M’BESO PASHA TË MADHIN ZOT!

>> Friday, September 04, 2009


Këmbëzbathur pamëshirshëm

Shkele mbi shpirtin tim të virgjër

Dhe në mua mbetën vragë

Që hapën një jetë dënese...



Dëshirova në ëndrrat e mia

Sytë e tu të jenë shkëlqim

Rreze dielli sall për mua

Pasha të Madhin Zot!



Me shpirtin të bezdisur

Ta fala buzëqeshjen

Më të pastër se qielli

Pasha të Madhin Zot!



Vdekjes nuk ia kam frikë, jo

Rrugëtoj me të dorë për dore

Çdo ditë e natë deri në amshim

M’beso pasha të Madhin Zot!



Një mëngjes në vjeshtën e vonë

Do të udhëtoj dhe unë drejt perëndimit

S’bashku me shumë shpirtra tjerë

M’BESO PASHA TË MADHIN ZOT!

Xheladin HAMZA


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Pse kështu


Pse kështu njerëzit
E vështirsojmë jetën
E pastaj ankohen në kohën
E jo në vetveten

All-llahu thotë
Mos e shajë kohën
Se koha jamë Unë
Mos e ngarko veten
Me barrë që smund

Njeriu ska besim në vetvete
Është bërë laik
Me gjëra të kota
Mundohet nga vetja të hik

Rrespekti ka humb
Në përgjithësi
Më shum ka vlerë kafsha
Se sa një njeri

Prindërit nuk emrohen si duhet
I biri uthotë plaku e plaka
Keni frikë All-llahun
Thuaj Nëna ,Nëna,Nëna e Baba

Mos u habitni kur dimrit
Dëgjoni bubullimën
E në mesin e verës
Ndërrohet koha na bëhet dimër

Kjo ndodhë dhe ka ngjarë
I huaji emërohet vëlla
Vëllau llogaritet shkja
E huaja thirret motër
E për motrën vend nuk ka

Pse kështu?

Përgjigja është evidente
E shohim por e refuzojmë
E vërteta na dhemb
Dhe nuk e pranojmë

Largohemi nga e vërteta
Të kotës I bëjmë nderë
Besimi gati është zhdukur
Morali nuk ka vlerë.


Adnan Ameti


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Iftari 14


Zoti njerëzit të njejtë nuk i bëri,
Edhe pse kishte fuqi e mundësi.
Ai është më I Madhi, Ai është më me fuqi!
Të ndryshëm i bëri, më të mirë e më pak të mirë,
Që tanjohin e ta dinë se:
Ai është më I Madhi, Ai është më me fuqi!
Namaztarë e mohues, falënderues e lakmues,
Për dunja e ahiret njerëzit i ka ndarë Ai vet.
Ai është më I Madhi, Ai është më me fuqi!
Edhe sikur të ishin të njejtë e jo gabimtarë,
Ai do ta shkatërrontë këtë botë,
E do të silltë gabimtarë e pendues.
Ai është më I Madhi, Ai është më me fuqi!
Meqenëse nuk jemi të njejtë,
Cili do të jet më afër Tij?
Ai është më I Madhi, Ai është më me fuqi!
O njeri, oj krijesë e bukur ku je ti?
A dëshiron të jesh pran Tij?
Njëra prej rrugëve është agjërimi.
Ai është më I Madhi, Ai është më me fuqi!


Hevzi ZEQIRI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

FLISTE ME ZEMËR MERRTE FRYMË ME DHIKËR

>> Thursday, September 03, 2009

FLISTE ME ZEMËR MERRTE FRYMË ME DHIKËR




Jetë martiri, shpirt shehidi,

Vuajtje në trup, dhikër në gjuhë,

Simbol i trashëgimtarëve të pejgamberëve,

Shpirit dhe zemra e epopesë palestineze.


Yll i ndritshëm në horizontin e turbullt,

E mbushi me iman vatanin e shenjtë Kudsin,

Me Hamasin e lartësoi fjalën e Allahut,

I futi frikën në palcë kështjellës së kufrit,

I ngritur nga të humburit për të mallkuarit.


Keenesti i mallkuar kurth çdo ditë i përgatiste,

Por i madhi me dështim i shpërblente,

Shehu i madh, më i madhi i kohës së tij,

Belbëzonte ëmbël: “IJAKE NA’BUDU UE IJAKE NESTEIN”


Djema mbroni truallin nga i cili u ngrit në qiellin e shtatë Resulullahu (s.a.u.s),

Na i ka lënë amanet Umeri (r.a) si obligim nga Allahu,

Zemra i rrihte fort, sytë e përlotur e i dridhej trupi i bekuar,

Ah sikur të kisha mundësi në vinë e parë me të të kisha luftuar.


Armiqët e fesë së Allahut dhe Umetit të Muhamedit (s.a.u.s),

Shejh Ahmed Jasinit ia mundësuan atë për të cilën rënkoi Halid ibn Velidi (r.a).


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Iftari 13

 
Hevzi ZEQIRI
 
Shiko cepet e objekteve që të rrethojnë,
Se si duken shumë të rrezikshme.
Sikur t’u biesh me shpejtësi
Dhimbja do t’detyrojë që për një kohë
Të kërcesh rreth një vendi
Në të cilin humbesh
Dhe kurrë nuk do të t’shkojë mendja
T’i biesh prap atij cepi
Sepse dhimbja dhe kërcimi të qepen.
Kështu është agjërimi yt
Për armikun tënd të përbetuar
O besimtar.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Unioni Evropian

>> Wednesday, September 02, 2009


Dhurove botės humanizmin dhe renesansėn,

lumturi dhe progres,

qė tė gjithė tė gjejnė shansėn,

kushė pėr bukė mos tė vdes,

II. Zbulove vlera epohale,

njerėzimit me i ndihmu,

rrumbullakėsove projekte kapitale,

tė gjithė para me shku,

III. Nė ty lindėn gjeni,

me pėrarėdhėje tė thyshėme,

botės i dhan fuqi,

pėr tė pėrballu problemet e ndryshėme,

IV. Pas dy luftave botėrore,

Kur, disa miliona njerėz psuan fatėkeqėsi,

po, tė shkoj pėr dore,tė themeloshė,

tė thėngjillit dhe ēelikut Bashkėsi,

V. Dhe, s`bashku me themelet e progresit,

qė vuare nė Rromė,

ishe dhe pjesėmarrėse e progresit,

qė njė religjion

kė tė europės tė shkatėrronė,

VI. Kur hoqe qafe komunizmin,

Pse, planeta nuk realizoj dotė,

Ushtrove pėrsėri fashizėmin,

ndaj popujve, qė si Ti nuk besojnė nė Zotė,

VII. Bkotėn e shqetėsove,

Kur fute hundėt nė Ballkanė,

Transparent qėllimin tregove,

se je ajo qė je kanė,

VIII. Sheshazi u zbulove

Se je "faktorė", vetėm pse ke pare,

Tani, edhe nė vendėbanim nau bashkove,

tė na ndihmshė tė dalim fare,

IX. Si "vlerė mė tė larėt bashkėkohore",

nė EU pėr tė pas vendė,

Tė arrijm shkallė tė larėt kulturore,

na mėsonė tė flejm me qenė,

X Nė EU nuk na pranoni tė hymė,

Njė "kulturė pa pėrvehtėsuarė",

qė mashkulli me mashkullė tė ėshtė i shkėrdhymė,

E ajo tė ėshtė pėr tė gjithė normė e ligjėshmėruarė,

XI. Tani nuk ndieni pėrgjegjėsi,

ata Gey me i sheruar,

Por nxijerrėni ligje tė ndryshėme,

smujėn me ua sigmatizuarė,

XII. Nė vend qė tė investoni,

shėrimin pėr ta zbuluar,

ju "drejtėsin" e angazhoni,

pėr jetė me i m`vehtėsuarė,

XIII. Shekulli njizetė na iku,

dukė kėnduar kėngė proletare,

Nė fund tė atij shekulli na futėt nė lufėt,

me nji qėllim, qė tė na qitni fare

XIV. Tėr shekullin njizetė,

e luftuam komunizmin,

Tani, mos ndieni lezetė,

tė inkarnoni fashizminė?.


Mustafa Hoxha


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Allahu është pa fillim

 
Adnan AMETI
 
Ai ekziston pa filluar amshimi
Ku para tij nuk paramendohet
Kurrfarë ekzistimi
Ai krijoi çdo ekzistim
Të gjithave Ai u paraprin
Allahu është pa fillim
Pa mbarim…


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Amaneti

 
Adnan AMETI
 
Djemt dhe vajzat e mia
Mos bëni ndasi në shtëpi
Se edhe pas jush
ajo do të mbetet aty
Kujtohuni gjatë ngrënies
Se dikush është I uritur
Hapeni gojën njësoj për të vërtetën
Sikur po e hapni për kafshatën e bukës
Mos lejoni që paraja
Tua kaloj me vlerë
Bëhuni të mire me ujin
Përkujtoni mundin e nënës
E cila me ujin ju solli
Shpëtoni rrezen e mendjes suaj
Se nuk ka kësi lloj zbulimi
I cili ju meson të jetoni pa dritë
Ushqeni mirësinë
Ushqeni bukurinë
Ushqeni dashurinë
Udhëtoni
Mësoni gjuhët e popujve
Aty ku të rastisni
Por kthejuni prap rrënjës
Në prrockën e burimit tuaj
Prekni fjalët tuaj me dorë
Mos u hasmoni me natyrën
Silluni mire me të
Silluni mire me njerzimin
Përkujtoni
Se keni vetëm një krijues
Dhe tek Ai do të ktheheni
Dhe ska asgjë më shumë vlerë
Se të jetosh me besim e nderë.
Se gjithçka I mbetet botës
Largohuni prej të kotës
Se mjaft toka na ka ushqyer
Vjen koha të bëhemi ne ushqim I tokës


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Iftari 12

 
Hevzi ZEQIRI
 
O shpirt i madh me margaritar plot,


Kur të pa një i madh u frikësua shumë.


Që me madhësinë tënde kishe zënë horizontin,


E me punën tënde je më afër Zotit.


Sikur të shihje sofrat e muslimanëve,


Se si sot bëjnë iftare me plot bereqet,


E nuk mendojnë shumë për fqiun e vet.


E të t’pyeste Krijuesi se ç‘farë ke parë,


Për të t’dhënë një urdhër të prerë,


Që ti ato nuk din t’i kthesh.


Për t’i shpërblyer apo denuar


Besimtarët rreth sofrave të tyre.


Lutemi që të jemi në listat e urdhërit të parë,


Që të shpërblehemi me të mirat


E të vetmit Zot, Krijuesit, Mëshiruesit.


O shpirt i bardhë e i madh,


Lutu tek Zoti yt që të na falë.


Të na udhëzojë në të mira,


Nga e keqja të na largojë,


E për fqiun varvanjak dorën ta lëshojmë!


Lutu për ne e na bëj një nderë,


Se All-llahu lutjen e t’sinqertit nuk e kthen.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Iftari 11

>> Tuesday, September 01, 2009

 
Hevzi ZEQIRI
 
Dhjetëshi i parë i Razamzanit
O vëllezër shkoi
Kush punoi fitoi
E kush ndenji çka mori
Flladin e iftarit të gjithë e presin
Me kënaqësinë e madhe
Mundohen të keqijat t’i vdesin
Sikur të ishim në një botë tjetër
Në xhennetin e Firdeusit.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP