SI E PA KALIFI LEJLANE

>> Wednesday, May 30, 2007


Kalifi tha “si valle vec per ty
Mexhnun i shkrete humbi mend e tij”?


C’na paske me te mire ,e muget nxin
Sa sheh si ti,veshtrimin kur e shtrin


Pergjigjet lejlaja: mexhnuni ti nuk je
Kushdo ne te erret driten nuk e sheh!


Se ndjen dot c’do njeri – dhe kur gjallohet
E nga i thelli gjume dot nuk zgjohet !


E ndjen ai qe zgjedhe gjumin ta hedh
E mu ne shpirt nje te vertete mbjell


Po nese frike e vdekjes te mundon
Dhe etja e fitimit te pervelon


Ne shpirtin tend s’do kete pasterti
S’hedh rrenje e perjetshmja bukuri,dashuri


Prej gjumit vdekesor s’permendet dot
Kush do genjeshter dhe shkelqim te kote


XHELALEDDIN RUMI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

TE DUASH DIN TE DUASH IMAN

>> Tuesday, May 29, 2007


Hamdi NUHIJU

nuk eshte lehte o insan,
te duash din te duash iman,
se nga ty kerkohet rruga matan,
e skemi lindur per dynjane...

uje kevtheri xhevahir,
uje zemzemi mjalt per dite,
te duash din per All-llah,
eshte ma me vlere se kjo dynja...

linda ne dynjan,
per matan , per vatan,
te dua o Zot pasha Ty,
pa perde dua , te te shoh Ty...

Dua te te dua oh Zoti im,
te vdes ne njemije jeta e kam deshmi,
te luftoj me shpaten e fjales,
ta ngris mbi veten kete din...

Takimi ne sexhde me Zotin tim,
eshte melhem , eshte drite,
ne kijam pash dy shkendija
dy engjuj qe luteshin per mu o Zot...

dua din dua iman,
dua te vdes per All-llahun,
te rilinde ne xhennet,
me hyrit ,me pejgamberet..


mos harro o insan,
se Zoti ne Kur`an ka thane,
ma mir me din e me iman,
se i vdekur , i lene matan...

All-llahu ekber , All-llahu ekber,
ne rruget e dynjas tekbiret jehojne,
erdhe drita e ummetit gezohuni o musliman,
te na mesoj Zotin , e librin e Tij....


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Shpirt i Trazuem



Hamdi NUHIJU


Vargmaleve te brenges me thirr , te lutem,
si qendres mbi varre me fto , te lutem
Shpirt i trazuem me thon , etje , ankth , breng , dashuri...
Per nje ujevare klithmash humba Perjetesine...
Ky shpirt ofshan drenesin , ohhh Zot , te dua , nuk rri dot pa ty...
Kjo jete me pervelon denshmerine , t`i them dy fjale Hyrisee...
Te ndjeje ne sentimentalizmin tim ,
I kobshem shikoj lart mbi qiej
Me vallen e engjujve
Vallezoj dashurine...
Dehem , pa pire gje , nga kjo madheshti e Krijuesit
Mpleksem nen kacubat e veres,
Syt e tu ,sot jane engjull...
Te dua... Te dua ty..


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Dashuria

>> Thursday, May 17, 2007

















Hamdi NUHIJU

Dashuria s`ka vizion si jeta

Ajo prêt psheretit te frenon,

Nuk ka vlerë porsi mjalti

E hedhur ne iterenar…


Dashurisë t`i them dy fjale,

Nuk munda te rrije nen hijen e kahezuar,

Te mos e takoj jetën e trimëruar,

Kur t`u dy bashkë e duam Perëndinë…


Dashuria me fali mall atdheu,

Ajo me ngjalli lot mëlmese,

Dashurisë sytë do ia puth

E zemrën do ja pushkatoj…


Shkronjat e panjohura,

Të fundosura thelle nen mur,

Shekujt shkatërruan,

Këtë hir mbi vetëdije…


Me dashurinë njoha Zotin,

Pa dashurinë humba jetën,

E pranoj të dua, e rehatshme letë jesh,

Por Zotin e kam n`zemër nuk mundem,

Atë ta zhgënjej…

Të pres në bjeshkët e verdhëzuara,

T`i këndojmë dashurisë,

Jemi të rinj e jeta na ikë,

Nuk bënë te largohemi nga Zoti ynë…


Ta duam nënën dhe babanë,

T`i respektojmë miq dhe vatan,

Do të jemi kurdoherë bashkë,

Në gjirin e dashurisë…


Të prita me mall fshehtësie,

Sikur të shoh në gjirin e dynjasë,

Deri n`amshim të bashkuar,

Dashuri, dashuri i thuhet kësaj…


Ne nxehtësinë e verës kur të thash,

Dashurinë ta kemi n`zaman,

E trembur porsi pëllumbeshë,

Fillove që të fluturoje në gjithësi…

Me sy hapur dhe krah të mbyllur,
Kështu u munduan që të na thumbojnë,
Por morali shprish moçalet,
Këtu nuk ka vend për Satan…


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Frynë një erë nga lindja























Mehas Alija



Butësia e kësaj ere

zgjidh frerët e shtrëngatës kohës.

Në zemrën pus i shterur shekujsh

lëshon ringjallje ky fllad i lindjes.


Shkëlqim të ngrohtë lind dielli i saj,

të merr meraku në të të shikosh.

Sytë e terruar kërkojnë dritë të vërtetë

pasi qenë lule të venitura kohësh.


Po frynë një erë nga lindja

mbi zemrën kolapse të perëndimit.

Si dorë e butë e nënës

i jep ledhatim të fshehur gëzimit.


Thellë ua ngroh bebëzën

syve të ftohur prej varfërisë,

kjo botë e artë.

ky Islam,

civilizim i ardhmërisë.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Vdekja kolektive


















Mehas Alija

Ra teri e ikëm

Larg atje ku thahet shpirti

Në fillim shkonim vetëm

Me shpresën për tu kthyer

Por ajo u bë dru i shkulur

Nga era në fushën e tharë

Në vitet e bollëkut

Rrugën ua shtruam të tjerëve

Ua mbushëm shtëpitë të huajve

Vëllezërit vdisnin majë maleve

Ra teri e ikëm

Dhe oborrit i ra malli

Për ta shkelur këmba e ikur

Ne nuk u kthyem më

I morëm edhe fëmijët

Tani nuk vdiset vetëm

Në botën e errët

Por e gjithë kopeja


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Mes lindjes e vdekjes



















Mehas Alija

Shtatë kate tokë

shtatë kate qiell

me të gjallë, me të vdekur


mes lindjes e vdekjes

në razinë e Zotit

gjej gjallërinë


të gjallët kur lindin vdesin

të vdekurit lindin kur vdesin


mes lindjes e vdekjes

mos jeto i vdekur!


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Vallja e hijeve

>> Monday, May 14, 2007
















Namik Meqemeja


Në një nat' të errët vjeshte
Rrija m'u në dhomën time.
Një kandil me pak ndriçime
Ndrinte mbi fytyrën time.
Er' e marrë frynte, gjëmonte,
gjethet n'ajër fluturonte
dhe pastaj m'i qëndronte
në avllin e shtëpisë sime.
Rrija vetëm si i shkretë
sytë ngulur në errësirë
dhe dridhesha duke mbërdhirë,
kur befas një erë e lehtë
fryn mbi kandilin e zbehtë.


Ja! Kandili që po shuhet,
flak' e tija po venitet...
Ja! Një hije që po ngjitet...
Ja! Dhe një tjetër që druhet...
Ja! Ja! Një nga një po dalin
hijet e dhomës sime...
Ja! Një valle ku po marrin
rreth e qark tryezës sime...
Ja! Ku zhduken nëpër malin...
Dhe ja! Përsëri po dalin...
Ja! Kërkojnë ndonjë...
Pastaj frika më zë
dhe vete tek kandili,
por një i fshehtë zë
më thotë: "Mos!
Është dritë e së vërtetës
dhe këtu nuk ekziston."

" Kush është?
Kush flet me kët' zë të mekur
të një shpirti të djegur?"

Asgjë...
Vetëm era fryn përjashta.
" Por ç'shoh! Ja disa vravashka:
Mos janë demon
që dalin kaq vonë
prej ferrit?!
Hije tmerri,
Që vini në kët' dhomë të shkretë,
ç'doni?
Oh! Thoni, ç'kërkoni?"


S'ka asgjë...
Vetëm shiu bie dritares
dhe rrëshqet i ftohtë në zemër.
" S'ka hiç gjë.
Ja! Hijet po ikin një nga një.
Mbeta vetëm."

....dhe kandili mbi tryezë
lëshon flakë e përhap rezë.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Të kujtojmë Mulla Jakupin

>> Sunday, May 13, 2007


Ta kujtojmë ne vëlla Jakupin,
Me davet e ngarkoi supin.
I la arat edhe shatin,
E la shtëpinë edhe fshatin.
Kumanovë e Vilajet,
U nis rrugës për kurbet
Për tyxhar ai është nisë,
Jo për marka as për devizë,
Me dritë të Zotit me u pajisë.
Edhe në Sham ai ka arrit,
Për të marrë ilm dhe dritë.
Ndej në sofër të burrnisë,
Në terbijet të Muhamedisë.
Ditë e natë atje mësoi
Për ma lart në Misir shkoi,
Se atje vëlla është Ez’heri
Që për ilm është myteberi.
E prej luleve të diturisë
Mor nektarin e mirësisë.
Edhe u kthye në Vilajet,
Punës ju vu ai për davet.
N’krah janxhikun n’dorë Qitabin,
Për në davet e ka shtri hapin,
Në Sllupçan e Gjermani,
Në Kosovë e ma vonë n’Shqipni.
Kudo që shkoi e kë takoi
Me davet ai i frymëzoi.
Allahu i dha dije dhe zell
Që Islami me këndell.
Dituri,besë,bujari
Gërshetu bashkë me trimëri.
Porse të veten banë exheli,
Kur të vijë dikujt apeli.
Nuk ka çajre pa u nisë
Se kështu Zoti e ka ujdisë.
Me shumë nderime u përcjell,
Shumë xhemat aty u mbledh.
Vilajet, Kosovë, Shqipni
Vende tjera e Turqi.
Fort me mall përcollën
Deri në mjekra lotët rrodhën.
Por t’Allahut të gjithë jemi
E te Ai serish kthehemi.
Vepra e tij kurrë s’do të t’harohet,
Pema matet kur t’rrëzohet.
E kush donë atë me nderu.
Veprën e tij me vazhdu
Rahmet paç Jakup Sllupçani
Në Xhennet tu bëftë mekami!
11.05.2007


Këto vargje i shkroi Burhan Fili
Jabanxhi Jetim Zamani


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

E kota

>> Monday, May 07, 2007




Fitim Flugaj

E kota gjithnji te e kota,
Bota ecë me hapa gjigant
E ne qëndrojmë pezull dhe shikojmë
Kur peshku ngordh mbi rërë
Dhe peshkatari vazhdon peshkimin
E ne se ndryshojmë shikimin.

Shikimi i të dehurit është marrëzi
Nuk mund të bëhet i rrezikshëm
Po as të shndërrohet në burrni.

Thesarin që kishim e humbëm
Nuk na mbeti gjë në gji.

As luftën nuk ditëm ta bëjmë
E humbëm në marshin tonë
Mbetëm edhe pa komandant.

Mbetëm sakat sakaq
Gjarpri i helmoi
Nga dheu i nënës i largoi.

Prishtinë, maj, 2006




Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP