Ah, ç’ka ishte atje në atë dritë lëshimi të qiriut që vendos zjarr në zemër, dhe furrishëm e rrëmben atë?

>> Monday, April 30, 2007




Xhelaludin Rumi

Ah, ç’ka ishte atje në atë dritë lëshimi të qiriut që vendos zjarr në zemër, dhe furrishëm e rrëmben atë?

Ti i cili ke vendosur zjarr ne zemrën time, unë jam i konsumuar, O mik; eja shpejt, shpejt!

Forma e zemrës nuk është formë e krijuar, për bukurinë e Zotit manifestuar vetvehten nga faqja e zemrës.

Unë nuk kam asnjë ndihmës të ruajtur në ëmbëlsinë e tij, unë nuk kam asnjë dobi të ruajtur në buzën e tij.

Kujtoje atë i cili në një agim kuptoi këtë zemrën time nga hallka e gërshetës tënde.

Shpirti im, herën e parë kur të pash ty shpirti im ndegjoi diçka nga shpirti yt.

Kur zemra ime pi ujë prej fontanës tënde, mbytej në ty, dhe përrua më rëmbeu mua.

Perktheu nga anglishtja:

Visar Korenica


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

UNË E BESOJ ALLAHUN










Refik Gerbeshi

Unë e besoj Allahun
Krijuesin e gjithësisë
Unë e besojë Allahun
Krijuesin e njerëzisë

Allahu është më i madhi,Allahu është më i madhi
Nuk ka t’adhuruar përveç Tij
Allahu është me i madhi Allahu është më i madhi
Dhe për Allahun është falendërimi

Unë e besojë Allahun
Që të gjitha i ka kriju
Unë e besojë Allahun
Që pejgamberët ka dërgu


Unë e adhuroj Allahun
Që jetën ma ka falë
Unë e besojë Allahun
Dhe para Tij kam më dalë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Në la ilahe il-lallah











Mehas Alija

Lindem rritem digjem digjem

Aty ku nata pa terrin vjen

Sa herë digjem lindem lindem

Aty ku dita nur më gjen.

Në m'kërkoni, t'më kërkoni

Aty ku feja është zemra e jetës

Në më doni, të më doni

Aty ku s'mbaron drita e shpresës.

Ditë e natë dashurohem, dashurohem

Aty ku zemra është banim i Zotit

Lindem digjem, digjem lindem

Aty ku gjithçka shkrihet, përveç Zotit

Në la ilahe il-lallah.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

N’shërbim tëndin jam






Mehas Alija

Udhëtar i vetmuar jam

Vendpushim amshimin kam

Ditët e mia bajram i kam

Unë robi Yt, robi Yt jam

Dashurinë prej Teje e kam

I dashuruar marrëzisht në Ty jam

N’shërbim tëndin gjithçka kam

Ngase Ti më bëre, prandaj jam


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Pentagram Guackash

>> Thursday, April 26, 2007








Hamdi NUHIJU


refleks i rritur ne shkretetire,
nga uni ne un i drejtuar,
jo , nuk mjafton gjithe kjo bubullim,
ne kete plagjiatur ndjenjash...

jam i uritur si hir,
i venitur , i vdekur , i molisur,
jehoj ne zerin e kendshem te vashes,
mallengjehem per te Dashurin Tim...

kacubat e saj si vello jete,
ma trazojne kete fshehtesi,
nuk isha i tille per psheretit,
por i dendur per gjithesine...

jeta eshte e tille,
shajre , fyerje , fjalosje,
bindje , vrasje , pluhurosje,
nje pentagram i vizatuar ne mur...

ndjej ritmin e vetmise,
ate dite kur do te ndjeje nxehtesine,
Zot ma lehteso se e kam te veshtire,
t`i perballoj sprovave deri ne fund me durim...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Kërkoj dritën e Zotit

















Mehas Alija


Sonte, kozmosi heshti

Hëna krenare drapëroi

Unë me fytyrë nga qielli

Se një ndjenjë ç’më kaploi

Sytë mu çelen, u shndrita

Pas një ylli ecja, vrapoja

Dritën e Zotit tim

Në këtë natë e kërkoja

Për Zotin tim, Dritëdhënësin

M’ranë lot që ndollën zjarr

Në këtë natë plot me yje

Kërkova Dritën në kozmosin mbarë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Hapin ta bëjmë për tek minarja








Mehas Alija

Ndjenjat mos t’i varfërojmë

Se flaket kujtesa për fukaranë

E zogjtë kanë për të ikur

Syve t’ju japim blerimin

E shpirtrave aromën

Se lulet thahen n’damar

Hapin ta bëjmë për tek minarja

Se rrugën e humbim

E ç’bëhet nami pa rrugë

Shtatat t’i rrisim nëpër kopsht

E shpirtrat t’i kallim n’frymëzim

Se bëhemi bar i kositur para kohe


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

ESELAMU ALEJKUM









Refik Gerbeshi


O Nënë e Baba
O motër e Vëlla
Paqa dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi ju

Pashë Allahun që u ka kriju
E jetën ua ka dhuru
Na edukoni si është e mundur
Që ne mos të jemi të humbur


Ne nuk dijmë asgjë
Sepse jemi fëmij
Na mësoni rrugën e drejtë
Se keni me dhënë përgjegjësi


Jemi dhuratë e Zotit për ju
Por edhe sprovë e juaj
Na edukoni mirë e drejtë
Se nuk jemi të huaj


Na edukoni në rrugën e drejtë
Mos të na merrë nami
Na mësoni si është më se miri
Ashtu si thotë Kur’ani


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Kush këputi lule

>> Sunday, April 22, 2007







Salim Sulejmani


Si dikur në dardani

Mu aty ku u bë pluhur e hi

Aty ku qielli dëgjoi hingëllimë

Vajin tmerrin dhe mallkimin

Aty ku morën nderin

Vranë e prenë

E bënë skëterrën

Tani lulet tek Eufrati

Të këputura për mesi

Shtypur e shkelur nga inati

Mu si ato të Dardanisë

Mëngjese të rënda

Barut tym e pluhur i zi

Varre gropa e moçale

Irak po hapen në ty

Ti do të dish të qëndrosh

Botës gjoksin t’ia tregosh

Je vatan i Ibrahimit

Besimit forcës civilizimit

Prill, 2007


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

KUSH NA KA KRIJUAR







Refik Gerbeshi


O vëllzërit e mi
Ndaluni e mendoni
Botën që ju rrethon
Ndaluni e shikoni

Yjet në hapësirë
Që pa ndalë notojnë
Toka,Dielli e Hëna
Rrugën s’e gabojnë

Shikoni me kujdes
Fusha, male e kodra
Dikush i ka krijuar
E nuk janë lodra

Pra o vëllzërit e mi
Mos të mbeteni të hutuar
Dijeni të vërtetën
Allahu na ka krijuar


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP