Perrojve Te Sharrit

>> Saturday, December 30, 2006


Shpirti kërkon ledhatine,

I freskuar me ujë Krijuesi,

Bucitet mali nga gjithesia,

Duke formuar ushtrine e ndjenjave.

I lidhur pas fjalëve pafund,

Pres ftesen për ne Parajse,

Si ujë loti rrjedhe kenaqesia,

Me devotshmerine ne Perjetesi.

Oj lule e bekueme,

Me arome kendjellash,

Eja te bashkohemi ne psheretit,

Si lulevjollce thërret shpirti,

Qetesi, qetësi, Perronjve te Sharrit...


Hamdi Nuhiju


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Sharri Dhe Bukurite e Tij


aty ku zemra gjene qetesine,

dhe me ledhatine e jetës kërkon meshire,

nuk harrohet dot Krijuesi,

për këtë krijes magjike.

njerëzitë harrojnë vlerat,

ne peshojat e imanit ato kanë vend meritor,

bukuri natyrore ne nenqiellin arbenor,

gjithmonë i peshuar, me peshoja për ne xhennet...

cicerrimat e bilbilave,

dhe era e lehtë pa tis,

me nxite ne meditimin,

ne perkushtimin All-llahut tim...


Hamdi Nuhiju


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

QENESIA


Zoti boten krijoi

vendstrehim per ty njeri

te dashurosh vdekjen njejte si jeten

te kalitesh ne gjithesi

vepra jote po shendrrit

zemra jote po venit

e harruar ne kenaqesi

melhem i dukshem ne fizionomi

krijojme vlera ne fshehtesi

kryejm obligimet me perpikmeri,

fjalet e All-llahut me endje i mesoj

jam musliman o sa bukuri


Hamdi Nuhiju


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Simbiozë Mendimesh


kur te gjithe mendojne rreth historise
aty nuk gjendet historia,
lehtesojne brengen e zemres,
me nje hasmeri ne ideologji...
te cmendurit jetojne gjate,
njejte si ne kohen e dardaneleve,
ndizem flake drejte ujit te turbullt,
per nje vend ne orendine time...
kur shkrimtaret flasin me tutoresi,
dhe marrin persiper barren e historise,
aty nuk gjendet shpetim,
e gjithe bota ne nje thes...
agallaret e shekullit XXI,
me rroba te mendafshta sulmojne,
si femijet ne kopshtin e kafsheve,
cuditem nga kjo fizionomi...
koncepti i frikes,
lind nostalgjine,
ruaju nga poltronet,
me vetveten ne gjithesi...
kam filluar te dashurohem,
thelle ne sufizmin tim,
te izolohem nga budallakija,
nje nocion i shekullit XXI...

Hamdi Nuhiju


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Nje Refleks ne Dolli


i etur pas kenaqesise,
si nje hormon i lindur ne fshehtesi,
te fton ne betejen e shkronjave,
ne kete kohe te ndjenjave...
harrohem me kohen,
per hir te dashurise,
nuk mundem te jetoj ne qetesi,
pa ty o All-llahu im...
dola afer diellit,
qe te ndjej nxehtesine,
digjem , vyshkem ne erresire,
per hir te refleksit tim...


Hamdi Nuhiju


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Vallja e Djajve


si monstrum i lindur,
i hedhur pas fshehtesise,
kerkoj ne cdo skaj erresire,
e vet jam exhin.
mashtruam besimtaret,
kendoni o vllazni,
do mashtrojme veten,
thote kryeplaku i shtepise..
diten e gjykimit ,
jemi te nencmuar,
mallkimi i All-llahut,
ne cdo pjese do na bjere.
All-llahu ju shkaterroft,
per rrugen e devijimit,
pendimi i vonuar,
nuk ka me vend...
krijesa te nemura,
ne bjeshket plot erresire,
vraponi pas botes,
si i cmenduri pas dashurise.
do te vij dita edhe per ju,
ne thellesine e brenges ,
idealet e juaja,
shkak per ne xhehennem...

Hamdi Nuhiju


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

I HIRTË


i vetem njejtë si kur u linda
ne pragun e gjethes se vjeshtes
mu kujtua ai moment i deliresise
fshehtesi e mpleksur nga ideologu yt
i tmerruar nga ai cast u strehova te All-llahu im
e ti si muzg e fshehur
brenda streseve te kenaqesise
mahnitem me aromen e xhennetit
e cila me fton ne vallen e luleve
aty ku brenga lind si dyshim
ku vyrtyti nostalgjine kerkon
eja e dashur te bashkerendojme ne xhennet
Hamdi Nuhiju


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Nata e Kadrit


Nje ndezje me flet ne zemren varrë,
I heshtur para historise,
Ne kete nate te vlefshme me 1000 muaj,
Zbriti drita nga qielli i shtate...
Pishtari ndricues,
Per cdo kohe lamtumire,
I tha erresirave te gjithesise...
Ti me ndjen ne brendine,
E malli per mysafirin e shendrritshem,
Eshte si flaka ne gjithesi,
Shperthim i madh i iluzioneve..
Me naten e kadrit,
Drejte All-llahut tim...

Hamdi Nuhiju


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

IFTARI


Ne cdo mes ku depertojne ndjenjat,
dhe kenaqesia hudhet ne meditim,
ku engjujt kuvendojne per besimtaret,
e harrojne botekuptimin e qenies njeri...
Moment fascinues,
i bukur me bukurine,
te therret o njeri,
iftari ne thyerje te gjithesise...
Te dashurit per hir te All-llahut ,
strehohen ne xhennet,
agjeruesit e Ramazanit,
arrijne lartesite....

Hamdi Nuhiju


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

ZEMRAT


Gjithkush vesht e ka marr sot,

Se Kosova s'asht pa zot;

Se aty lejn djem petrita,

Djem t' shkelqyeshem porsi drita,

Porsi drita ne mengjez

Per kosoven barut ndez.

Thone se lufta mbram ka plase,

Ne Kosove atje ne Prekaz;

Ne Prekaz te Jashari,

Pa meshire kulles ju vu zjarr…

E shkjau mire vesht ta marr,

Se Oso Kuke asht cdo Shqiptar.

Cdo Shqiptar qe beson Zotin,

Ai me grusht e hane barotin.

Pusho I qete Azem Galica,

Se per trimri kala Drenica!

Krenohen malet dhe fusha,

Buzen ne gaz Shaban Palluzha.

Per Deshmorin vdekja s'ka,

Per te mposht vdekjen air a…

E kushtrimi gjithkah kap,

Porsi dielli rrezet hap…

N' kambe cue djemet e Kosoves:

Prizrend, Drenic e Gjakoves,Llap, Vushtrri e Gjilan…

E secili si Kapetan.

E te gjith si djem Zane,

Se ata jane djemet e nji Nane,

Se Shqiptarija asht Prindi:

U C Keja aty lindiN' Bjeshke t' Namuna ju dha gjini;

E shpertheu si gufon Drini.

Drita s'shuhet kurr Shqiprise,

Djemet e saj yje te burrnise!

Ne Kosove , Shqipni e gjetk:

Vdekjen bane dhurate per jete.

E te gjith pergjigj kushtrimit,

Drejt Kosoves pa far ngurrimit.

E jehona rrebet ushtoi…

Kapi kukes e Tropoje…

Ne Euvrope e Sh B AaDjemet e Shqipes gati ba…

Ne Misir e atje ne TurqiMal te Zi , Maqedoni,

Per Vatan ndeze shkendi,

Drejt Kosoves me qefin n'gji.

Lane femij e gra shtatzane

Qe Kosoves me ju gjet prane.

Me plot gajret ata i lane,

Ky asht fruit I pemes Iman.

Se dashurija per Vatanin,

Memedhe e ka Imanin.

Si stuhija me turr fryKah Kosova drejt kane msy…

Djemet e Shqipes kah kalojn;

Bjeshket e Namuna fort ushtojn;

Me te thane mendja n'darsem shkojn.

Ata shkojn ne beteje t'lirise,

Qe I hap rrugen pamvarsise!

Se cka dhuna e gllabron,

Vetum forca e cliron!

Madhnu qoft i Madhi Zot,

Qe Kosova e lire asht sot!

E kushdo qe na ndihmoi

Ne kujtese tone gjithmon do rroje.

E ata qe Deshmor rane,

Amanet na e kane lane:

Mos te harrohet kurr jetimi,

Se ne beteje i ka ra Prindi.

Invalidin most a harrojm,

Motrat veja mos ti harrojm.

E kush ende n'burg …ka mbet,

Ju urojm kethim te shpejt.

E Kosova I therret te tane:

Masa te gjana, politikan…

Qe te arrihet Pamvarsija,Qart kerkohet:

Ndershmerija,Pjekuri,pune,harmonija.

Gajlja Lokes do ti ike…

Kur t'ju shofin: Republike.

Ta dijn Miq e Dashamir:

Per te gjith do t'jete ma mire.

Ne fund e mbyllim me dua:

Per Atedhe Deshmor kush raMekam ne Xhennet ka me ju ba!

E per jete Kosova te rroje

Me burrni Histori shkroi!

E kto vargje i shkroi Burhani,Jabanxhi, jetim Zamani.


Burhan Fili


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP