Ate Dite

>> Sunday, December 31, 2006



Atë ditë

Do të flet syri

Për gjërat që ka parë

Për të mirën e të keqen

Për shikimin e shpërlarë

Atë ditë Do të flet veshi

Për dëgjimin në këtë botë

Për t'lejuarën, për përgjimin

Madje për çdo fjalë të kotë

Atë ditë Do të flasin

Edhe këmba e dora tok

Për çdo hap që është bërë

Për çdo goditje pa nevojë

Atë ditë Do të hesht gjuha

Ajo foli në këtë botë...

Kur të shkapërderdhen yjet

E të qahet qielli

Kur të përzihen detet

E të humb shkëlqimin dielli.

Kur të dridhet fuqishëm Toka

E të shemben malet

Kur të humb bukurinë agimi

E të trazohen varret.

Kur nëna të braktis fëminë

E jetimi të kërkon hakun

Kur tirani të ulurinë

E dëshmori të ndalë gjakun.

Atë ditë Do të flet zjarri

Atë ditë Do të sundon vapa

Atë ditë Ah, atë ditë Atë ditë

Nuk ka kthim prapa.


Hasan Baftjari


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Në dashtë Zoti



Nastradini ish qetuar

Dhe po rrij duke mejtuar;

Po përnjëherë u xgjua,

Së shoqes i tha:

"O grua,Nesërë jam për në veshtë,

Se s'kam vatur këtë vjeshtë,

Sindëkur vinja qëmoti.

"Plaka tha : "Në dashtë zoti."

Nastradini i tha :

"UnëS'e këllas zotnë në punë,

E shoh vetë punën time,

E nuk e vë nër mundime,

Që të doj' a të mos dojë,

Se nukë më flet me gojë.

"Kështu the, o jetëgjatë!

Papo u ngrite me natë,

More shportat e gomarë,

Po s'të vate udha mbarë!

Për rrush del njeriu i mjerë

E sjell shkarpa shumë herë.

Gjithë bota po punonin

E udhëtë po ndrejtonin.

Nastradinë kur e panë,

E zun' e më nuk e lanë:

Gjithë ditën gur' i gjori

Mbajti edhe pagë s'mori.

I këputur, i drobitur,

I lodhur, i kahënitur,

Natën në t'errët u kthye,

Me pluhurë mbi qyrdye!

Erth më der' e trokëlliti,

E shoqja nga shkalla xbriti,

Tha : "Kush ësht' aty më derë?"

Pa tha Nastradin' i mjerë:

"Në dashtë zoti, jam unë,

Që vajç' e s'bëra dot punë!"

Pa më nesëret një fqinjë,

Q'ish i varfër e pa linjë,

Erth e i kërkoi gomarrë,

Duke thënë ca më parë:

"Jemi pa buk' e pa ngrënë,

Në mulli drithë kam shpënë,

Gjer më tani është bluar,

Po s'kam kafsh', o i uruar.

"Nastradini, pa mejtuar,

Tha : "Për dru e kam dërguar,

Ka vaturë që me natë,

I varfëri veshgjatë.

"Ajy tha "e kam dërguar",

Gomari palli në quar!Fqinja tha :

"Pse më gënjeni,Të drejtënë s'ma rrëfeni?

Ja se ku pëllet gomari,

Qysh e ka marë druvari!

"Nastradini tha :

"S'kam parëKshu, të besojnë gomarë!

Me fjalën time s'je nginjur,

Që jam sot plak e i thinjur,

Po dëgjon gomarrë ç'thotë,

Q'është pa mënt e flet kotë.

Njeriu që dëgjon gomarrë,

S'e ka punën mbroth e mbarë.

"Kështu tha, po të vërtetën

E thosh gomari, të shkretën.


Naim Frasheri


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Perëndija




Ç'sheh, është zot'i vërtetë,
Ç'dëgjon, është zër'i tija,
Gjithë ç'ka e s'ka në jetë,
Eshtë vetë perëndia.

Mos shiko valëtë p'anë,
Mos të gënjenjë rremeti,
Të tëra një burim kanë,
Gjithë ngrihen pej një deti.

Në det të math e të gjërë
Çdo valë që të sheh syri,
Atje është deti tërë,
Po valëtë mirë qyri.

Kur ta zësh gjënë të bërë,
Esht' ashtu me të vërtetë,
Po ta vësh re gjat' e gjërë,
Esht' ajy bërësi vetë.
Dhe kush flet edhe ç'gjë flitet,
Ç'duket e s'duket në jetë,
Dhe kush sheh dh'ajo që shihet,
Zot' i vërtet' është vetë.

Se e tërë gjithësia,
Që nuk' i gjëndetë fundi,
Eshtë vetë perëndia,
Për atë s'ka vënt gjëkundi.

Eshtë në shesht perëndia,
I verbëri s'munt ta shohë,
Ajo është gjithësia,
I dituri munt ta njohë.

Pe një lulezë kur shohim
Dhe të vëmë re një fletë,
Me dituri munt ta njohim
Q'atje 'shtë zot' i vërtetë.

Eshtë në shesht perëndia,
Sicilido munt ta njohë
Po s'e mbuloi e padija,
Njeriu tekdo munt ta shohë.

Kush do ta shohë të tërë,
Të shohë mirë njerinë,
Vethen' e tij re të vërë,
Atje e gjen perëndinë.

Dhe parajsi dhe skëterra,
Dhe engjëlli edhe djalli,
Edhe gjithë ç'ka të tjera,
Janë brënda tek i gjalli.

Ajy që ka mirësinë,
Ka perëndin' e të mirat,
Edhe kush ka djallëzinë,
Ka djallë e ligësirat.

Më çdo anë e kërkova,
Thashë: ku 'shtë perëndia,
Po më pasdaj e mësova,
Qënke ndaj mej' e s'e dija.

Kërkonja gjetkë ta gjeje
Zotn' e math e të vërtetë,
Ajy qënëkej ndaj meje,
E paskësha unë vetë!

Me fjal' e me agjërime
Nuk e gjen dot perëndinë,
As me kreshm' e me kungime,
Si punojn' ata që s'dinë

Trajstën' e ke plot me bukë,
Edhe hiqesh si i mjerë,
Dhe ke zën' e thua nukë,
E lipën derë më derë.

Eshtë ndaj teje i gjallë,
Ti e kërkon nëpër gurë,
Në të rrem' e në përrallë,
Andaj nuk' e gjen dot kurrë.

Pa s'vdes kurrë perëndia,
Po kush vdes në jetë vallë?
Gjë s'vdes, sepse gjithësia
Eshtë gjithënjë e gjallë.

Qeshë diell, ishnja hënë,
U bësh' uj' e balt' e erë,
Yll e zok e dash kam qënë,
Pa dhe njeri shumë herë.

Sa det i math e i gjerë
Edhe sa mijëra valë!
Sicil atje do të bjerë,
Prapë soje do të dalë.

Mijëra shpirtëra ngrihen,
Bijen mijëra të tjera,
Vjen dimëri, lulet pshihen,
I nxjer prapë në shesht vera.

Nj'është, po ka shumë ngjyrë,
Duket sikur s'ka të ngjarë,
E sheh fytyrë-fytyrë,
Po 'shtë i njëjt' e i pandarë.

Ajy është trëndafili
Edhe gjëmb' i trëndafilit,
Ajy është dhe bilbili,
Ajy dhe zër' i bilbilit.

Mos shiko ç'rrobë ka veshur,
Eshtë brenda vet' i qetë,
Syr' i t'urtit e sheh xhveshur,
Veç ati s'ka gjë ndë jetë.

Zoti është gjithësia,
Ajy është gjithë ç'janë,
Po kush njeh vethen e tija,
S'e kërkon më tjatër anë.

Dhe qelqeja u hollua
Dhe vena, pa u përzjenë
S'ka ven', është qelqe thua,
A s'ka qelqe, është venë.

Unë ndaj teje një pikë,
O det i gjer' e pa anë!
Të hynj brënda më vjen frikë,
Po s'hiqem dot dhe mënjanë.

Të kisha zën' e bilbilit,
Gjithënjë do të këndonja
Bukurin' e trëndafilit,
Dhe kurrë të mos pushonja.

Po ti vetë je, o bilbil,
Ti je edhe dashuria,
Ti je edhe trëndafili
Edhe bukuri e tija.

Ti je ç'është jet' e tërë,
Ti je vetë gjithësia,
Ti vetë njeri je bërë,
More fytyrën e tija.

Oh! det i math e i paanë,
Në një stamnë qysh ka hyrë?
Ajy q'është gjithë ç'janë,
U mbloth tok më një fytyrë.

Më çdo anë që shikova,
Pashë mirë që je vetë,
Të gjeta tek të kërkova,
Zot'i math e i vërtetë.

Pe trupi shpirt është bërë,
Edhe shpirti trup në jetë
Eshtë bërë, një i tërë
Gjithë ç'është, është vetë.

Paskëtaj, o shokë, kurrë
Mos kërkoni perëndinë
Nëpër mur' e nëpër gurë,
Po shihni mirë njerinë.

Zëmr' e njeriut në jetë
Eshtë vënd' i perëndisë,
Esht' atje zot' i vërtetë,
Det' i math i gjithësisë.

Ajy është gjithësia,
Edhe udh' e perëndisë,
Eshtë vetëm njerëzia,
Q'i duhetë njerëzisë.

Mer dorën e diturisë,
Pa ajo do të të nxjerë
Gjer te fron' i perëndisë,
Ndaj soje do të të shpjerë.

Esht' e vërtetë kjo punë,
Mos qëndroni n'errësirët,
Se këtë s'e gjeta unë,
E kanë thënë të mirët.


Naim Frasheri


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Paraja

>> Saturday, December 30, 2006


Mbreri q’urdheron dynjane

Qe ka vene taraphane

E i presne parane,

Ja di kimene parase

Dhe veziri, q’eshte veqil,

Ze sikur te benet’ adil

E mos thote dot kaly-kil

Ja di kimene parase

Sheh Islami, q’ep fetfane,

Qe di qitapete c’thane

Nuke kacirdis parane

Ja di kimene paraseMyfti dhe myderize

Edhe kyrra e vaize

Kane ujdisur’ iblize

Ja di kimene parase

Dhe kadiu i mehqmese

Qe rri siper sixhadese

Edhe shehu i teqese

Ja di kimene parase

Dhe pashallare, bejlere

Edhe avame te tjere

Per para apene krere

Ja di kimene parase

Kadiut ti rrefesh parane

Ters a vertit sheriane

Per para se c’e shet t’ane

Ja di kimene parase ...


Hasan Zyko Kamberi

burimi:alb-muslimstudents@yahoogroups.com


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Nje lutje Shpirtit te Shejtnueshem te Pejgamberit Tane





La ilahe il-allah
Muhammedyrr-rresullull-llah,
S'kemi tjeter t'mir ejvah
N'doresh ja Resulall-llah!

Por n'dete t'fajvet jem kah mbytmi,
Me faqe n'pluhnit po zhytmi,
Ditn' e vajit kur do t'pytmi
N'doresh...

Kur t'vie mbi njerzit skuterra
Kur t'i mbloje te gjithe menera
Prej friket t'ju bjere punhera,
N'doresh...

Kur t'na epen n'dore tefteret,
Kur t'thane nefsij nefsij tjeret
Kur t'tremben dhe pejgamberet,
N'doresh...

Gra e burra t'ri e t'vjeter
Kur t'terohen porsi leter,
Pervec teje s'kimi tjeter,
N'doresh...

Vetem ke ti asht uzdaja,
Se vec ty t'shkoje rixhaja,
Kurban t'u bafte gjith dynjaja,
N'doresh...

Ti je shembull' i gjith miresivet
Ti je ma i ndershmi i nebivet
Si elmasi n'varg t'inxhivet N'doresh...

Ti je Diell' i ditunis,
Ja ke ndricue syte njerzis
Je i dash' i Perendis
N'doresh...

Njaj Zot qi kreu qiell e dhe
N'jetet t'ate ka ba be
Ne ket grade kurkush ma s'le
N'doresh...

N'rruzullit t'dheut ane e m'ane
Ne cdo cast thirret ezane
Ty Resulull-llah tu t'thane
N'doresh...

Per ty asht krijue gjithsija
C'pare bajne lavdat e mija
Ty t'ka lavdue vete Perendija
N;doresh...

Ty t'a ka huva gjith bota
Se i ke mund besat e kota
Me shume dokumenta t'plota,
N'doresh...

Ti na e ke kendue kur anin
Ti na e ke mesue Imanin
Ti na e ke diftue dermanin
N'doresh...

Por se na at udhe nuk po e ndjekim
Pernej po vujm e po hjekim,
Prape ke Ti kryt e perpjekim
N'doresh...

Gjeti nuk kimi ku t'futmi,
N'deret t'Ate vime nuk tutmi
Se ke shume meshire pra lutmi
N'doresh...

Lutju pra fort Perendise
Si femija s'ames per sise,
Per mbretin e gjith Shqipnis,
N'doresh...

Qi t'a ruje prej c'do rreziku
T'vie galip cdo anmiku
T'shkelqeje si drite elektriku
N'doresh...

Hafiz Ibrahim Dalliu,
S'i shperpirtet far njeriu
M'ty vec tretet si qeriu,
N'doresh...


Hafiz Ibrahim Dalliu

burimi:alb-muslimstudents@yahoogroups.com


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Eja


me mungon afria yte,

heshtja jote qe me vlone,

dhe me hedhe ne kengen e vetmise,

dikur uragan e tash i mjere...

eja se te pres ne pragun e deres,

si nenlokja birin e saj,

ta shikojme njeri tjetrin,

pas shume shekujve largesie...

gjurmet e madherise tende,

me kujtojne ne psheretite,

prap i izoluar, si i marre shikoj kohen si me iken...

ti do te vishл, e une do te gezohem,

xhelozoj mbi shoqeruesit e tu,

ti prap me tenden...

rruga eshte e gjate dhe e lodhshme,

eja ne shtratin e dikurshem,

te na ledhatosh me brengat e tua,

te na qetesosh me ligjin e Krijuesit...


Hamdi Nuhiju


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Turkesha


Dikur kam njohur nje Turkeshe

nga vendi i larget Adana

Me sy te zeze e vetull zeze

Me floket lyer me kena
Ajo ne vesh me peshperiste

Si ferferima ne zabel

Po ferferima ish turqishte

Si varg divani"cok gjyzel"
Cudira prane saj mendoja

Cudirat merrnin rrugen vrap

Kete turkeshe kur pushtoja

Une Anadollin , beja zap
Nga buzet rridhte nje turqishte

Si rrjedhin rimat ne gazel

Turkesha kenget pershperiste
"Ah, aranut , gjyzel gjyzel"

Turkesh e dashur ,

kjo qe ndodhi

Te kishte ndodhur atehere

Kur Krujen digjte Anadolli

C'do kishim bere moj e mjere?

S'do mend qe koken Skenderbeu

Ma kishte prere si karpuz"

tani kur flake digjet dheuTi puth Turkeshen mor domuz?

Dhe ti mbi trupin tim do bije

Do shaje Krisht e Muhamet

Mes kujes faqet do t'i cirrje"Ah!

Arnaut! medet medet
Por gjer ketu s'do kisha rene

S'do kisha kohe per sevda

Pusi diku do kisha zene

Atje mbi muret ne kala


Kjo histori eshte e trilluar

Kur isha large ne AdanaBetohem,

hic s'kam dashuruarNdonje turkeshe me kena!
E ku ta lija nje lanete

Nje xhinde Shkodre, nje kaproll

Ajo me not do cante dete

Dhe do me gjente ne Anadoll!

Po kjo s'do thote se si dua

Syzeskat turke si gazel

Kur cel si bahce, rrjedh si krua

Nga buzet verbi"Cok gjyzel"


Dritero Agolli

burimi:alb-muslimstudents@yahoogroups.com


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Porosia Djalit


Djali im të porosisë:

T’i kesh frikë e t’i përulesh

Zotit të Madhërishëm,

Sheriatit t’i përmbahesh,

Bindju ligjeve të Tij,

Dhe merru me dituri.

Udha jonë themelohet

Në librin e All-llahut,

Në fjalët e veprat

E Muhamedit alejhis-selam.

Zemër të pastër kërko

Dhe shpirt fisnik hulumto!

Të porosisë biri im:

Dijetarët i ndero,

Sillu mirë kudo,

Të mirat materiale

Nëse i ke Për të mirën E përgjithshme I shpenzo!

Mos u shoqëro Me ata që s’janë

Në nivelin tënd

Moral e intelektual.

Por, ndihmoi njerëzit

Për kërkesat jetësore

Dhe në udhën shpirtërore!

Në takim të parë

Mos shfaq dituri

Por trego sjellje,

Mirësi e njerëzi,

E para të largon

E dyta të afron!

Përpiqu në shoqëri

Të jeshë i thjeshtë,

I sjellshëm e bujar.

Mbaje në mend përherë

Se më i afërti i Perëndisë

Është ai që i shërben

Më së miri njerëzisë!

Dhe vepra më e mirë

Në këtë botë

Është ajo që bëhet Vetëm për të Madhin Zot.

Djali im , më në fund:

E lus All-llahunQë të kesh kujdes

Nëpër shtigjet e jetës,

Përhapi kudo me durim,

Dhe me dituri,Rrezet e së vërtetës…!


Shejh Abdulkader Gjejlaniu

Perktheu nga anglishtja:Mexhid Yvejsi

burimi:alb-muslimstudents@yahoogroups.com


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Mirazhi i Vdekjes



Hapem ne imagjinata lutjesh
dhe perseri pendohem ne shikime djajsh
luftoj per te lexuar te ardhmen
dhe burgosem ne lote
Eci,eci,eci pa fund mes qiejsh

lus ne cdo moment hakemarrjet e zjarrta
per jeten fal veten dhe perseri ekzistoj
ne hapsira te errta pergjimi!
Iki,dhe iki dhe iki derisa lodhen muskujt e shkrete,
iki dhe iki dhe iki derisa buzet roberohen per uje,
iki dhe iki dhe iki derisa ne qiell nderohet perseri turni,
iki dhe iki dhe iki derisa vdes ne roberime rrugesh,
iki dhe iki dhe iki derisa lulezoj ne lote gjaku,
iki dhe iki dhe iki derisa perendon jeta ime,
iki dhe iki dhe iki me shopirt nder dhemb dhe,
me ne fund jam e lireee!


Eralda Veizi


burimi:alb-muslimstudents@yahoogroups.com


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Trendafili i Medines


Te permenda serish Ty,

cdo gje nga mendja m'u fshi,

Imazhi Yt nder majat e shpirtit tim soditi,

Edhe pse ish nje mirazh,

zemra ime gjeti qetesi,

Te permenda serish Ty,

cdo gje nga mendja m'u fshi.


Ah! Sikur cdo cast vetem me dashurine per Ty jetoja,

Te ngrihesha lart si shpirtrat, ne horizontin Tend te fluturoja,

Te gjeja nje rruge e ne shpirtin tend te depertoja,

Ah! Sikur cdo cast vetem me dashurine per Ty ta jetoja.


Sikur ta dija kohen kur urdhri i takimit do te afroje,

Ky shpirt i djegur nga malli per Ty pa pushim do te renkoje,

Do te renkoje e me ndjenjat me te pastra do te t'kerkoje,

Sikur ta dija kohen kur urdhri i takimit do te afroje.

Teksa zemra ime prej emrit Tend si zemer pellumbi pulson,


Te lutem per te arritur tek Ti, nga krahet e Tu,

Nje pende me jep, pas teje te fluturoj pergjithmone,

Teksa zemra ime prej emrit Tend si zemer pellumbi pulson.

O Trendafil, qe shkretetirat e thata i lulezon,

E me ato ngjyra mahnitese, ne zemren time deperton,


Eshte casti i duhur qeshi syrit tim qe vajton,

O Trendafil, qe shkretetirat e thata i lulezon.

Si robi Yt i cmendur pas Teje dua te vrapoj,

Ndiz nje prush brenda meje, si oxhaqet te flakeroj,

Nga kjo enderr e keqe pa Ty, dua te shpetoj,


Si robi Yt i cmendur pas Teje dua te vrapoj.

Mendja ime ditet larg Teje eshte duke numeruar,

Shpirti im nje shqetesim mbytes eshte duke perjetuar,

Duku Ti, sepse dielli yne eshte duke perenduar,


Mendja ime ditet larg Teje eshte duke numeruar.

Te pakten, si fryme e fundit, perendimi im lindje te jete,

Shpirti im ngjyrat me te fresketa te horizontit Tend te preke,

Ane e kend te bien tamburet te degjohen harete,

Te lutem, te pakten, perendimi im lindje te jete.


Muhammed Fetyllah Gylen

burimi:alb-muslimstudents@yahoogroups.com


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP