Shekulli i dritës

>> Monday, May 18, 2009


E rëndë fjala nën kthetrat e dyshimit....

e ajo, lehtë, valvitet në turbinat llomotitëse të injorantit modern.

Të them se s'bën ndryshe..

plaga më rri në zemrën e rënduar nga mëkatet

e ti armiku im qarkullo shlirshëm ndër venat e mij...

"humanët" shkatrrimtar! thoni se jeni demokrat...

e ligësia ju ecën zvarrë...

pohoni se jeni mendje hapur por smira ju qëndron mënjanë...

Gjithmonë nj1ë mision patët...

Thonë se të gjitha u provuan...

deri te modernizimi total

dhe tani më keni ngecur,sikur,

s'gjeni alternativë...

sa i paarritshëm paska qenë materializmi

ndër shekuj mbanë...

por ja që edhe ajo iku me tufan e murlan.

Shkatrruat bukurinë njerzore...

o ju injorantët modern...

helmuat shpirtin e padjallzuar

dhe pikë nderi s'treguat...

cfarë turpi melankolik ndër kataklizmat

periodal...

klasicizmi...

baroku....

humanizmi...

materializmi

dhe në fund shkatrrimi i zemrave.....

post modernizmi i mendjës...

zemrës dhe unit shpirtëror.

Sa thyerje ndër popujsa luftëra barbare...

urrejtje shtazarake në zemrat e kallëpit Njeri..

Sa vetmohues e jo falendëruesdhe koha tik tak po ikën ...

fundi lehte nën tytat e tankeve e shpjetesisë B-2 shjane po mbërrin,

e njerzimi mbeti pa rezultat adekuat...

Tani më mbetet dhe një shansë ..

e ju o mendje "ndritur"

nxitoni ta kapni me dhëmbët e mramë.

sepse këtij shekulli i thonë,

pa dashur për ti thënë....-

kapërcimi nga Shkenca në Islam.

Ti refuzo po të duash,

por faktet e kanë treguar,

e keni thënë dhe vet....

se shekulli i pas post modernizmit

është shekulli i Besimit.


Minushe DAKU


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Pranverë në qytetin tim


Pranverë në qytetin tim



Rruga është mbushur me errësirë
Këpucët derdhi pluhurin e huajtur të qytetit
Përzier me re vocërrake drite të huajtura një makine që vjen nga pas
Rruga është e zënë nga heshtja e këmbëve të kalimtarëve
Nuk ke ku hedh një ftesë, një zë, një dorë të prerë pa shtrëngim

Të jesh i dashuruar është e pamundur në qytetin tim
Sepse s’ka trëndafilë që kuqëlojnë si fytyra të ndrojturish
S’ka as zogj, që si gjithëherë, të na mësojnë
S’ka si të ketë
Se nuk ka zogj të braktisur
Si njerëzit e braktisur të qytetit tim

Të duhet të vraposh
Pa këpucë të ngarkuara me qytet
Si vaporrë rënkues kreshtave të oqeanit

Me duar të lyera me hënë
Si bukë fëmijësh
Të duhet të vraposh

S’mbetet tjetër, veç të hedhësh një muzg supeve
Të mblidhesh kruspull në një shpellë të djersitur mendimesh
Të shkruash me gishta të ngjyer në hënë
Letrat e panisura të dashurisë

Vehap S. Kola


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Çdo ditë luftë mes melaikeve dhe djallit

Çdo ditë luftë mes melaikeve dhe djallit



Për çdo natë kurdisi orën
Që të zgjohem në mëngjes
Me All-llahun të takohem
Ti kërkoj falje e ndjesë

Dhe mu atëherë lufta fillon
Mes melaikeve edhe djallit
Se kush do të ngadhnjejë
Të fitojë titullin e fitimtarit

Tek unë kështu dita fillon
Në kohë të sabahut ora cingrron
Unë nga shtrati ngrihem ngadalë
Ndezi dritën dhe abdest marr

Por djalli afër gati qëndron
Dhe menjëherë shpejt vepron
Thotë mos u ngut, gjumin vazhdo
Se për sabahun ende ka kohë

Unë sa dua që të shtrihem
Melaiket menjëherë në punë vihen
Jo jo më thonë mos u shtri
Me ujë të freskët laj këto sy

Djallin e mallkuar dëshprimi e ka zënë
Hyn më thotë në banjo lai këto dhëmbë
Shfrytëzon mungesën e melaikeve për pak
Dhe më thotë sa shumë të qesin dhëmbët gjak

Unë nga meraku dal në korridor
Atëher melaiket e bëjnë djallin horë
Dhe mua më ofrohen në vesh më pëshpërisin
Fillo merr abdest , mos dëgjo iblisin

Pasi marr abdestin nisem për në xhami
Prap vepron iblisi më thotë falu në shtëpi
Koha është e keqe shi po bie shumë
Fale thotë namazin dhe prap vazhdo me gjumë

Melaiket e Allahut përgjigju më thonë ezanit
Ec shko në xhami e lidhju imamit
Fito sevapet e namazit me xhematë
Dhe dil kërko rriskun mos ubën i ngratë

Kur dal nga xhamia me plot energji
Djallit të mallkuar këmba iu thy
Melaiket e Allahut gjithnji triumfojnë
Për besimtarin e sinqert duat i vazhdojnë.


Adnan Ameti


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

AGU I MËNGJESIT

AGU I MËNGJESIT


Shikim yt më i ftohtë
Se buzëqeshja e xhelatit
E etja jote mi shteri lot
Nga sytë e mi të thella
Sa deti....

Bëhem shpirt fëmiu i posalindur
I shkrirë në ngjyrat e ylberit
Agu i mëngjesit sërish
Në mua ëmbël buzëqesh...

Xheladin Hamza


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Miliona dashuri pluskojne

>> Friday, May 15, 2009


yjet e pare shpuan hapesiren blu

fluturim ezanesh ne qiej

zemer e mbushur me drite

drite qe naten e kthen ne kenge.

perulja ne sexhde

cel lumenj lutjesh,

koralesh.

miliona dashuri pluskojne

ne duart e ngritura te duas.

balli puth token,

per mirenjohje,

engjejt sjellin "selam".


Jerida KULLA


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Ndjenjë…

>> Monday, May 11, 2009


Nga jeta mësova
se jeta është dashuri!
E, që i lumtur të jetosh
duhet të dashurosh!
Ndërsa dashuria,
ajo më mësoi se as vdekja
nuk e ka idhëtinë më të madhe

se sa ndarja e të dashuruarve…!

Dritan SKENDERI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Jepuni aromë xhenneti

>> Tuesday, May 05, 2009


Nën shaminë e kaltërt është gjetur dashuri
që mbreteronte në teatrin e kësaj bote
vetëm për të arritun ridanë Hyjnore
Valzonin në shiun e shume pritur që më parë,
të lodhur të gëzuar mezi janë gjetur,
kane vjedhur dashuri ledhatim dhe përqafim dhe
kanë mbetur të varfër, të dehur pas njëri tjetrit,
nuk duhet të ishte ëndër sepse qe shkruar në gur.
Jepuni aromë xhenneti të ringjallen, ktheujani fuqinë
dhe...lirojeni nga prangat të ledhatohen për hir të Tij
sepse ata nuk jetuan për të jetuar e as për tu ledhatuar
por për tu gëzuar në dashurinë e lejuar
e për të fituar dashurinë e Hyjut te Madhëruar.


Metin HOXHA


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Për Krijuesin...!

>> Sunday, May 03, 2009


Sa bukur është të jetosh...,
për Krijuesin e bukurisë!
Sa bukur është të buzëqeshësh...,
për Krijuesin e lumturisë!
Sa bukur është të flijosh...,
për Krijuesin e njerëzisë!
Sa bukur është të mos kesh punë,
që s’është vetëm për Të!
Sa bukur është të ngritesh tek Ai...,
Vetëm për Të...!


Semra HALILI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Bindem

>> Saturday, May 02, 2009


Bindem për fuqinë tënde, o Allah!

Me zemrën time të besoj,

Je krijuesi i çdo gjëje

Andaj ty të madhëroj.


Të madhëroj dhe dëshmoj, Allah!

Përveç Teje tjetër Zot nuk ka.

Ti je Zoti i vetmi qellim,

Për këtë kam ardhur në dynja.


Shikoj botën që më rrethon,

Për Allahun çdo gjë pohon

është i Gjallë e Kreator,

Krejt gjithësia këtë e dëshmon.


Ç'është shpirti pa besim?

Ç'është një trup pa adhurim?

Si rri mendja pa kujtuar,

Për Allahun që e ka krijuar?


Albulena BAJRAMI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Më thuaj!

>> Friday, May 01, 2009


Shikon, lexon
E nuk flet.
Më duket ishe diku më parë,
Më thuaj rri në karar,
Më thuaj,
Pse humb diturinë
Duke solloitur si i huaj,
Më thuaj pse humb veten,
Pse le diturinë të ta mbulojë pluhuri
Në mendjen tënde,
Ringjallu në mendje dhe fillo,
Shprehe atë pasuri që posedon,
Më thuaj ende don të rrish në karar?
Të gjithë thonë se heshtja është ar për...
Por jo për ata që janë akil.
Frigë, ankth,
Emocione-ndien edhe për një fjalë,
Fjalë që nxjerr nga goja,
Apo duke e artikuluar në proceset e shpejta
Edhe një fonem të vetme.
Më thuaj,
Kumbise kokën dhe fillo,
Fillo të mendosh për këtë
Mu përgjigj:
Dituria është ar,
Po nëse nuk e përpunojmë, asaj i humb vlera.
Vallë, këtë që di ti për kur po e ruan?
O ti njeri që Allahu ta dha diturinë,
Konsumo nga ai ushqim frytdhënës,
Gabim e kisha që në fillim po them me vete,
Duke lexuar këtë poezi që më fishkëlleu thellë,
Në trurin tim si një sirenë.
Sirenë më të embël nuk kisha dëgjuar,
Në gjithë jetën time që kur linda.
Më përshpëriti fort sa më fryu në fytyrë,
Për të më zgjuar nga gjumi i trubulluar,
Nga pluhuri që ma mbuloi mendjen.
Kjo dritë që shoh po më ndrit syrin,

Nga malli që paska për të...

Ilir SALII


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP