time,
Si i iku bukuria,
Se vëllai i saj nuk mori për nuse,
Kunatën e saj të re, e të mirë...

A të kujtohet dita kur më le,
Lamtumirë kur më the,
Kur unazën në prag ma le,
Shpirtin kur ma pate therur?

Unë e di, ti ndjen për mua!
Andaj s’bëhesh dot grua.
Edhe po të më ofrojë ndokush martesë,
S’e martoj, s’bëhem me grua!

Sikur tre shekuj të jetoj,
Nga zemra nuk të largoj.
Edhe në qoftë se ajo pëlcet,
Aroma e dashurisë ka për të mbetë...

Hevzi ZEQIRI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

PSE ME URRENI QË JAM I ZI


Pse me urreni që jam i zi?
Edhe mua me ka Krijuar
Ai që të ka Krijuar edhe ty
O vëlla i bardhë

Gjithë gjymtyrët
Si ju njejtë i kam
asgjë i mangët nga ju nuk jam
o vëlla i bardhë

edhe unë jam i lindur si ju
edhe unë ec nëpër këtë tokë
edhe unë ndërrojë jetë si ju
o vëlla i bardhë

mos me urreni për ngjyrën që e kam
asgjë në mua nuk mungonë
por asgjë me tepër se ju nuk kam
o vëlla i bardhë

Ishte Pelqimi nga Zoti ynë
si ta urrej një gjë të tillë
që është Vullneti i Zotit tim
o vëlla i bardhë

ngjyra ime e zezë
dhe gjyra juaj e bardhë
ato do të zhdukën mbrenda në varrë
o vëlla i bardhë

cila është ngjyra më rëndësi ?
Është ngjyra zemrës atë askush nuk e di
veq Krijuesi ynë
o vëlla i bardhë

nëse ngjyrën time e urren që jam i zi
keni kujdes se është marri
Se punën e Zotit nuk e ke pelqy
o vëlla i bardhë


Jashar GASHI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Kush jam unë?


Prej nga kam ardhur?

Pse ekzistoj?

Ku isha para se të vija këtu?

Përse jam këtu?

Cila është detyra ime?

Çfarë po më pret?-

E pyes vetën,

por nuk më përgjigjet.

Hesht apo nuk e din,

Edhe pse heshti.

Nuk u ndala.

Kërkova e kërkova,

deri sa me të vërtetën u takova.

Kur e gjeta Librin e Shenjtë, shumë u gëzova-

Në të mësova se kush jam unë.

Në të mësova nga kam ardhur.

Në të mësova ku isha para se të vija këtu.

Në të mësova përse jam këtu.

Në të mësova cila është detyra ime.

Në të mësova çfarë po më pret.

Në të mësova ku do të shkoj.

Në të mësova shenjat e rrugëve të rrezikshme.

Në të mësova shenjën e rrugës së ndritshme.

Në të mësova përse ekzistoj.

Ekzistoj që të adhurojë një të Vetmin Krijues, Allahun,

këtë Ai Vet e vërteton.

51:56. Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë. (Kur'an)


Jashar GASHI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

O UDHËTARË!

>> Thursday, October 02, 2008


SHEJH ALI EBU-L

HASAN ESH-SHADHELI

(1197-1258)


O udhëtarë!

Nëse dëshironi

Drejt All-llahut

Të shkoni,

Atëherë,

Parasysh të keni

Egon ndërpreni.

Hapi i parë

Në këtë udhëtim:

Është Sheri’ati,

Lum miku im.

Pa dorëzim në sheri’at

Udha është e thatë,

Pa sheri’at s’ka udhëtim,

S’ka as fund-s’ka as fillim.


Përktheu nga anglishtja:
Mexhid YVEJSI, Gjakovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP