Një lule e vyshkur

>> Wednesday, June 27, 2007


Hamdi NUHIJU

Era e saj e petaltë më tmerron,
Sytë joshës së vashës së re,
Enzimet e brengës harrojnë cdo atrakcion,
Për ty rilindje , hallë i dendurisë…

Një lule e vyshkur qëndron zvarrë,
Nuk jep frutin e zemrën mbarë,
Pres me shekuj këtë devocion,
Të harrohem , të zhytem në adhurim…

Dy motra binjake xhaminë ndërtuan,
Me hallalle e me shpirt të pastërt në ahiret ato shkuan,
Një lule e vyshkur mbi varrë të tyre qëndron,
Janë muxhahide , janë muxhahide o insanë…

E dikur nga lëndina,
Flitej zhytej krejt shestina,
Për të bukurën lule dy vargje i shkrova,
Jo për tu vyshkur , jo për t`u zhdukur…

E xhamia e larme nga to u ndërtua,
Aromë e xhennetit vajzat binake u shëndërruan,
Mos tmerro mendjen o i ri,
Ta ndërtosh një xhami , a ta rrëzosh një njerëzi…


Një lule e vyshkur po me ndjek si hije,
E penalizuar nga fraza dije,
Kërkojnë që t`i thurrë nja dy fjalë,
Për evliat e Tetovës , Shqiptarisë mbarë!!!


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Kosovës nënë sërish....


Fitim Flugaj
Kajro,mars 1992


Krahun ta këputën e ti në lulëzim
Oj zemër e ndritur në agim
S’të harron mërgimtari kudo në mërgim.
Orë e çast ty të kujton
Vetveten për ty e sakrifikon
Ëndrrat në ty, gjithnjë e drejtojnë
Se shpirti i vuan dhe për ty vajton.

Nënë të dashur ty të kemi
Është e vështirë po do ta themi
Nëna jonë oj ti Kosovë
Është e kotë që ndihmë kërkon

Se Evropa s’të ndihmon
Është si bushtër e të mashtron
Republikë ty s’të pranon
Intriga çdo ditë për ty sajon
Shumë kem vuajtur e s’mund durojmë.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Terri në këtë qytet hanë njerëz


Mehas Alija

Ndodh që rrugës të shoh njerëz të shtrirë
të kuq si semafor
që kanë ndaluar të gdhi drita
Amulli e vërtetë ...

Terri në këtë qytet han njerëz
të cilët kanë ngrënë gishtërinjtë e tyre
nga bezdia e krijuar e anomalive
Matanë në të djathtë dikush han zemrën e tij
Nuk duron dot...
Mendjet me status kome i´a trashin frymëmarrjen
jetës që doli nga bira e hardhucës
Ditë për ditë nga një copë qiell vdes
Do të shteret shiu
Bari do të thahet
lulja buka ...

Sytë më mbetën duke parë
nga kodrat e së nesërmes
Pres të më vijë njeriu që e pashë në ëndërr
mbi shkëmb
duke e valëvitur flamurin...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Persiatje Jetes

>> Sunday, June 24, 2007


Hamdi NUHIJU

nje ciceron i uluryer,
mallengjen ethet e dendura apokaliptike,
harrova se gjendem ne mes akujsh,
per ta thyer shtepine e ndertuar prej kutie...

mbi shpirt qendron nje hir,
jeta, vdekja , jane afer si bishti i Sizifit,
Islam i thone realitetit,
Xhennet i thone premtimit...

nje bote cmendurish me sjelle zvarre,
duhet te harroj cdo kenge te kenduar me mall,
i tretur ne erresiren e mbremjes,
therras vajzushen per nje dashuri...

humbi kuptimi i jetes,
si qendres e vdekjes,
kam kohe qe kerkoj nen gjethe fishekzjarre,
e humnera u bo gati per sadist...

lufte trangujsh e hangaresh prototip,
nje lule e vyshkur e zverrdhur,
harron rilindjen i marri i Gadimes,
e soditjen i madhi i Islamit...

jeta nuk eshte hic,
e as nga hici nuk erdhi,
ka nje kuptim te dendur si flake,
rilindje , rilindje thash me plot fjale...

nga zemra e sinqert,
ne zemren e sinqert,
thura keto vargje,
per ty o ummet...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Harrojmë se kemi përgjegjësi





















Mehas Alija


Më thoni ku të fshihem dot

Përgjegjësia të mos më ndjek

A ka vend në këtë botë

Që përpjeta të mos ketë tatëpjetë


Më thoni ju të nderuar miq

Si të iket nga vetvetja

Në këtë botë a ka diç

Që mos t´i ketë ardhë vdekja


Gjithçka që na rrethon

Është bota jonë e jashtme

Vetëm i marri nuk respekton

Pjesën e tij të pandashme


Më thoni ku të fshihem dot

Ju të nderuar miq të mi

Gjithçka dëshmoi për një Zot

E ne harrojmë se kemi përgjegjësi


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Trupi i gjymtë

>> Thursday, June 21, 2007


Mr. Fitim Flugaj





Një elegji ia shkrova zemrës sime


Për vuajtjet dhe mjerimin


Që i fitoi nga shpirti im.





Shpirti morri plagë të rënda


Nga thika të helmosura


Të shekujve


Që helmuan ymetin muhamedij.





Myslimanët sikur nuk ekzistuan


Mbeti arabi, turki e persiani


Shqiptari u radhit me ta.


Të gjithë të helmuar


Nga helmi i egos së tepruar.





Të gjithë të gjymtë


Njëri pa sy e tjetri pa krah


Njëri pa vesh e tjetri pa këmbë


Të gjithë pa mend në kokë.


Të gjymtë krejtësisht të sakatostë.


Mbijetoi perëndimi,


U ngjallë


U shpall armik i të gjymtit.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Shqiptaria


Mr. Fitim Flugaj



Nuk e di sa kam fuqi


Por vullneti ekziston


Që një ditë jo larg


Shqiptarinë unë t’i bashkoj.




Shqiptaria nuk është lodër


As kafshatë e lehtë


Që greku e serbi


Ta hedhin n’humnerë.




Shqiptaria është Perandori,


Zemër e fuqi


Vullnet pa kufij.


Nuk lindi që sot


Me shekuj jeton


Në fund triumfon.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Islam

>> Saturday, June 16, 2007

Mehas ALIJA


Kushtuar Nexhat Ibrahimit

Islam e kam fenë

Islam e kam edhe dhénë

Islam e kam fatin

Islam e kam edhe hapin

Islam e kam mallin

Islam e kam edhe varrin

Islam e kam qiellin

Islam e kam edhe diellin

Islam e kam djersën

Islam e kam edhe qesen

Islam e kam qëllimin

Islam e kam edhe shërbimin

Islam edhe shpirtin e kam


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Ligji i Zotit në natyrë























MEHAS ALIJA

Në çdo anë kërkova

Në çdo anë vështrova

Edhe në rënien e gjethit

Që kur bie i shërben krimbit

Në çdo anë gjeta

Mjeshtërinë marramendëse

Fuqinë absolute

Kërkova në çdo anë

Mbi tokë e nëntokë

Dhe pash që dikush

Paska punuar në të

Paska ligj i cili qenka

Damari i bukurisë

Moj natyrë gojë madhe

Pse ka vesh që nuk të dëgjojnë

Pse ka zemra që nuk të kuptojnë

Dielli kurrë s´u vonua as për një sekondë

Dhe dëborë e zezë asnjëherë nuk ra


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Jam Une

>> Sunday, June 10, 2007



Hamdi NUHIJU


Neper gjethe vlerash,
Dhe hene blegerish,
Ng ate ftohtit nje pellumb,
U strehua ne kraharorin tim…
Hiresi e rradhe e vdekur,
Nga kendi i devotshmerise,
Munafik e agallar,
Bejler e pashallar…
Venitem nder qiejsh ,
Etje , ankth , therret ky shpirt,
Emrat e bukur te Zotit,
Te pikturuara ne afshin tim …
Haperoj nder jeterash,
Si nje murnaje ne Orient,
Te pres si femije i gezuar,
Jam une o Zot robi yt…
Ne sexhde lash takim,
Me Zotin tim,
Ta hjekim kete perde,
Se te dua o Krijuesi im…
Kam mall xhennetin , xhennetin,
Nen hijen e shpates u rrita,
Nen ngjyren e pendes u pjeka,
Jam une mumin , mumin…
Sa vaj ka lendina,
Aq shkronja ka shestina,
Nder male e fusha,
Mahnitem me kete bukuri…
Te shkrihem me fjalet,
Me besen e dhene Zotit tim,
Jam une thirresi,
Qe vajton per n`Amshim..
Me gjuhen e imanit,
Qendisa kete poezi,
Zgjohuni o rob te Zotit,
Se bota shkoi ne perfundim…


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP