Pjesës së zemrës sime merhumit, Burahaneddinit

>> Saturday, August 15, 2009


Biri im! Ti shkovë pranë mëshirës së Allahut
Ti ishe shembull, unë të pata vlerësuar,
Shumica e lavdërojnë me lakmi shembullin e jetës sate,
Shkove si sepet i mbushur është e drejta jote.

Nipat e mi nur që m’i la amanet ecin shtigjeve tua,
Ecin gjurmëve të da’vetit të nurit që ti ua mbolle.
Aman mos mendo athua se çka veprojnë
Pusho shpirti im, është e drejta jote.

Ti të keqes nuk i kushtove rëndësi Burhan.
E dije se kjo botë është një shtëpi kaluese,
Dynjaja kalimtare kujt i solli fitim dhe ngritje.
Rri rahat në varrin tënd është e drejta jote.

Jeta jote ishte e programuar, ditën e kishe përplot,
Në këtë botë nuk i dihet e djathta dhe e majta,
Ti më tejkalove edhe mua biri i babës.
Atje qëndro i qetë, është e drejta jote.

Çdokush ishte lakmitar i jetës sate sistematike,
Pasi u martove e mësove Kur’anin përmendësh,
Gjithmonë vraponje që të takoheshej me përjetësinë,
Fluturove tek I Dashuri, është e drejta jote.



Mua nuk më theve asnjëherë biri im.
Padyshim se Allahu të mundësoi këtë, ty.
Më në fund e mori afër vetes robin e vet të devotshëm.
Mund të bëhesh i qetë, është e drejta jote.


Ti u bëre hafëz në kushte shumë të rënda.
Islamin e jetove jo vetëm si një fjalë të thatë.
Sigurisht se melaiket ishin ato që të ruanin.
Fluturo nëpër Xhennet është e drejta jote.

Ti je i dashuri i Allahut, biri im krenaria ime,
Shkove i pagjynah, kjo është bindja ime.
Unë jam babai yt, më i madhi shan.
Qëndro i qetë biri im Nur, është e drejta jote.

Në këtë kohë të fitnes ti shpëtove i pastër,
Unë jam i sigurtë se ti kalove pa sualë,
Xhenazeja jote ishte e pastër dhe buzëqeshur ashtu sikur që jetove,
Fluturove në Xhennet, është e drejta jote.

Kur të mbështollëm me qefin qajtën qiejt,
Ata nuk qajnë kur shkojnë mushrikët,
Ty të presin në Xhennet pallate të ndryshme
Atje jeto i gëzuar, është e drejta jote.

Jeta jote plotësisht ishte një jetë e përsosur,
Në punët tua nuk e kishe asnjë punë më të vogël bajat,
Në jetën e berzahut, pusho nën Nur (dritë),
Atje inshaallah shihemi evlad.

1998 Babai yt Abdykadiri.


Përktheu: Dr. Hatixhe Ahmedi


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Vula e fundit

>> Thursday, August 13, 2009

Kush mund ta thotë atë mrekulli
Me fjalët e botës që po kalon
Kush mund ta këndoj atë lavdi
Me nota të përherëshme të parajsës
Kush mund ta pikturoj atë bukuri vizëlluese
Mbi të gjitha manifestime
Kush mund ta krahasoj atë shkëlqim
Në mesin e të gjitha krijesave
 
Dhe retë që bën hije flladitëse
Dhe prifti I cili e puthi atë vulë
Dhe devetë të udhëhequra nga tregëtia jote
Dhe hëna e ndarë me vullnetin e Tij
Ka miliarda zemra që ndërtuan foletë e tyre
Ka miliarda shpirtëra që gjëten pushimin e tyre
Me veprat e tua që ushqejnë besimin tonë
Me emrin tënd që shëron grykësinë tonë
Fahredin SHEHU


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Hemoglobina blu

>> Monday, August 10, 2009


Neve na janë prerë dy masa shpirti
Të palohen në trupin që po e ngasim
Lartësia e dhimbjes dhe klithmës
Është e njëjtë si tek mashkulli ashtu
Edhe tek femra dhe ajo është pa gjini
Si jeta
Gjuha sërish bëhet nyje e s’mund ta
Thotë sa kushton një jetë vuajtjeje
Për dashurinë e cila nuk ka gjini
Si jeta

Ne kemi hemoglobinën blu sepse duam
Ta themi këngën e palloit e të pushojmë
Në zemrat të cilat nuk kanë gjini
Si jeta
Fahredin SHEHU


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Ajin Shin Kaf

>> Saturday, August 08, 2009


Tona harfet e kaninatit
Mësova me qejf ja Allah
Tona noktat i rendita
Xherdanin bona për Havën teme
Ta rendoj me secillën nyje
Ta puth me ton kyvetin e mashkullit
Ta shëroj plagën e moçme t’insonit
Të belbzoj tue përmend emnin
E saj qi m’hap bab-in esrar
Me e shtrydh kalbin tem
Musht dashnie me prodhue
Me mush kupa prej lale
E me pi derisa orës i thyhen akrepat
Derisa dielli ulet e hana çohet
Derisa bohem fani dhe s’d
iA jam apo nuk...
Fryma e Tina veç puhi n’tokë
Apo veç ni syret xheneti
Mushur me dashni.

Fahredin SHEHU


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Katër fryte

>> Friday, August 07, 2009


Mona është mbarsur nga jashtë
Mban katër fryte femrore
Mes gëzimit të sajë dhe Viktorit qëndron
Në të zeza mbeshtjellur
Me rrudha në fytyrë
Trupkërrusur Frika
Që mbolli farë gjembore
Në truallin prej humusi
Eshtrash të thyer të shpresave virgjine
Ajo frikë ka nga mjeku
Një vrasës embrionesh
Dhe gëlltit lotët e ngurtësuar si gurë gocani


Fahredin SHEHU


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Po flet ZEMRA

>> Thursday, August 06, 2009


Zemra sot po flet
Po pyet se ku mbete
Trembet se ku ke shkuar
Pse djalin e ke lënduar
Pse je larguar
Pse pa lamtumirë ke shkuar
Shpirti sot po qanë
Zemra po pëlcet
Pse ti ike moj e bukur
Kurrë s’ke për t’u harruar
Pres të të takoj një ditë
Errësirën të ma bësh me dritë
Të them një fjalë
Të dua se të kam përmallë
Po të takoja një ditë në rrugë
Do të them se qenkam çmendur
Të vdekurit nuk takohen këtu
Por në botën tjetër
Të lutem o Zot
Ta takoj në amshim
Në mes hyrive
Ajo të më bëjë dritë.

Hevzi ZEQIRI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Ditët

>> Wednesday, August 05, 2009


Koha lozi qetësisht
Në mbretërinë e dëshpërimit
Në jetën e fjalosjeve
Ditët bëhen mëkat
Mure të vetmisë
Turpi botës që të zë
Nga zhurma oqeanit
lindi një filiz


Sejhane MEHMETI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Shtrini duart e vëllazërisë


Mërzinë hiqeni, flakeni gjithkund
Të rrojmë një ditë të bardhë
Ejani, mblidhuni e duartë shtrini
Së bashku t'ia themi pa fund
Ulini shpatat, penat ngrini
Mësyejani dijes, xhenneti do mund.
Le të ngrihen mbi shtiza flamujt e dëshmisë
Asgjë përmbi ta në qiell të mos shihet
Le të dëshmojn qartë njësinë e Perëndisë
Ngrijini, valoni, kush është Zot të dihet!



Argjend XHELILI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Jehona e ezanit

>> Tuesday, August 04, 2009


Jeho, jeho o Ezan...!!
Hyr thellë në zemrat që flejnë,
zgjoi nga gjumi dhe iu thuaj:
“Unë ju thërras të ju shpëtoj!
Ngase këtë edhe obligim e kam,
pra, në shpëtim t’ju thërras!
E atëherë vallë, si mundet të mos më përgjigjeni?!
A mos mendoni
se gjumin e keni më afër se sa vdekjen?!”
Jo jo! Ndoshta këtë e shohin vetëm ata sy
që shohin e nuk kanë dritë!
Por jo edhe syrtë e një besimtari!
Ai e ndjen në çdo moment
egzistimin e Krijuesit,
Egzistencës...!
Ai sheh me Dritën e Allahut,
e dëgjon lapsin që shkruan emrin e tij,
mu si shkruaj unë tani!
Ai edhe kur mllefoset,
strehim kërkon vetëm tek Ai!
Tek I Cili edhe do të kthehet!
E meqë e di dhe është të bindur në atë kthim
Padyshim që e gjen edhe lumturinë...!


Semra HALILI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

N‘e babiit, quus, papaa…!

>> Monday, August 03, 2009


(Kushtuar mbesës sime Anisës)

Pas një përqafimi e përshëndetjeje mallëngjyese,
Tani më po niseshim me veturë
Për t’i shpënë në stacionin e autobusit,
Nga ku do t’i përcjellnim për në gyrbet!
Tek sa ime më i shihte me lot në sy
Tim vëlla dhe nusen e tij,
e nipin dhe mbesën në veçanti,
dhe tek sa largoheshim nga sytë e saj,
çupëza e tim vëllai, që rrinte ulur
prapa në veturë, bashkë me mua,
ngriti dorën e sajë të njomë, të bukur
e të bardhë mu si bora,
përshëndeti time më duke i thënë:
“ N‘e babiit, quus, papaa…! “
Ahh, ç’mallëngjim më ngjall ai zë
Aq i kulluar e i pafajshëm i time mbesë!
Edhe pse s’e dinte ç’ishte ndarja dhe as që e kuptonte
Por ajo, atë, e ndjente…!
Hutia e ndjenjës së përzier,
Sikur i ngjalli pakëz frikë…!
Sepse duhej të ishte e gëzuar,
Meqë përshëndeste “ n’e babit “ si çdo ditë,
Kur, të luaj, musafir apo natën në gjumë të shkonte
Përshëndetja e sajë, time më e gëzonte!
Ndërsa këtë rradhë s’mbeti as e gëzuar as e lumtur…
Ngase s’i kuptonte lotët e nënës sime që ia pa në sy!
E buzëqeshja e saj ëngjëllore, zëri i saj i ëmbël
Dhe dora e saj e bukur dhe e pastër i mbeti e ngrirë…!
Po ç’të kuptojë ajo krijesë e Zotit, aq e pastër,
Aq e çiltër e aq e njomë, akoma pa bërë tri vjeçe?
Ajo vetëm ndjenë dhe ndjenja përcjellë,
Është e tëra një zemër më vete…!

Dritan SKENDERI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP