Më duaj, se më ke vëlla!

>> Wednesday, February 04, 2009


O vëllai im.
Më duaj mua se besojmë në një Zot,
Më duaj mua se ballin në
një vend se vëm për kot.
Më duaj o vëllai im ,
se Allahu na ka kërkuar bashkim,
më duaj...........
Këtë natë ngadal po ndriçon hëna,
Do pendohesh o vëlla,
dhe do thuash vllaut tim
bashkudhtar pse sju bana........
A mos më mungoj ndërgjegjja,
a mos vall u bëra memec,
a mos i dhash një të shtyr vetes mbrapa.
Pusho mos e pyet veten ....
Ti i bëre të gjitha, ti nuk e deshte vëllaun tënd,
E tash vjen pendimi
pasi erdhi koha e smund ta mbash veten në këmb....
o vëllai im ti e pe diellin që po ngrohte,
por ti nuk e deshte ngrohesh.....
Ty tu dhurua ‘rruga e gjenetit’,
Po ti ja ktheve duart
dhe bëre me gisht dhe the:
‘Jo nuk e dua’
Nuk e deshte atë që tash po e kërkon.
Mos vall tani tu kthyen
ato gjërat që ti dyshoje në vet se nuk i ke.
Mund të ket ikur treni ndoshta.........?
Po nëse ti po vdes thuaj një fjalë nga goja jote,
thuaj diçka se kur të shoh si rri ulur
dhe duke vuajtur nga sëmundjet më tërqithet trupi,
më shushurit pak sa të mundesh
dhe thuaje fjalën që e ke mbajtur në dry tër jetën tënde,
më thuaj ....
TË DUA O VËLLAI IM
Të dua se besojm në një ZOT..
TË DUA.......


Ilir SALII - Kumanovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Rruga e përjetësisë


E prisja të ardhmen

Në shkëmb e hi

Furtunën e zemrës

E ngushëlloj

Me britmat e pasionit

Më dramën e pafundme

Himnet e shpirtit

S`kërkonin ndalim

Epigrafet morën rrugën e përjetësisë


Sejhane MEHMETI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Emri im


Në verë ika më shiun
Duke lindur
E vdekur
Pashë veten në pasqyrë

Në verën e zisë
Uji me përpiu
Në moshën e metaforës
Emri im
Letër e thellë
Trishtim


Sejhane MEHMETI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Shami e bardhë


Në dashurinë e madhe
Vdesin hijet
Pikë shiu
Fjala e pikëllimit
Valoi shami e bardhë
Në ditën e guximit

Sejhane MEHMETI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Të paharruara

>> Tuesday, February 03, 2009


Hamdi Nuhiju


Sikur fllad i veres qe me ledhaton,

Nen ndjenjat e nxehta te dashunise,

Ato momente ledhatie pafund,

Ne kraharorin e vetmise...


Edhe qiejt e toka haperojne drejt nesh,

Nga xhelozia struken nder nesh,

Kjo dhimbje qe ne fuqi u shnderrua,

Melhem i dashunise...


Nje lule roze mbi shpirt na ndau,

E verteta cuditerisht na bashkon,

Nga era e shamise tende,

Dehem deri ne Pafundesi...


Te paharruara, momentet, castet,

Rruga qe me con tek ti,

Dyte te gezuar nga lotet e hidherimit,

Te djallit i cili nuk ia arrit te na ndajë...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Njeqind meshirat e Allahut


Adnan Ameti


All-llahu im mëshirues
Njëqind mëshira që ke
Një e zbrite në tokë
Nëntëdhjetë e nëntë
Në fronin e lartë I le

Nga kjo një mëshirë
Që në zemra na e ke mbjellë
Krijesat mes veti kanë
Shumë rrespekt edhe nderë

Nëna për foshnjen e vetë
Në shpindë, nëse duhet
Do të bartë edhe gurë,
Por atë në vetmi
Nuk do ta len kurrë
Dreri ,të voglin e vet
Me shumë kujdes e ruan
Nga çdo e keqe
Për të gjithnji druan
Pëllumbi I bukur
Gjithnji n’fluturim
Për të vegjëlit e vetë
Pa ndalë kërkon ushqim
Njësoj edhe kafsha
Nga ahëri kur del
Kujdeset,për viçin
Që të mos e shkel

Kësajë i thuhet mëshirë
I thuhet edhe rahmet,
Që All-llahu I Madh lëshoi
Për çdo krijesë të vet


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Jeta


Adnan Ameti

Dua më tepër
Dua shumë më shumë
Si luani kur kap gjahun
Me vrapë e me mund

Shkel e shko të jetosh
Siç e mendon dikush sot
Nuk është jeta lojë fëmijësh
Por kafshat që s’kapërdihet dot

Kjo jetë fare nuk ja vlen
Kur Jeton për të ngrënë
E në fund n’mullë të barkut
E gjitha të bëhet lëmsh

Jeto të jesh mes t’mirëve
Që jeta të ketë vlerë
Ushqehu sa për t’jetuar
Jeto me mund e me nderë.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Hamd Zotit

>> Monday, February 02, 2009


Adnan Ameti

Fillim s’ka , kush s’e di
I din të gjitha që ne si dimë
Ditë, javë, muaj e stinë
T’qenë e t’pa qenë i përfshinë
I përsosur n’çdo aspekt
Plotë mëshirë dhe shumë I rreptë
Shumë të pakta janë këto fjalë
Për t’madhin Zot që na ka falë
Prandaj n’qiell ,n’tokë e në ujë
Secila krijesë
Hamd- in ndaj Zotit
Mos t’a le n’harresë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Ne, krijesat Tua që s'njihemi

>> Sunday, February 01, 2009


Kush nga ju di të më thotë për yjet që bëjnë dritë
Sa lart duhet të ngjitem që ti arrijë
Se rrugën po marrë qiejve pa frigën e vdekjes
Më bren vetëm friga e inercionit nga pafuqia ime, e di
Mi hap dyertë O Zot të shoh ç'krijove pos asaj qe shoh
Më lejo nga krijesat Tua gjithsecilën ta njoh
Të di më shum për to, ta arrijë pëlqimin Tënd, O Zot
Më ngritë nëpër qiej pa re , më ngrit sot!
Edhe sa fshihen atje ku s'na sheh syri, edhe fshihen?
Edhe sa dylbi të qelqta na duhen për ti parë?
Sa krijesa ke në gjithësi që s'duken e s'njihen?
Takimi përfundimtarë i mbarë ardhtë, i mbarë!

Argjend Xhelili , Bujanoc 2009


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

N Ë P A H


Adnan Ameti

Në kokë pata termet
truri bëri lëvizje
duart i pata nxënë
Lapsin ,
e kapa me dhëmbë
dukej se po bëja shkrrabla
por vargjet vetvetiu
rradhiteshin si fletat
e duhanit të hidhur
palë , palë
humbja qe si duhani
e hidhur,
por ishte në pah
s’kishte të ndalur
e gjelbërta kur fikej
kalohej edhe në të kuqen
shkohej deri në…
denimi është në fund.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP