POETI I VERBËR

>> Friday, April 10, 2009


Kur dola në qytet
Takova një poet
I verbër ai kish qenë
Me jetuar m’tha ia vlenë

U ndala pak I habitur
Ti I verbër si e ke ditur
Do të bindesh m’tha edhe ti
Kur ti humbish k’ta dy sy

Kështu koha mbështillet n’gurë
Pa fe s’ke as dritë as nurë

Adnan Ameti


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Dyert e faljes

>> Tuesday, April 07, 2009


Trokita si një udhëtar pafund,
Nën gëzofin e mendimeve tua,
Duke të arsyetuar,
Për krimin ndaj krimeve...

Trokita me duar të çelikta,
Në rëndesën shekullore,
Gjoksi mu mbyll,
Karshi egërsisë sate...

Trokita në lartësitë e qiejve,
Nga vrimat e ozonit,
Cuditem,
Për arsyetimet pa arsye...

E lidhur gjuha për mëndafshi,
Nga pluhuri i Orientit,
Nuk gjenë masë ndëshkuese,
Por arsye pa arsye...

Dyert e faljes,
Të hapura gjithnjë,
Për trokitësin,
Që gabon dhe pendohet...


Hamdi Nuhiju


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Kodra e Bedrit


Pse? Kodra eBedrit po dridhet
Vallë vullkani në të flake po ndizet
Jo. Dëshira për ndihmë ndaj besimtarëve
Kundër errësirës dhe luftë ndaj qufarëve

Ndihma nga qielli i lartë po zbret
Përmes rrugës diellit ushtria me melek
Luftë e ashpër me ushtrin qufare
Trupat u binë në tokë t’goditur me zjarre

Gjaku po rrjedh, avull e shkumë
Po ikin qufarët pa kokë me mundë
Resulullahu n’mesë ushtrisë besimtare
SHKËLQEN
Dielli e puthë në ballë,në rrugë të Zotit
NGADHNJEN!

Adnan Ameti


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

MBI KËTË PARIM

>> Monday, April 06, 2009


Besimtari I sinqertë
E ka frikë Zotin e vetë
Ai shkëlqen si dielli lartë
Me ahlakun që e bartë

I Urti dunjanë për ty krijoi
E ty t’krijoi për ahiret
Me imazhë të bukur e ilustroi
Punët e tona shkruhen në fletë

Nëse tregtinë e ken ë dorë
Bëhu indershëm dhe puntorë
Kurt ë jesh puntorë I mire
Bëhu I kujdesshë, jepë këshillë

Nëse kwe shumë mallë e arë
Ngushlloj të tjrët bëhu bujarë
Nëse gjykatës të thonë bëhu
Gjyko drejtë si thotë All-llahu

Nëse të zgjedhin udhëheqës shteti
Bëhu I sinqert besnik më I drejti
Nëse je shërbëtorë I mjerë
Jeto fuqishëm , besnik me nderë

Kur shoqëria t’besojnë pasurinë në jetë
Bëhu mbrojtës dhe ruajtës vigjilentë
Me ahlak të mire, ndershmëri e besim
Jeto jetën mbi këtë parim

Adnan Ameti


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Argumentet

>> Saturday, April 04, 2009


Shkencëtarë e opinione të shumta,
Me nostaligjinë mbi vërtetimet,
A thua, a janë të bezdisura?!
Ofrimi i shumë privilegjeve,
Deri sa të arrijmë kremtimet...
Mund të jenë bindëse përfundimet,
Mund të përballojmë edhe sfida,
Duke bërë kronologjinë e punës,
Duke u ruajtur nga kritika...
Le t'i eksplorojmë ato dalë ngadalë!
Le t'i pranojmë si bindëse për ne!
Ka ardhur koha ta zbulojmë të vërtetën...
Jetë e re atë jetë për ne.


Valon ISENI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Pas territ vjen drita

>> Wednesday, April 01, 2009


Errësira një ditë

do të merr fund

Po sa keq sikur të mësohemi me të

Ajo do të bëhet njollë e zezë

Mbi kapakun e syrit

Do të jetë trishtimi jonë

Sa herë që ta kujtojmë

Profili ynë i padëshiruar

Do të bëhet gropë e historisë

Errësira një ditë do të merr fund

Po sa keq sikur të mësohemi me të

Dritën e së nesërmes nuk do ta shohim...


Mehas ALIJA


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

APRILILILI – DITA E RRENAVE


" Aprililili " është dita kur muslimanët u mundën
Ishte kështjella e Granadës, qëndresa e fundit që e humbën
800 vite muslimanët Spanjën e sunduan
Punuan me Islam dhe atë e lulëzuan

Kordova ishte vatër e diturisë
Pallati el-Hambra qe vepër e mjeshtrisë
Deshti vullneti i Zotit që kjo ende të jetojë
Që anekënd botës emri musliman të jehojë

Kur të krishterët e morrën atë në dorë
E shkatërruan të tërën ata mizorë
Nga arti Islam mbetën vetëm pak gjurmë të pashlyera
Xhamia e Kordovës, pallati el-Hambra, vepra të shkëlqyera

Gjithçka tjetër u fshi nga faqja e tokës
Andaj aprililili kujtohet sot anembanë botës
Shumica nuk e dinë dhe s'kanë njohuri
Por prapë gënjejnë, qoftë ai i vjetër apo i ri

Këmbët në tokë, një qime në flokë
Lloj-lloj rrenash, gënjeshtra me bollëk
Aprililili u afrua, a do të gënjesh?
Ke frikë Zotin, se do të dënohesh

Rrena i ka këmbët e shkurtëra, ka thënë mileti
Gënjeshtra është nëna e të këqijave, ka thënë profeti
Puno sipas dy traditave, fare nuk prish punë
Mos e shiko kalendarin s'e nuk i bie ditë e shtunë

Lutuni që të mos na ndodhë ndonjë fatkeqësi
Siç bëri vaki tek muslimanët bash për aprililili
Zot, ti je Falës, e do faljen, andaj na fal neve
Mos na dëno sikur të tjerët që i dënove

Na forco në Islam dhe na mbush zemrat me besim
Ti je Një, u bëftë Vullneti Yt e jo vullneti im. AMIN

Besmir ( Mexhid ) YVEJSI
Prishtinë, 31.03.2009


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Sirati mustekimi


Rruga që fundin e ka

te dera e Parajsës

Dhe hidhëtinë prej ari.


Mehas ALIJA


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

DASHURINË NDAJ ALL-LLAHUT


Nga frika gjithë t’përkulen
Që nga zjarri të shpëtojnë
Me vepra t’mira dhe ibadet
Shpresojnë
shpërblimin me xhennet

Në xhennet të kalojnë
Në saraje jetën t’vazhdojnë
Ti përjetojnë aty knaqësitë
Dhe të gjitha mirësitë

Jo që unë kam frikë nga zjarri
As për xhennetin nuk ëndërrojë
Por dashurinë ndaj All-llahut
S’dua me asgjë ta zëvendësojë


Adnan AMETI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Këshillë brezit


Brezi im

Rrituni mes flakës

E tymit
Dashurinë e zjarrtë

Për ta pasur.


Mehas ALIJA


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP