DRITA E PAFIKUR

>> Thursday, March 29, 2007










Mehas Alija

(me rastin e ditëlindjes
së Muhammedit a.s.)

Nën qiellin e vrenjtur
Rretë shtatzëna
Tkurreshin e turreshin të hakërruara

Në gurrë të shkretëtirës
Femra pikturë e gjallë
Vdiste duke i mbushur
Mushkëritë me dhé

Por deshi Mëshiruesi
E lindi drita
Lajmëtarja e lirisë
Nën atë qiell të vrenjtur

Historisë iu pre
Vena e gjakut të keq
Nga fuqia e teuhidit
Nga mesazhi hyjnor

Dhe tërë njerëzimit
I buzëqeshi fati
Me lindjen e profetit

Se ashtu lindi drita
Shkëndija e pafikur
Që i bën dritë njerëzimit
Deri në Ditën e Gjykimit


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

TA DUASH PEJGAMBERIN A.S.







Hamdi Nuhiju
i etur ne mesnat nje dijetar,
largohet ne shpell i vetem ,
e kobshme eshte jeta
perballe cdo sfide moderniteti...

gjurmeve te te dashurit
tretem , zhytem , jehoje,
dashuria mbi ty ,
eshte melhem...

te pres ne buhara,
ne vendin e devotshmerise,
si nje solucion i frikshem,
ne shekullin XXI.

eja te lutem ne dardani,
t`i kuvendojme dy ndjenja,
pas dy dashurive,
drejte Krijuesit tim...

ta duash Pejgamberin a.s.
njeriun e meshires , doren e drejtesise,
eshte njejte si hiri ne gjithesi,
flakje e vdekur e injorances...

te pres te bjeshket e nemura,
t`i afrohem soditjes time ne ty ,
i dashuri im,
kam mall , kam brenge...

jam i vetem si femije,
nene te lutem jam une biri yt,
ne diten e llogarise,
je ti o i dashuri im ,
qe ndermjeteson per nxhennet..

ta duash Pejgamberin a.s.
nuk eshte lehte , por eshte burreri,
nje joshes i veprave te mira,
qe deri ne xhennet shpalos drejtesi...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

PERDJA

>> Monday, March 26, 2007











SHEJH EBU SA’ID EBUL HAIR
(967-1049)


Perdja ndërmjet
Njeriut dhe Zotit
Nuk është bota,
Është përfytyrimi
Se “Unë” kaloj dhe
Përtej vetes përshkoj.

Kudo që përfytyrimi
“Unë” ekziston
Është xhehnem,
Kudo që përfytyrimi
“Unë” mungon
Xhennet i thonë…

Përktheu nga anglishtja:
Mexhid YVEJSI, Gjakovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

CESHTE SUFIZMI???









SHEJH EBU SA’ID EBUL HAIR
(967-1049)


Nëse veten
Nuk e flijoni
Atëherë,
Kohën tënde
Me marrëzira
Mos e shpenzoni.
Sufizmi është
Përqëndrimi
Te shikimi
Tek Ai
Që është Një,
Dhe të jetuarit
Të drejtuarit
Tek Ai
I Cili
Është Një…

Përktheu nga anglishtja:
Mexhid YVEJSI,Gjakovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

FILLIMI I ADHURIMIT









DERVISH JUNUS EMRE
(1238-1320)


Braktisja
E kësaj bote
Është
Vetëm fillimi,
Prej nga fillon
Adhurimi.
Nëse jini
Besimtarë
Mendoni,
Këtë besoni…

Përktheu nga anglishtja:
Mexhid YVEJSI, Gjakovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

KUSH JAM UNË?










DERVISH JUNUS EMRE
(1238-1320)

Kështu më quajnë:
Sufi ose mistik
Urrejtjen e kam
Të vetmin armik.
Nuk ushqej
Keqdashje
Për asnjë njeri
Për mua
Gjithë bota
Është një…

Përktheu nga anglishtja:
Mexhid YVEJSI, Gjakovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

SINTAGMA JUVELI







Hamdi NUHIJU

Ta ndjesh brengen,
ate cast kur dhimbja kercet,
porsi trendafil i vyshkur,
nga modusi jete...

E ndjen nga brenda,
Nga jashte kete avullim,
Lulezon ne erresire,
Per nje fije drite...

Casti te troket ne zemer,
Eja me ledhato ne dritat e melhemit,
Nga idhetia ne kenaqesi ,
E ne stres ndjeva dashurine...

Kjo sintagmë spanjole,
Me ben te vuaj pa deshire,
Te ftoj ne rrugen e mesit,
Qe ta perkujtojme historine...

Dikur quheshe Kordoba,
Tash ke mbet e mjere,
Nje poligon prostitutash,
Ne rrashfnalte...

Do te doja historine,
Me shume se shkronjat,
Por pa to nuk ka gri,
Jam shkry si hormon ne brendi...

Te te shenderroj ne Hatixhe,
E me vello ne psheretite,
Ta gezojme jeten,
Per hir te Zotit tim...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

SEKRETI I JETES


Nese jeton ne kete moment,

je perjetim i erresires dhe drites,

qdo gje qe shijon me te vertet,

Jeta, eshte dhurat e natyres


Kur ne kerkojme meshire,

qetesine shpirteore te vetevetes,

pajtohu me zemer e deshire,

Dashuria, dhurat e jetes.


Qdo Çast qe e jeton, falë,

respekt, shprese e gjallerise,

Ne ty nje jet e re po lind,

Puthja, dhurat e dashurise.


Njeriun fjala e nderton,

sherim i syrit bukuria,

e nga mbrenda e vlereson,

Rrenja e fjales eshte Dashuria...

Jehona Perquku, Vushtrri


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

RINGJALLJA

>> Friday, March 16, 2007



Halil Ibrahimi


Një copë e vetes sime vazhdimisht përzihet me erën,
Ik mbi pullazet e kujtimeve tua
Rënkon në kulmin e tradhtisë sime
E tradhtuar kthehet tek unë



Sytë e zemrës sime në pafundësi prehen me muzgjet e harresës
Fshihen nga ndjenjat e shtypura të pafajësisë
Klithin mbi gjakun e rrugëve
Të verbër vdesin në heshtjen time



Ecja ime me refren vajton për djajtë
E ndëshkuar gjëmon nën supet e kitarës pa tela
Harron të ecë qiellit
Të gjymtuara krahëpahur ia pret lindjet vdekja
Sa vdekshëm është pa Të



Dhe vrapoj, vrapoj, vrapoj, vrapoj
E harroj vetveten dhe ringjallem në vuajtjen tënde
Vdekjen e ngadhënjej
Dhe mësoj se lindja për Të nuk mbaron kurrë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

MBET INSAN


Fahredin Shehu


Edhe sot loti ma bojdis kët
Vuxhut t'padukshëm pej njerzie
Prap flakë xhani kall
Hallkun e t'Madhnueshmit
Tahret shpirtit q'i ban për nime

Nji semavat me yje shoh
Kur bie shiu duan tek ma çon hedije
Në dallgat e kangës s'melaqeve shkon
Te Ruhi i paç t'i diftoj
Mexhlisit t'NUN-it e ta knaq
Se ktu pos dashnisë ilaç tjetër ska
Dhe sytë qi shohin hyri
Erandin gjylsoj në secillën zemër

Secilla dor jep veç nga vetja
Si dashni e amsheshme
Me Allahin dhe për Të

Tevona vazhdon me mbet insan
Tevona vazhdon me mbet ihsan


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP