Islami – lule që nuk vyshket kurrë

>> Saturday, February 02, 2008


Sadete SULEJMANI , KUMANOVE


Me shekuj të tërë
Dekada të plota
Lulëzon Islami
Në zemrat tona

I ngjan një luleje të bukur
Me aromë të këndshme
Që e stolisi gjithë botën
E e parfumosi atë
E çdo mendje e shëndoshë
Këtë e ka të qartë

Një lule vezulluese
Shkëlqim në sytë e mi
Një kandil ndriçues
Që nuk fiket kurrë

Një fletë nga Kur`ani
Urtësi e plotë
Një lutje tek Zoti
Të vlen më shumë se kjo botë

Shqiptimi i shehadetit
Largim nga çdo brengë e mërzi
Përulja në namaz
Më e madhja lumturi


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

VLERAT E BESIMTARIT

>> Wednesday, January 30, 2008


IBNI SINA
(AVICENNA)
(980-1037)


Ai që e njeh të vërtetën
Është trim e guximtar,
E si mos të jetë
Kur gjatë tërë jetës
Është i mbrojtur
Nga frika e vdekjes!

Ai që beson të vërtetën
Është shpirtmadh, plot njerëzi,
E si të mos jetë,
Kur gjithmonë
Zemra e tij
Është përplot me dashuri!

Ai që e kupton të vërtetën
Falë, mëshiron prore,
E si mos të jetë kështu
Kur me kuptueshmërin e tij
I kupton lehtë
Mashtrimet djallëzore !

Ai që jeton për të vërtetën
Nuk ka urrejtje, as djallëzi,
E si mund të ketë,
Kur shpirti i tij,
Sa të jetë jeta
Ushqehet nga e vërteta!

Përktheu nga anglishtja:
Mexhid YVEJSI, Gjakovë



Shënim për shkrimtarin:
Emri i tij i plotë është:
Ebu’Ali el-Husein ibn’Abdullah ibn Sina. Lindi në vitin 980, në fshatin Afshara, afër Buharasë, në Azinë Qendrore. Ndrroi jetë në vitin 1037 në Hamadan . Ishte persian.
Në Perëndim njihet me emrin e latinizuem :Avicenna.
Ka qenë shumë i ditur, në shumë fusha të diturisë. Ishte hafiz që në moshën dhjetë vjeçare. Ka qenë gjuhëtar, fizikant, kimist, astronom, poet, teolog, jurist, ushtarak…..
Ka shkruar rreth 450 libra, prej të cilave 68 libra janë fushën e teologjisë, 16 libra janë në lëminë e mjekësisë, 11 libra në fushën e metafizikës, katër libra me poezi etj.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Lufta me jetën

>> Monday, January 28, 2008



Jerida KULLA


Me jetën
qëkur linda u përlesha,
flokët ca nga ca
me gërshërët e harresës
shkurt ia preva.
Gjymtyrët me shqelma
ia theva,
cung të shtrirë
në shtrat e lashë.
Në agoninë e dhembjes
bërtet e çirret...
Veten e mallkon
pse njerëzve
kaq lehtë iu jepet.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Jeta

>> Saturday, January 26, 2008


Almedina DAUTI


Pse vallë e do jetën

kur ajo dhuratë përgëzimi

gjithëmonë ta dhuron VDEKJEN.


Pse vallë e përqafon

kur ajo pa mëshirë të sulmon

me zjarrë të përgëzon.


Pse vallë gëzohesh

kur të mira të dhuron

kur ajo prapavijen e ka të të hidhëroj.


Pse vallë synimet tua

i ke drejtuar shumë larg

ku mund të jetë minuti ai që të ndan nga ajo.


Pse vallë i'a dhuron

kur ajo me gjembat e saja trupin ta shkatrron

e gjakun ta helmon.


Pse vallë mundohesh ta ngritësh

në shkallën që se meriton

kur qellimi i saj i vetëm është të të nënqmoj.


E ke shtruar sofrën

me të mira t'pakufizuara

nesër ndoshta do të jesh tek kontinjerët rrizkun duke kërkuar.


Merrë stolitë e saja dhe stolise vetën

mos kthe shikimin mbrapa

por shfrytëzoje JETËN.


Kapë në dorë armën

e lufto me vetën kryeje misionin tënd

e përshëndetu me JETËN.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Dynjaja


Almedina DAUTI


Dhe në qoftëse flaka e dunjas
pa ndërprer më kërcnon
do marrë forcën e dijës
e do i bëjë ballë,
e nëse me këtë nuk do ja dal
do të kapë litarin e sunnetit
e si nuse e zbukuruar
do i rri asja dhe
në qoftëse do peshoj nga ajo
do rrokem me thonjë nga e mira
e drejtë sja të shkoj
e në qoftëse gjuha e saj ironike
me lajka më lajkaton
do të marrë për bazë Kur'anin
e nga realiteti i bukur do të fitoj
e nëse në kurthat e saj do filloj
të bije pa e vërejtur dot
atëherë kur të më qelen sytë
do të kthehem tek vendi im që më takon
e nëse dashurija ime për të
do të filloj të rritet
do e lë bukën në sofër
që ta shoh si është të vritesh
e nëse e shoh për të madhe
këtë që jam duke e vepruar
do hy në asketizëm për tu qetësuar
e në qoftëse me lojën e saj
do të filloj të lozë
do kërkoj nga MËSHIRUESI
që të më mëshiroj
e nëse prej rrugës së drejtë
do të filloj të dalë
do kërkoj nga UDHËZUESI
që t'më udhëzoj
e nëse lirin e plotë ma premton
unë prap nuk do i besoj
por me veprat e mija
lirin do e servoj
e nëse mundimet e saja
ma mbulojnë dritën
do kapë margaritar durimin
e do e largoj errësirën
e nëse etje për pasuri
pa dashje do të ndjej
do vizitoj të varfërin
që ta mund dëshirën
dhe nëse kufijët e të mirës
do filloj t'i kaloj,
do zbathë këpucët që
e zbathur e me therra në këmbë
rrugën drejt të amshueshmës
pa ankime e lodhje ta vazhdoj.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

A do te vije nje dite ?


Almedina DAUTI


A do të vije një ditë
ku unë do të gëzohem
ku do të flas lirshëm
e nuk do të turpërohem
ku do të buzëqeshë me zemër
e në qetësi do të qetësohem
ku do të eci e sigurt
e nuk do të rrëzohem
ku do të bëhem e bukurë
e nuk do të shëmtohem.
Ado të vie një ditë
ku unë do të gëzohem
ku do të ndjejë aromën
e nuk do të tmerrohem
ku do ta shohë vdekjen
e nuk do të dëshpërohem
ku do të hy në terr
e do të ndriqohem
ku do të pyetem nga melekët
e nuk do të frigohem
ku do të flas fjalë të drejta
e do të lirohem.
Ado të vie një ditë
ku unë do të gëzohem
ku do të jetë djelli afër
e unë në hije do të qlodhem
ku do të filloj të llogaritem
e veprat e mira do të më peshojn
ku do të pyetem për çdo imtësi
e unë do të krenohem.
Ado të vie një ditë
ku unë do të gëzohem
ku do t'më hapet dera e amshimit
e me Selam do të përgëzohem
ku do i shoh krijesat
e do të lavdërohem.
Ado të vie një ditë
ku unë do të gëzohem
ku do të pi ujë të bardhë
e kurr nuk do të eshtohem
ku do te shoh Pejgamberin
e do të krenohem.
Ado të vie një ditë
ku unë vërtetë do të gëzohem
ku do të shoh fytyrën e KRIJUESIT
e do të zbukurohem.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Vuajtje permanente


Sadete SULEJMANI


Çdo natë e laj jastëkun me lot
Çdo ditë është e pakuptimitë dhe e kotë
Çdo javë është më e vështirë se tjetra
Çdo muaj më sjell kujtime të vjetra
Çdo sekondë është si njëqind vjet
Çdo minutë më duket si jetë
Çdo rrahje e zemrës rëndë po më godet
Çdo mendim në mua po më vret
Çdo ëndërr tek ti më sjell
Dhe e gjithë kjo shpirtin ma tremb!
Pse???


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

PA SHERIAT-S’KA TARIKAT

>> Friday, January 25, 2008


IMAM XHUNEJD EL-BAGDADI
(830-910)


Nëse e shihni
Ndonjë njeri
Duke fluturuar,
Askush
Mos t’i beson,
Askush
Mos t’a pason,
Përderisa
Rregullat e Sheriatit
Ai nuk i zbaton….

Përktheu nga anglishtja:
Mexhid YVEJSI, Gjakovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Do të jetojmë me faljen e dashurisë


Jerida KULLA


Shqiptari endet në caqet e ekzistencës së tij.
Lufton me shpresën
se një ditë do të ketë guxim të shohë veten e tij në pasqyrë.
Në brigjet e lumenjve
nuk do të kërkojë më të humburit.
Për ta do të ketë një adresë
ku të këndojë këngët e lumturisë,
ku të jetojë përditshmërinë që i ka falur i madhi Zot.
Shumë pak na duhet, nuk e keni kuptuar?
Bukë e kripë e zemër.
Zemra akoma ju rreh,
kështu që edhe bukë ka për të gjithë.
Ka kohë që rrugëve të Evropës endemi të uritur,
kemi kërkuar derë më derë,
duke u kthyer në lypsar zemrash.
Po ne ngopemi kollaj,
na mjafton një prekje duarsh,
një përqafim vëllazëror.
Kur shpirti e zemra është plot
barku nuk ndien uri,
njeriu ngopet, vetëm me dashuri.
njeriu s’ngopet pa dashuri.
Ka shumë rëndësi shpirtërorja
se materialja vdes pa hapur mirë sytë.
Kemi jetuar me urinë e dashurisë
do të jetojmë me faljen e dashurisë.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Valët që elektrizojnë

>> Thursday, January 24, 2008


Hamdi NUHIJU

Në thellësi të zemrës,
Buron kjo fjalë,
Si uji zemzem...

Falë afshit tënd,
E shikimit tim,
U humbëm...

Fjala pasqyron ndjenjën e shpirtit,
Brengë e cila elektrizon valët në gjithësi,
Të dua ,t`a thash , por t`i e shurdhër si gjithnjë...

Kjo zemër e çelikt që më sfidon,
Fjalë pas fjale ta mas pulsin e dashurisë,
Nën hijen e Krijuesit më i lirë...

Ndalë , ndalu , ku do ikësh???
Mos je shkronjë që pasqyron?
Shkrumb e hi mbi gjithësi...

Në shadërvanin e vjetër të vizatuar me gravur,
Besimtarët buzëqeshin , flijojnë kohën në vendin e duhur,
Blegëron kjo zemër si një oqean pafund...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP