Ç'mall?!

>> Sunday, July 05, 2009


U zgjova nga gjumi me një mendje të kthjellët,
Sikur ndjeja diçka,prandaj u ula në një stol.
Pyesja veten ç’më ka gjetur!?
Përse gjithnjë gjërat më duken kot!?
Eh,sikur të dija ç’më ka kapluar mua.
Të ç’lirohem njëher shpirtërisht e të mos kem dert,
Të kisha nderin edhe unë të shprehem lirishtë,
Të largohem nga këto labiriuthe që svlejnë hiq...
O Zoti im,të lus me gjith zemër e shpirtë,
Të lus të më jepësh kohë edhe pak,
T’i zgjidh problemet që më rrebeluan e që nuk më lënë të ç’mallemaspak...
Ngadal,ngadal,kështu erdhi koha e mirësis.
Tendencat e mia ëndërrore zunë të realizohen.
Një erë e lehtë e së vërtetës ngacmonte trupin tim.
Që tash e tutje u binda se ç’do gjë nuk mund të jetë absurde...
Tashmë faleminderimet nuk mbarojnë rishtazi ndaj Allahut,
Që më bëri të ndrzshoj mendim për të Gjithë ato gjëra që ndaluan udhtimin tim...!


Valon ISENI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

04 Korriku

>> Saturday, July 04, 2009


(me rastin e njëvjetorit të mbulesës)

Më dridhen duart
S'kanë fuqi të shkruajnë më,
Me dridhet zemra
Për një moment
Mendoj se do pushoj së rrahuri,
Por, jo
Ajo sot i ngjan një fortese që nuk mposhtet dot,
Nga gëzimi,
Në sy rrjedhin dy pika lot.
Për një moment ndjeva dhe pikëllim
Ngase ky është vetëm një kujtm i ëmbël
Ah, sa do të doja ta kthej kohën mbrapa!
E sa shume njerëz këtë e dëshiruan
Por, nuk arritën
Çdo herë pamundësia është ajo që e dëshirojmë
Duke e braktisur të mundshmen, dhe pse me të jetojmë.
Sikur i tërë viti
Të kishte qenë vetëm brengë e mërzi
Prapë do të doja të kthej kohën mbrapa
Ta përjetoj atë ditë, atë kënaqësi!
Më duket se kemi mungesë të shkronjave
Ngase s'më mjaftojnë
Të thur fjalinë që dëshiroj,
Mundohem ta gjej në horizontin e mendimeve të mia
Por atje nuk mundem ta takoj.
Atë ditë seç u ripërtriva,
U çlirova nga prangat
Që më mbanin zvarrë në mëkat,
U thashë lamtumirë
Se nuk do t'ju takoj më
Edhepse jeta është e gjatë.
Shfletoj mendimet e asaj dite
E atë ditë,
Si duket edhe qielli më kishte zili,
Më duket se toka me mua u hidhërua
S'mundte ta mbarte tërë atë lumturi,
E çdo gjë që kishte mes tyre
Më shikonin me habi,
Më shikonin,
Më shikonin se si nga gëzimi
Nuk ecja, po fluturoja,
Më shikonin!
Një çikë lumturi kërkonin,
Rrezet e diellit mbi mua kishin rënë
Fokusoheshin në shaminë time,
Hëna prapa kodrave
Sa shumë që e xhelozonte
Mezi priste të vijë nata
Që ta zëvendësonte.
Atë ditë e mposhta armikun
Atë ditë çdo pabesimtar me mllef më shikonte
Djalli u tërbua
S'mundte të shihte
Se si mbretëria e tij u rrënonte.
Ajo ditë
Është legjenda e Unit tim
Ajo ditë për mua
Është më i ëmbli kujtim
Atë ditë e kuptova
Se Zoti lutjen time e pranoi
Nga mëshira e Tij
Dhuratën më të mirë më dhuroi,
Prandaj, edhe nëse tërë jetën e kaloj në adhurim
Nuk do të mjaftojë aq sa e meriton Zoti im!

Sadete SULIMANI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Nga labirinthi i mendjes

>> Friday, July 03, 2009


Nga shumë gjuhë që fale
Më lejove
Të zgjedhi gjuhën time

Nga shumë gra
Më lejove
Të zgjedhi nënën
E fëmijëve të mi

Nga shumë vendbanime
Më lejove
Të zgjedhi vendin ku të jetoj

Nga shumë shokë
Më lejove
Të zgjedhi më të mirët
Dhe që të zgjedhi
Shembuj nga shembujt

Më fale mendjen
E mi hape sytë
Që nga labirinthi i mendjes
Të nxjerrë dhe vetë të dallojë
Se koka është – mprehje
Mendimet - bleta
E mendja - një vrimë drite

Adnan AMETI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Paska fisnikë


Në botën tonë ka çudira konkrete
Ato numërohen dhe të gjithë i dimë,
Po paska dhe një palë syresh të tjera,
Të fshehta e që veç me shpirt i arrijmë

Nuk ma kumtoi ndonjë i tejbotshëm sufi
As e mësova këtë ndër libra e ndër shkolla,
Mua ma rrëfeu përjetueshëm shpirti, i parrejshmi
Kur trup i tij shkeli vendin, të quajtur ashtu Kumanova

I zhgënjyer fort se do na prishej çdo themel
I lodhur shumë nga punët që fryte pak dhanë,
Ç'mu kthye shpresë, ç'mu shfaqen dritëra në tunel
Ç'u gjallërova, ç'u bëra gati për sabrin në punën për Islam

Të kisha udhëtuar qiejshit do të thosha
Na ndodhka dhe neve si resulit isra e miraxh
Shiprtin ç'ma tërheqkeshin nga vetja ata shpirtra
Siç na tërheq trupat gur i zi kur shkojmë për haxh

Dhe këtë e përjetuaka shpirti
Dhe kjo po ndodhka edhe ndër ne
Se paska për fat, hamdi i qoftë Allahut,
Fisnikë si Arsimi e Hamdiu që na ndritin për fe!


Ilmi REXHEPI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Jeta


Jeta nuk është e verbët,
Pse nuk shef me sy,
Ajo është e verbët,
Nëse nuk punon me kry,

Jeta nuk është e plotë,
Pse jemi të gjallë,
Jeta është e kotë,
Të gëzohemi se jemë budallë,

Jeta është e mjerë,
Kur i bëheshë poltronë dikuj
Jeta është e ndëjerë,
Kur lavron në arë të huaj,

Jetën për të gëzuar,
Kërko dituri,
Me jetë për tu lavdëruar,
Vepro të jetojshë në liri,

Ne jetë të ndijm kanqësin,
Duhet luftuar robërinë,
Duhet çmuar m`vehtësinë,

Duhet përqafuar miqësinë!

Mustafa HOXHA


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Piktura abstrakte e mendjes

>> Thursday, July 02, 2009


Minushe DAKU


trazoj mendjen nen mbeshtjellsin e nates,

dhe dora humb kontrollin

nga vershima e fjaleve te parenditura.

mozaik me tekst pshtjellues...

dhe i ngjan kryevepres abstrakte.

e embel te shkruhet...

e hidhur te mos thuhet..

e idhet te flaket e njelmet te mos shprushet.....

nje varg me shumedhe zemra gufon....

nje xhihad me pendse ndryshe s'bon...

abstrakt ne vijat e lakuara dhe kuptimin e saj.....

mendje hollet,

boshatisur dritherojne rreth e qark..

t'i del nje fjale, nje kuptim ...

nje shprehje me shume a pak,

por ...ngec ne vargun e pikave qe poezine time spikasin...

pa t'o s'ban per mua ato kuptim kane....

kuptim dredharak a adekuat ,

per mua s'qon peshe aspak...

pikenisjen synoj..

vazhdimin tentoj,

si njeri qe jam gaboj...

Allahun besoj dhe parimet s'i tradhtoj .

me dhuro nje fjale te ti fali dhjete...

me dhuro nje heshtje te vogel...

se aty flen pushteti i nje poeti te etur.

me mendim abstrakt....


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Edukata


Edukata është veti njerëzore,
E mësuar qysh në fëmini
Edukata është vlerë cilësore,
Që vë rend në shoqëri,

Mësohet nga prindërit,
Nëse i kemi,(i kemi patur) të edukuar,
Mësohet dhe nga mjedisi,
Fëmirin ku kemi kaluar,

Mësohet dhe nga arsimi
Ku jemi shkolluar,
Mësohet dhe nga rëndësija,
Të cilën ja kemi kushtuar,

Mësohet edhe nga propagandimi,
Nëse është i mbarë,
Por, zhytet në ujë si pinguini,
Të përvehtësojm të huajtë binarë,

Kur edukata bëhet kiç,
Ajo prodhonë tmerrësi,
Si duhet as kujt hiqë,
Në jetë të rendomët me i hi,

Kur ajo ngrihet nga friga,
Dhe shëndrrohet në fuqi,
Shpejt kalon në intriga,
Në amoralitet dukë u shkri,

Edukata është armë e përgjithëshme,
Për te ruajtur identitetin,
Ajo është provë e fuqishëme
Për të mbrojtur vetin

Edukat na mbronë nga të pakandëshmet e ndryshme,
Si!!!, te mos turrëmi të pasurohemi në hajni,
Ajo na ruan kombin dhe fen në cilësi të fuqishëme,
Kur qëndrojmë lapidarë në të ndryshëmet stihi

Kur edukata mungon,
Jeta humb çdo bjerrë,
Pa edukatë kushë jeton,
Jetonë në humënerë,

Baba i imë më pat then njiherë,
Nja shtatë vjetë, pasi kishem lindur,
Se aty ku edukata nuk ka nderë,
Nuk vlen të rroshë, të jeshë i bindur,

Ashtu na mësuan prindërit
Mua dhe shumë të tjerë,
Se; aty ku edukata nuk ka nderë,
Aty as jeta nuk ka vlerë,
Aty të gjithë jan të mjerë,
Aty njerëzija është e shterrë,

Po, nga te parët kemi mësuar,
Se kombin e kemi me të lindur,
E fen me të bindur, të përvehtësuar,
E të dyat me të lindur, e më të trashiguar,

Madje kam ndëgjuar, një rast kur ke rendi,
Se, nuk duhet lakëmuar atë çka nuk të takon,
Se, nuk duhet ulë ku nuk të kërkon vendi,
Se, nuk duhet qendruar ku e pakëndshmja të fërkon,

Dhe se, nuk duhet folë ku nuk të thërret kuvendi.

Mustafa HOXHA


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Rrëfenjë


Të renditesh në muret e mjerimit,
Që afishojnë mendjen,
Zemrën,
Kotësinë,
Si lule të zverdhëruara të vjeshtës,
Nëpër udhëtimet e mia të çmendura,
Në rrugën pafund,
Fillojë meditimet mbi episodin e dytë.

Gjykimet e dashurisë janë jetë,
Ndoshta edhe vdekje në fjalorin e murrmë të filozofit,
Në puçitjen e emocioneve me gjenezën,
Të gjej në kraharorin e tij…

E ëndërruar është jeta me ty,
Momentet,çastet, mrekullitë,
Janë një ëndërr pa fillim,
por me një përfundim të hidhur,
Janë breshërimë e dyndjeve pa cip.

Dikush tha, ‘në mua gjen Allahun’,
Sikur të isha dëshmi e kohës së kaluar,
Gjurmë nëpër të cilën kalojnë poetët,
Dhe që shënojnë dashuritë...

Reflektimi i ndjenjave të dashurisë,
Është ngurtësi dhe errësim i qenies femër,
Ndrydhje dhe kërkim dëshirash e mashkullit,
Vrushkull buzësh e nxehtësisë...


Hamdi NUHIJU


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Lotët e saj

>> Wednesday, July 01, 2009


(Kushtuar H. Rexhepit)

Me zemër të thyer
Mora një rrugë,
Du të shfryhem nga malli e mërzia
Dua të varros dertet e mia.
Dua të zhdukem nga ky dhe
Të strukem në skutat
Ku askush s'më njeh.
Por, këtë nuk mund ta bëj,
Si të zhdukem?
Ku të strukem?
Në rrugë shoqen time e takoj
U ndala me të të bisedoj
Desha të flas për hallet e mia
S'më la hapësirë,
Ajo e para filloi të qajë nga mërzia.
Në fytyrën e saj
Shoh vetëm dëshpërim
Por, si duket lotët
Në mjekrën e saj kishin lënë takim
Atje bashkoheshin e bëheshin një,
Ajo s'mundte t'i ndalte, jo!
Shoqja ime, ti mos qaj,
Dua të bëhem zjarr
T'i thaj lotët në faqet e saj,
Sa qëllim të pastër ne mendje ke
Në zemër e padjallëzuar je!
Dua të të ngushëlloj,
Nga ta marr atë guxim?
Dua të të gëzoj, por...
Këtë fjalë s'mund ta gjej në fjalorin tim.
Oj shoqja ime
Lotët e tua në Ditën e Gjykimit
Me gjakun e shehidit do të vlerësohen
Sakrificat e tua
Me shpatën e Hamzës,
Me vepra në peshore
InshaAllah pas ebu Bekrit je
Mos u dëshpëro!
Allahun me vete e ke.
Të flas për çastet
Kur trillonim ndonjë gjë,
E pastaj qeshnim në zë.
Lotët ...
Të tepërt e ndien veten në faqet e tua
U larguan,
Buzëqeshjes radhën ia lëshuan.
Sa e bukur dukesh tani
Edhe lulet të kanë zili
Fytyra jote
Shkëlqen më shumë se hëna e dielli,
Diamanti humbi shkëlqimin para syve tu,
Mundohem të të paraqes
Por,...s'kam fjalë me të përshkru.


Sadete SULIMANI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Miku im


Këtu afër pata një mik
Në këtë qytet i cili fund nuk ka
Ditët po ecin, javët fluturojnë
Deri sa të kthehesh, viti kalon

Assesi mikun ta vizitojë
Edhepse çdo ditë në të mendojë
Plot dinamikë e ashpër kjo jetë
Obligimin po e bëjmë adet

Tash vajtoj kohën kur rrinim së bashku
Gjithnjë të hapur kishim konakun
Ai vinte tek unë, e unë te ai
Por atëherë ishim që të dy të ri,
Tani jemi t’nxanun dhe të lodhur shumë
Nga loja e dalldisur, që nuk paska fund
Të lodhur nga tentimi, për t’fituar shumë
Se syri i njeriut nuk ngopet kurrë

"Nesër them në vete" mikun do të vizitoj
Dua t'i tergoj se në të mendoj
Por e nesërmja vjen dhe shpejt kalon
Largësia mes nesh hendekun e thellon

"Miku sot vdiq" fjalët mbetën pa thënë
Sepse me këtë botë ishim shumë të nxënë
Kjo është ajo që në fund e meritojmë
Gjënë e vërtetë nuk mund ta fitojmë

Adnan AMETI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP