Shiko pak!

>> Sunday, December 07, 2008


Vajta nëpër botë për të kërkuar mirësinë,
Veten e gjeta tek një njeri i mirë.
Kërkoja paqen në kohën kur luftohej,
Kërkoja ditën kur me të do të mund të bashkohem…

Një ditë më erdhi një njeri e më tha diç për të…
Kinse paska qenë i përlyer me diçka…
Nuk solli argument por thoshte të vërtetën,
Supozohej në rrethin bashkëbisedues.
. . .

Po më rrëshqet diçka në zemër…
Si të ishte acid shkrirës.
Për pak besova në atë që më thanë,
Dhe veten e pashë si një përbindësh…

O njeri! Kujdes çfarë bën!
Mos vepro me dhunë, sepse ashtu s’bën.
Nga lotët palidhje për mall e me vaj,
Asnjë gjë të mirë s’ke për të marrë…

Po i the shqiptarit se e ka gabim…
Tokën do ta shkundte për të marrë hak në ty,
Pastaj të bën të keq dhe shënjon në ty,
Trutë t’i nxjerr jashtë e të rrjedhin sytë gjak,
Nga derti e halli që t’i mbjell në shpirt.
. . .

Buka në fyt më pritet kur dëgjoj këso fjalë,
Se si mundet vëllau të shpif për vëllanë…?!
O njerëz të ndershëm, kthjelluni një herë,
Dashurinë mos e bëni lojë, por llogariteni nder!
Ajo është çelësi i lirisë e jo i robërisë.
Bëhuni të ndershëm për hir të Krijuesit…

Fjalët që qendisa e prekin në shpirt dikë,
Mbase ka edhe prej atyre që ende të shpifin…
Dobia e mirësia gjenden këtu për shqiptarin tim,
Nga lart e deri poshtë janë fjalët e besnikut tim…
Hevzi ZEQIRI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Rini nga je nisur?

>> Saturday, December 06, 2008


Nëpër bulevarde kaloj
Shumë njerëz takoj
Më shumë më bien në sy
Vajza e djem të ri

Zotin e kanë harruar
Fjalët e profetit as që I kujtohen
Pse janë prishur këta te ri
Sa shumë është degjeneruar kjo rini

Nga je nisur o rini
A më tregon
Deri ku është
Ky kufiri yt

Vjen një ditë
do të mplakesh
Rrudhat fytyrën
Do të mbulojnë

Do të sëmuresh
Do të lodhesh
Vjen një ditë
që me qefin do të mbulohesh

je ardhmëria e vendit tënd
ke prestigj ehde famë
ka për të ardhur një dite
ku do të kalbesh në varr

xhaminë kurrë nuk e viziton
vizitë kafiterive I bënë
alkool përdorë
e trupin tënd e shkatërron

a mendon o vëllau im
që Ditën e Gjykimit
si e kalove rininë?
Engjujt kanë për të thënë

Si do të përgjigjesh
Në këtë pyetje
O vëlla e moter e imja
Qe jetën e kaluat në degjenerim
Mjerë për ata prindër
Që për fëmijët e tyre thonë
Janë të rinjë
Le të kënaqen

Keta prindër janë injorantë
E njerëz të pacipë
Me këtë lejim të tyre
Fëmijët po zhyten në greminë

Më trego o rini
Deri ku është ky kufiri yt
Pendohu rini
Para se dielli me lindë në perëndim

Sejhane MEHMETI



Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Durimi

>> Friday, December 05, 2008


U largova nga gjërat irituese e të ndyta
Në bindje dhe knaqësin e caktuar u zhyta

Ruajta pastërtin e fjalës dhe nderit
Nga lajthitja e djallit
për n’humnerë drejtë ferrit

Turpi dhe frika
Dhe pasja parasysh
Vëzhgimin e Atij
Që vigjilon mbi gjithësinë

Zemëmirë e bujar
Me madhështi shpirtërore
Ndaj të dobtit e t’pamundurit
Tërë jetën prore

Dritaren e shpirtit dhe të zemrës
E vura nën kontroll
Djalli I mallkuar
Z’do mund ta nënshtroj

Modest dhe I matur
Në lehtësi e vështirësi
Nprani të krijesave edhe në vetmi
ndaj Krijuesit të gjithësisë
I sinqertë gjithnji

Durim dhe vetëmohim
Përballë sprovës së moralit
Dhe luksit të dunjasë
për shpëtim prej zjarrit.

Adnan Ameti-Kumanovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Varrimi im


I ndëgjoj të qajturit e nënës
Dënesjen e motrës
Fjalët që I flisnin burrat
Përgojimet që I bënin gratë

Unë e shtrirë në tokë
E mbuluar me qefin të bardhë
E prisja momentin
T`më dërgonin në varr

Trupin m`a pastruan
Nga shtëpia më larguan
Me dërrasa më mbuluan
Në varr më dërguan

Në kufomë më dënonin
Gratë për mua shumë vajtonin
Dua t`ja lë një porosi xhematit
Që gratë për mua vajin t`a ndalin

Filluan gropën t`a hapnin
Sopatat filluan të kërcasin
Të gjithë burrat u qetësuan
Kur prijësi filloi t`këndoj për mua

Ah!sa i errët qenka varri
Kur në të më lëshuan
Filluan brinjë t`më ngushtohen
Filloi trupi t`më shkallmohej

Një zhurmë fillova t`a ndëgjoj
Ishin këpucët e njerëzve
Që nga varrezat largoheshin,u trondita
shoqeri vetëm varrezat i kisha

ashtu duke menduar
dy engjuj m`u afruan
në trup më shtrënguan
dhe pyetje më bënin .


Sejhane MEHMETI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

DRITA E PASHUAR

>> Thursday, December 04, 2008


Dritë e pa shuar
Dritë me plot shkëlqim
Është dritë që ndriçon
Çdo shpirt që ka besim

Kjo dritë ka një emër
Që besimtarëve u flen në zemër
Me këtë emër
freskohet gjuha
e kjo freskon gojën
nga goja feskohet ajri
nga ajri freskohet bari
nga bari freskohet fusha
nga fusha freskohet mali
nga mali
freskia rrëshqet në det
është emri më bukur
salat dhe selam o MUHAMMED a.s.

Adnan Ameti - Kumanovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Shpresë


Pak shpresë...

në këtë errësirë

ku pikë gjumi s`kam në sy

malli më mbështjell këtë shpirt

n`këtë natë ku yjet vallëzojnë në gjithësi,

hëna më buzëqesh nga lartë

ngrit duartë në lartësinë qiellore

filloj një lutje për pendim
sytë më pikojnë lot
nga të ftoftit
m`u bënë si kristal

dridhem nga frika

që në cdo hap bëjmë mëkat

sikur hëna buzëqeshjen

t`a largone flokët e arta të diellit

të ndriçojnë

sikur të jem edhe unë nga ata

që Allahu gabimet ia fal...


Sejhane Mehmeti


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

“Si drita e diellit"

>> Wednesday, December 03, 2008


Punët e mira e të këqia
të çdo njeriu, në këtë jetë
janë latente brenda tij

helmi apo ballsami i tyre
lëshojnë ndikimin e vet
mbi të!
vetëm në mënyrë të fshehtë,

gjitha këto në jetën e ardhshme
bëhen të dukshme e të qarta
si drita e diellit.

"Zoti ynë, bëje të përsosur,
për ne dritën tonë"

Adnan Ameti - Kumanovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

QABJA E MADHNUESHME


SHEJH MUHAMMED IBN EL-ARABI
(1165-1240)


O Shtëpia e Zotit tim,
O Dritë e zemrës sime,
O freski e syve të mi,
O Qabe e All-llahut,
O jeta ime,
O drejtim’ i lumturisë,
O udhëzim’ i fatmirësisë,
O zemra ime,
Vërtetë –nata e jonë
Shpejtë ka kaluar,
Por qëllimi i dashurisë
Ende s’ka përfunduar…

Përktheu nga anglishtja:
Mexhid YVEJSI, Gjakovë



Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

NËNË, NËNË, NËNË

>> Tuesday, December 02, 2008


Si shpirt I krijuar
Nga Allahu I Madh
I cili vendosi
Në këtë botë të dal

Nga errësira, dola në dritë
I humbur , por me shpirt
Me shpresë,
duke qarë e dënesë.

I bëra ca pyetje
Zotit tim të Madh.
O Zot I Gjithësisë
Unë dola këtej
Të lutem më trego
Mbështetje ku të gjej

O shpirt i bekuar
Fare mos ke frikë
Kam dërguar Melaiken
Që ty do të rritë

O Zot I gjithësisë
Në këtë botë
Unë I humbur jam
Si të të gjej Ty
Mbështetjen ku e kam

Të thash për Melaiken
Që unë kam dërguar
Për ty dot kujdeset
Dhe ka për të udhëzuar

O Zot I gjithësisë
Dhurues I mirësisë
Melaiken që ke dërguar
Ku duhet kërkuar

Si e ka emrin
ku mund ta gjejë
në shkëlqimin e diellit
apo nën dritën e hënës.

Po kjo Melaike
Shkëlqen si dielli
E bën dritë si hënë
Thirre me emrin më të bukur
NËNË, NËNË, NËNË !

Adnan Ameti - Kumanovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

LUTJE ZOTIT

>> Monday, December 01, 2008

LUTJE ZOTIT



SHEJH ABDULLAH ANSARI
(1006-1088)


O Zot!
Më dhuroni
Një zemër
Falënderuese,
Një jetë
Shpenzuese,
Një veprimtari
Shpëtuese…

Përktheu nga anglishtja:
Mexhid YVEJSI, Gjakovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP