Ke frikė Allahun, o nėnė!

>> Wednesday, June 10, 2009


Arta ALIJA


Në ditët e para të shtatzënisë sate
Përse ti s’je e lumtur?
Për këtë dhuratë që nga Zoti e ke
Përse, nënë, ti nuk je e gëzuar?
Gjatë muajve të shtatzënisë,
në vend që të bisedosh me babanë,
se me ç'emër do të më përgëzoni
apo ç’ngjyrë teshat e para do të m’i blini...
Përse, nënë, ti kështu s'mendon?
Përse veç për braktisjen time, ju gjithë bisedoni?
Eh, erdhën ditët që të dalë në këtë botë!
më beso nënë, shumë jam e frikësuar.
Se çka do bësh me mua!
A do të më vrasësh me thikë në tualet...
Apo do të më hedhësh të gjallë në kontinjer,
tek mbeturinat që ti i hedh,
se për ty unë jam një mbeturinë,
e jo një fryt që del nga ti.
Përse, nënë këtë po e bën?
përse me gjirin tënd nuk më ushqen?
Nënë, mos më braktis, të lutem!
Mos e bëj këtë, o nënë!
Kujto Allahun, o nënë!
dhe mos e hidhëro, të lutem, mos!
O nënë, kujtoje ditën kur të dalësh për të dhënë llogari!
Kujtoje zjarrin e xhehenemit, mëkatarët aty përfundojnë, oj nënë!
Unë këtë ty s’ta dëshiroj.
Mirë nënë...
Ti vendose që unë të mbetem e gjallë?
të lutem, më mbështjell mirë!
sepse jashtë bën ftoftë...
ohhhhh nënë!
Të lutem, ndal dhe një herë mendo!
Përse nuk më dëgjon?
nga zemra, nënë, po të flas,
sepse jam e vogël dhe fjalët nuk mund t’i shqiptoj.
Nuk të vret vaji im, o nënë?
Nënë!
ti nuk ke as një pikë lot në sy!
Allahu të udhëzoftë, nënë!
Mos më le, të lutem, mos!
përse po largohesh e në këtë vend të vetëm po më lë?
Kthehu, nënë, jam fëmija yt!
jam pjesë e trupit tënd,
ti më linde o nënë, përse je kaq e pashpirt?!
Mirë, vazhdo jetën tënde dhe lumturinë që ti kërkon,
me aventurat e tua!
Mua Allahu do të më ndihmojë, Ai është Zoti ynë,
dhe prej Tij unë pres ndihmë!
Por një gjë mos e harro nënë,
se vdekja do të vij, në varr do të shkosh
E shumë vuajtje do t’i përjetosh,
shumë shpejt lumturitë e kësaj bote do t’i harrosh!
Dhe Ditën e Gjykimit kur do të dalësh, ti nënë para Allahut.
E përulur ti do të jesh nga ky mëkat që bëre,
dhe të tjerët që janë pa numër.
Allahu çoftë mëshirë mbi ty!
Nënë, prapë se prapë unë jam fëmija yt,
të keqen s’ta dëshiroj,
dhe në zjarr të xhehenemit s’kam dëshirë të të shoh.
Allahu të faltë dhe në rrugë të drejtë të udhëzoftë...!


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Amnezia

>> Monday, June 08, 2009


ai ecte kot në periferitë e qytetit

duke mos mundur të ngritej tek yjet

dëshironte që yjet t’i ulte në baltë

duke menduar shumë

kishte harruar mendjen

në tregun e qytetit kishte blerë kos e kajmak

dhe ishte bërë nevrik që shitësit e kishin lavdëruar qumështin

meqë nuk e donte rrushin

e pinte lëngun e tij edhe kur nuk i pihej

duke menduar për të djeshmen dhe të nesërmen

kishte humbur të sotmen e tij

ai ecte në periferitë e qytetit

duke menduar se vetë është qendra

në fakt, ai vetëm në periferi mund të dukej i rëndësishëm

ai ishte prekur nga amnezia e ksobotëshme

prandaj mendonte gjithë kohën veç për sëmundjet e zemrës

se vetë zemrën e kishte harruar


Fatmir MUJA


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Pres një thirrje

>> Sunday, June 07, 2009


Pres një thirrje ta mbajë besën
Nuk e humb për asnjë qast shpresën
Zemrën malë do bëj atë ditë
Zot i Madhi duam dritë
Na ndero me mirësitë

Pres një thirrje, një kushtrim
E të hidhem në fluturim
Të bërtas me gjithë furinë
Dëshminë për këtë Dinë


Argjend XHELILI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Te jesh fetare


Të jesh një fetare sot ka përgjegjësi

e dalluar në mesin aty ku rri.

Ti je një llaf për të shumtët,

muhabet i gjerë,

një botë për çudi, dukesh për të tjerë!


Por ty oj motër,

mos të vij keq,

ti je një flori por s’e din për këtë.

Në mesin e tyre ti je më e shtrenjta,

jeta jote është një grumbull që ka veç të vërteta.


Ti je mis i bukur ndër ata, por s’e kuptojnë,

mrekullinë e jetës tënde,

dot s’e zbulojnëpor thellë brenda tyre je shumë e veçuar,

diçka shumë të lartë të bën të dalluar! Pse?! Pse?! Pse?!

pse – të nuk kanë fund për ta

mendja u rri e mbyllur

nuk e dinë se për Allah...


Allahu është përgjigje,

për jetën e krenuar

që ke zgjedh oj motër,

ti e nderuar.


Ti do jesh temë, për jetë, për njerëzi,
por kujto se je krenare

e mbushur plot mirësi...


Albulena BAJRAMI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Ti je kandil ndriçues!

>> Friday, June 05, 2009


Në errësirën e kësaj nate,
Në trishtimin e kësaj stuhie,
Më erdhe në mendje si bar shërues,
E ndriçove si kandil vezullues.
Gjithçka shkatërrohej,
Çdo gjë toka po përbin,
Unë frikohesha, ngase isha vetë,
Nuk e dija se e kam shokun më të mirë në jetë!
Çdo gjë që kisha u shndërrua në baltë e hi,
E vetmja gjë që më kishte mbetur ishe ti!
Të mora në krahëror e të shtrëngova fort,
Ti je libri më i këndshëm në këtë botë!
Hapa kopertinat, gati u verbova,
Nga drita që lëshoje ti,
Të të mbaja në duar,
Për mua ishte mrekulli!
Fillova të të lexoj atë që shkruante në faqet tua,
Nuk e di si, por frika prej meje u largua!
Ankthi im u shndërrua në gëzim,
Në mua më nuk ekzistonte fjala frikë, pikëllim e trishtim!
E si të frikohesha, vallë?
Me Kur'an në krahëror shtrënguar?!!!
Ku t'i gjej ato fjalë, vallë?
E atë kënaqësi për ta shpjeguar,
Ku, vallë?


Sadete SULIMANI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Gjykimi më i përsosur

>> Wednesday, June 03, 2009


Kur t’kaluarës
ia mbylla derën
Një ditë
kur rrezet ndalen
kur zëri bilbilit shterret
kur pemët thahen nga rrënja
kur toka çahet pa ujë
kur kodrat do të rrafshohen
kur malet digjen e shkatrrohen
kur vullkanet trazohen
kur hëna
natën nuk ndriçon
kur nëna
nga fëmiu i vet vajton
kur I rritet vlera
fjalës së komplotit
kur syri pikon
gjak në vend të lotit
kur lulet do të vdesin
që pranverën mos të presin
kur ga tabloja
shkronjat fshihen
kur gënjeshtrat
me hakun përzihen
kur gjithçka do të tretet
kur më as faqja e tokës
zdo të mbetet
atëherë
fillon gjykimi më I përsosur
për veprat në botën e përllosur.


Adnan AMETI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Pse më fajësoni?!!!

>> Tuesday, June 02, 2009


"Gjithë shoqet e tua u fejuan",
Kështu më thonë mbushur me mllef,
Largohen pa më dhënë selam,
Si një të marrë, vetëm më lënë!
Vetëm, e mërzitur,
Filloj të mendohem,
Dua të shpreh ndjenjat e mia,
Por kujt t'i drejtohem?!
Kujt t'i flas, vallë, për ndjenjat e mia,
Kur njeri pa ndjenja më pandehin?!!!
Pse botën e një femre,
Askush s'e kupton?
Si mund të jem pa ndjenja,
Kur Zoti me ndjenja më krijoi!
Kur gjysmën e zemrës sime e la të zbrazët,
Që tjetër kush ta plotësojë!
E pse nuk më kuptojnë,
Se në zemër e zbrazët jam!
Dua gjysmën tjetër ta plotësoj!
Por kujt, vallë, t'ia dhuroj?
Thonë se të vendosësh është një gjë e lehtë,
Sikur të afrohesh te stacioni e të marrësh një biletë.
Është shumë e vërtetë se në stacion merr biletë,
Por në këtë rast,
Bileta më duhet për një rrugë të gjatë,
Që ne i themi jetë!
E nëse biletën e marr gabim,
Sa i tmerrshëm do të jetë ai udhëtim,
A të vazhdoj, a të stagnoj?
Çfarë të bëj e si të veproj?
Dhembjet që zemrën ma ngushtojnë
Mërzitë që shpirtin në grimca ma copëtojnë,
Sytë që nga pikëllimi më lotojnë,
A nuk janë dëshmi që vetminë time e argumentojnë?
Në detin e dashurisë,
S'mund të zhytem në thellësi,
Ngase mund të fundosem,
Pa e kuptuar njeri...
Por, ndoshta kjo fundosje
Është më e mirë se vetmia!
Jo rastësisht nga dashuria,
U krijua tërë njerëzia!
Në perlat e dashurisë,
Një ditë sytë e mi do të shkëlqejnë,
E atëherë nuk do të më fajësojnë,

Arsye s'do të kenë!

Sadete SULIMANI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

JETË E AMSHIMIT

>> Monday, June 01, 2009


O ju njerëz,
Mos më gjykoni
Se jam udhëtar i humbur
Në rrugëtimin tim të shenjtë...

Gjatë jetës sime në rrugëtim
Nëpër shtigjet e mia të filluara
Nga Kur’ani në shpirt ditë e natë
S’më largojnë dot as xhinët as demonët!

O, jetë e amshimit,
Në lutjet e mia
Sall në ty mendoj
Çdo ditë e natë...

O, jetë e amshimit,
Si det’ i trazuar
Je në shpirtin tim
Je në mua
.....................përjetësisht!


Xheladin HAMZA


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

E bukur


Moj zeshkane sytë jeshil
E me buzë si qershi
Ishe më e mira për djalin moj
E nuk je e tija më
Je e bukur po si zanë
E me zemër po si mal
Sa e bukur je me vello të bardhë
Djali para s’mund të’ dal

Hevzi ZEQIRI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Duhani


ndalesh e mendon
mendon se mediton
se si Zoti t’i dha të gjitha këto të mira
E nuk din t’i shfrytëzosh

kur Ai të dha mendjen
dhe bukurinë njerëzore
shtat të gjatë e të zhvilluar
me plot punëtor të palodhshëm
Vazhdimisht duke punuar

trilion reaksione zhvillohen në tru
askush nuk i ndal pos urdhrit të Tij
por që shkaktar i dobësimit të tyre
Është prapë i varfëri njeri

Nuk punon ditën por mundohet natën.
lodhet rraskapitet pas diturisë
e kurorëzimi i saj gjithmonë i mungon
Me duhan atë e mbulon

Kurrë nuk ka qenë i mirë
E si mund të jetë për ty
të pengojnë të gjithë
e harron atë që e di
E përbuz atë që e njeh.
Nga duhani!
Nga mungesa e asaj
Që afër nuk e ke.
Një cigare të shkretën
Fytin ta ngrohësh e
Kinse të qetësohesh.

Hevzi ZEQIRI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP