Ditë e zymtë

>> Tuesday, December 04, 2007


Xheladin HAMZA


Dielli i zbehtë

Ndritë ditën e vdekur

Shpresa humbet në kujtimet

E iluzioneve të pavdekshme

Mes gishtrinjëve

Shpalosi qiellin palë palë

Qetësia që këndon

Lexon në ballin tim

Këngët e plagëve ...

Në rrudhat e fytyrës

Mbeti e shënuar ditë e zymtë

E larë me gjakun e njomë

Mbi toprakun tonë

Djajtë edhe një herë

Hedhën vallen e çmendurisë ...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Zog i shfrenuar


Xheladin HAMZA


Edhe atëherë

Kur këngë dhe duar të huaja

Të thërrasin në përqafim

Unë ndjej dridhje të lehta

Të zemrës nën dërrasën e gjoksit

Nga ëndrra e ëndrrës

Zgjohem me krah të hapur

Si zog i shfrenuar

Në fluturim të fundit mistik

Në errësirën e qetë të kësaj nate

Më takojnë erërat e së kaluarës

Në të njëjtin vend ku i kërkoj

Ndjenjat e dashurisë së humbur

Hedhi sytë e përlotur përreth

Të shoh në vallëzim në vello

Në peizazhe magjepse të së kaluarës

Si dikur në shatërvanin e rinisë...

Vibracioni i zemrës merr hov

Lot lehtas rrëshqasin mbi faqet e mia

E në tokë përplasen

Si pika shiu në vjeshtën e vonuar..


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Morra kohen time


Xheladin HAMZA


Morra kohën time dhe ika

Qerpikët i shtrëngova fortë

Shikimin e fundit lamtumirës

Nuk dëshirova ta lagi me lot

Shpirti filloi gjëmimin e tij

Loti rrëshqiti mbi faqe

E zbrita me gjuhë mbi buzë

Shijova shijen e tij të pelimtë

Ula kokën drejtë rrugës pa kthim

Zemra filloi të rrahë me shpejtë

Sa e vrazhdë është kjo kohë

Kur zemra në ndarje më pëlcet...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

L Y P S A R E P O L I T I K

>> Sunday, November 11, 2007


Xhemil Sadiku


Ecën nëpër domene të gjata,
(Ishin edhe ne Brodec)
Iluzionist prapa skenës fluturuese,
Zërin fringulluan në kokat e revoltuara jashtë mase
Në vesh të shurdhur zuri vend thirja infektuese.
.

Skërdehur rrehnin gjoks,
Premtimet në tradhti shëndruan,
Shpejtësinë e dritës ëndërruan,
Fantazmën realitet synuan.


Ecën pas tragës se erës,
Drejtë në humnerë ateruan,
Se ka stina tjera pos verës,
Me vetëdije të plotë harruan.

Idealin kaherë kamufluan,
Kolltuqet e buta të parlamentit lakmuan,
Amanetin e dëshmorëve tradhtuan,
Në kantarë të huaj shpirtin peshuan.

Mbollën tmerr dhe lemeri,
Mbollën kob e mbollën zi,
Lumturinë shendruan në tragjedi,
Lan nënëloket me duar ne gji.

Mos qani nënëloke mos qani,
Tek Zoti i Madh uzdajë të mbani,
Dëshmorët kurrë nuk vdesin
Ne kopshte të Xhennetit u presin.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Poeti

>> Saturday, November 10, 2007


Minushe DAKU , PRISHTIN


Poete me thone

dhe jeta sme eshte monotone,

poet te quajne te thone

se vuan per kete ti shkruan.


Vertet?

mendon dhe ti keshtu miku im?

valle ka poet qe shkruan pa perjetuar!!!

pse ne mendjet tona perplasen pyetje

kurse meditimet e zemres thyejne muret e guximit???

Keshtu?


po te tjeret si une?

po ata qe jetuan para nesh?

mos valle ishin te mberthyer deri ne fyt

nga laku i paditurise,

a ishin ata te pasur qe shkruan?

sikur don te thuash se poezia lindi nga asgjeja?

gjithcka nga poetet eshte perkujtim

lote, mallkim, vajtim, gezim, perjetim

lufte a jete, dashurie a epsh


Mendon??

poezine e quajta liri

te cilen sta rremben asnjeri

e ti quaje si te duash

ne dash edhe shkruaj

por me par duhet ta duash


te thash....

sepse keshtu mendova

dhe nuk kritikova poezia

liria e poetit te guximshem


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Kerkim ne horizont



Minushe DAKU , PRISHTIN


sa fjale te bukura i thuren lirise ,

sa enderra te bukura per dashurine,

mbi gure u shkruan te pashlyeshme

fjale per besnikerine

shume histori per virtytet e cilesite e njerzimit

shekuj e shekuj .....

sa kapituj te gjate u pershkruan per principet e nje karakteri te larte

...shume fjalemire,

shume poete e shkrimtare te famshem

thuren vargje per te emblen jete


male te tera me mesime.....

njerz me emer me histori

e na mberthyen shkrimet

sikur kordona lidhes mbytin trurin e njeriut njeriut...

njeri...

krijese...

gabimtar


protagoniste te te njejtave skena shekullore

dhe tere fjalet e njerzve te medhenje

prekin vetem zemrat e buta

qe fatkeqesisht ecin te rralle

neper rruget e botes kalimtare


kalova verdalle nje pjese te botes....

dhe nuk njoha njeri shembullore

jo te perkryer jo

ashtu siq do donim ne

jo ne kohen tone

jo ne shekujt tane

ate fat nuk e patem ne

por te tjeret para nesh


me qan zemra dhe mberthen loti syrin e permallshem

MUHAMMED te thon

edhe une nuk te njoh

ate shoh neper librat e vjeter ,

ne muzete e shtepive te medha boterore

ndegjoj per ty

qaj per ty

selam te qova ty para Allahut

u luta per ty

sepse shembulli yne ishe ti

Te lartesoi Krijuesi dhe nuk ka me si ty

te perkryer kemi vetem me te DIJSHMIN


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

MUNDESH

>> Thursday, November 08, 2007



Vehap KOLA


Mundesh,
Nga bota të mos mahnitesh,
Aq sa s’ka të drejtë,
Të mos përngjajë,
Më e madhe se ç’është e denjë.
Botën, nën këmbët e tua,
Të përmbajtura, ta vësh,
Mundesh.

Ka dhe më tutje,
Rrugë, dhe jo pak,
Shpeshherë.
Paçka se sytë t’u mjegulluan,
Dhe shtegu t’u errëtua,
Nga hijet e harrimtarëve.
S’këputet fryma,
Në kraharorin tënd sovran

Mundesh,
Vetëm të lindesh,
Disa herë,
Pa kryqëzuar rrënjët,
As degët, me kënd;
Të çelesh dhe njëherë;
Të çelesh trëndafil,
Mundesh.

Mundesh,
Luftëtar të bëhesh,
Dhe në u tutsh si lepur;
Hero të zbardhesh, dëshmor të biesh,
Dhe prapë të ngjallesh,
Madje të mos vdesësh,
Asnjë çast,
Dhe në u tutsh si lepur,
Gëmushën ta bësh pritë,
Mundesh.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

MOS U DESHPERO...ALL-LLAHU ESHTE ME NE

>> Saturday, November 03, 2007


Hamdi NUHIJU


.p/s. poezi kushtuar ....().


A lexon ne kozmosin e Krijuesit?

A e ndjen embelsin e besimit?

Medito , Zoti na tha,

Mos u deshpero te lutem per All-llah...


Ne fatkeqesite e jetes,

Kur zemra eshte e rendueme,

Nen hijen e blerte te pishines,

Abdesi qeteson gjakun...


Do te deshiroja te isha shkemb ,

Qe te thyhesha , e te shkrihesha ne Asgjesi,

Behu ari te lutem,

Se me xhelozi do te mbroj para smirkeqinjve...


Le ta dije bota mbare,

Se ne luften me epshet t`i je fitimtar/e,

Te durojme ne fatkeqesi,

Rruget e xhennetit nuk jane plot gri...


Kujto Ejubin a.s.,

Nuhun , Isain e Junusin,

Haxheren , Merjemen , e Aishen,

Hatixhen , Fatimen e Emine Kutubin...


Kur Seid Kutubi u hudh ne gojen e Luanit,

E Hasan El- Benna u masakrua ne spitalin e Kajros,

Kujto Muhammedin a.s.,

Ne castin e vdekjes se Hamzes r.a. ...


Mos u brengos te lutem,

Shfleto neper qiejt e Krijuesit,

Qetesohu per hir te Zotit,

Te cojne selam engjujt e arshit te All-llahut...




Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Nje shpirte pa femijeri

>> Friday, November 02, 2007


Minushe DAKU, PRISHTIN


ndjeva dashuri ndaj teje o krijese e embel...

thura vargje perty ne membranen e erret .....

ne murin e kordonit vizatova me ndjesine time fytyren me te dashur..

ne endrrene jetes se mbyllur shijoja zerin e bukur

me bere boten e vogel pallat te pasur mbreteror sepse pata perkrahjen e nje nene te dashur....

me gezim numrova ditet e drites

me lot te paderdhur pritja oren e lumtur..

si ore muri te ndegjoja oren e zemres e dashura ime ....

dritherime ....vajtim....ankim.....lot mallkim

ndjeva ne shpirtin tend...

ndjeva momentin kur nuk me deshe me...

me prishe botet nene....

te voglen dhe te madhen..

\C'PATE NENE?

U deshperove?

Pse s'te meritova dhe une si tjeret femije?

valle nuk mjaftoi gjinia dhe embelsia ime??

me prishe lumturin

e nuk pate guxim te me ndjesh ne gjoksin tend...

nuk u lodhe per shpirtin tim valle?

nuk qave per jeten time te pashijuar valle?

po trembja dhe urrejtja me te forte se dashuria jane?

me nderrove me rini te perkohshme

zgjodhe lirine vetjake

dhe mua me lirove me injorove

nuk dashurove

Allahut sju frigove

pate thesar e margaritar

tash ke mall dhe vetem qan..

nje shpirte e gjuajte menjane.

Nuk te fal ...ti mua sme deshe


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Nena


Minushe DAKU, PRISHTIN


ne enderr me ishe yll shendrites

ne boten time te vogel

ishe frymemarrja ime nene.......

cka pa ty?

ne jeten mbaresore

qe mburoja ime, mbulesa ime, truproja ime....

nena ime ...

ku pa bekimin tend?

nen kembet tua rrjedh nuri i Firdeusit

me ndihmo t'a gjej ate e dashura ime...nene ..

embelsia yte me shton vullnetin,

ndjesine e te qenit human,

njeri i kompletuar per se mbari me dinjitetin e pafundm nene....

cka pa ty?

....nene...

ska rendesi asgje pa ty...

e embla ime nene

sa nektar perzgjedhes per bletet je ti.

me fal mua nene me merr ne perqafim

nene dua te te puth doren e arte nene....

sa te humbur jemi pa ty...

ne kete vale mbeshtjellese

te jetes se trazuar ne krahet tu gjej prehjen, mbeshtetjen, ...

e cka me pas?

Trazim i nje nate dhe malli per ty ska te ndale

Te fle apo te shkruaj per ty?

sa nete shkrove ti per mua poezi dashurie e embelsie?

sa ninulla kendoi zeri i zemres amnore?

ska te ndale....

me mijera e mijera shkronja

dhe dashuria per ty nuk shkruhet e as nuk pershkruhet...

kurse ne zemer me ndjell vaj e lot

qe nuk mund te laj borxhin!

si te jem pre e zemres tende?

Allahu im sa ndjesi te paster fale mes nesh

nene ---femije


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP