Librat prej plastike

>> Friday, February 29, 2008


Fahredin SHEHU


Rrafte të plota të mendjeve të shkrira

Rrafte të plota të verbërive të fituara jo nga saldimi

Rrafte të plota kohësh të paluara jetësh njerëzish të mesbotës

Nuk i dogjën armiqtë

Por i dogjën shkrimtarët

Fabrikues të librave plastike

Që marrin format e snobizmave

Të mbështjellura si nyjet e të yshturave semite

As Nas a Felek nuk e shpetojnë

Më fal O Zot

Se keshtu foli edhe harabeli i Sollomonit

Që unë tash ta kuptoj alfabetin runik të fodullisë së injorantit monden

Se paska edhe rrafte të plota me libra prej plastike

Të dekorojnë në metrazh zbrazëtirat e escajgut të thyer pa qëllim

Ato libra me tituj Novalis, Dostojeski, madje edhe Crnjanski

Po po prej plastike që ta mashtroj vetën dhe të tjerët në të njejtën kohë.

Aferin o tregëtar... dijetarët/robërit të përkulen


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

FJALËT LINDËN TË ÇELIKTA


Xheladin HAMZA


Guximi dhe trimëria

Ka kohë që kanë rënë në gjumë

Ëndrra të pakëndshme i përqafuan

Në heshtje...

Shkuma mbi Ibrin qanë

Me zërin e një fëmiu të vogël

Të mbetur jetim

Përzihej me britmën e një qyteti plak

Që e pa se drita e diellit për te u fsheh

Koha aty u ndalë për pushim

E nata rënkon mbi brigjet e tij...

Nga malli e nostalgjia për fluturim

Shqiponja dykrerëshe vrullshëm u zgjua

Lindën fjalë të çelikta në vete

Nuk ka ndarje të Kosovës asnjë pëllëmbë!

Nga horizonti i nëntë i nëntokës

U gdhendën shkronja të arta

Edhe mbi shkëmbinjtë

Të Mitrovicës, Zveçanit, Zubin Potokut

E të Loposaviqit

PAVARËSIA E KOSOVËS!


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Shkelqim hëne

>> Thursday, February 28, 2008


Ali SYLAJ


O hënë, mbretëreshë e natës

Që ndriçon zemrat e pikëlluara

Ti do shkëlqesh plot magji

Edhe atëher kur të jem harruar


Sot të shikoj plot kënaqësi

Netëve të ngrohta tek ngritesh madhështore

Një ditë varrin tim do e ndriçosh me zbehtësi

Ne shkuam-ti mbete me botën mizore


Një kohë ishe këtu me tokën bashkuar

Netët plot errësirë frikë e trishtim zgjonin

Qielli të thërriste nga lartë për të ndriçuar

Fshehtësitë more me vete,jezidët kot i kërkonin


Në dy pjesë u ndave për hirë të Profetit

Gishtin e bekuar kah ti kur e drejtoj

Prap do të coptohesh para kiametit

Hëna u rikthye atje nga ku filloj.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Në Uhud


Ali SYLAJ


Në Uhud shtatëdhjetë e dy shehidë

Ranë që të qëndronte një Profet,

Hamza, Xhaferi trima të vërtetë

Yje në këtë botë, yje në Ahiret.

E Vërteta me të pa Vërtetën në mejdan

Me vringëllimë shpatash u takuan,

Rrugën të vazhdonte duhej ky karvan

Për All-llah, Profet,me dëshirë u flijuan...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Ma sjellë esencën e Diellit

>> Wednesday, February 27, 2008


Xheladin HAMZA


Shikimin e hodha në ardhmëri

U ngritë mbi maje të ylberit

E puthi ngrohtë dhe mbeti aty

E unë mbeta në shpresë për sytë e mi...


Dhe sot kur dënesa më dërmoji

E pamëshirshëm shpirtin ma theu

Në mijëra copëza më të imta se atomi

Të lutem mos shkel më mbi mua

Si mbi një lule të këputur e të venitur...


Edhe njëherë kthe kokën kah unë

Derisa akoma frymoj me frymë të rëndë

Dhe shiko në sytë e mi të verbër

Si rrokullisen e vdesin lot veç për ty...


Ma sjellë esencën e diellit

Të ma ngrohë shpirtin e ngrirë

Si të një varfanjaku të braktisur

E orkideja le të çelë edhe njëherë

Sall për mua e për ty...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Në fillim

>> Tuesday, February 26, 2008


Hamdi NUHIJU

Të flas por ti hesht,
Gjuetia e zemrës më mashtron,
Ka kohë që nuk të kam pranë,
All-llahu na mëshiroftë nga dynjaja,
Prej kaderit në kader,
Sytë e tu dhimbshëm flasin,
Shpirti im kodekset harxhon,
O All-llah unë u zhduka,
O All-llah unë të dua….
Ma mundëso të lutem strehën nën hijen Tënde,
Sepse e dua për hir Tëndin o Krijues i Botrave.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

MOS SHANI MUHAMMEDIN




Përse shani e ofendoni
njeriun e dërguar pejgamber
përse shqetësoni muslimanët
e ju njerëz të mjerë

Përse nuk pushojnë gjuhët së shari
njeriun që me mëshirë u dërgua
përse s'ndaloni njëherë
Të vërtetën për ta studiuar

A shante ai,
apo a ofendonte
misioni i tij për moralin
me çka e urdhëronte

Ai ndaloi ofendimin
urreu e nënçmoi sharjen
përbuzi mallkimin
dhe mohoi përçarjen

Ai na mësoi
se nuk bën të shash njeri
ngase që të gjithë ata
janë krijuar nga i Madhi Perëndi

Ai tha për Isain, të birin e Merjemes
që ju për Zot a bir të Zotit e besoni
e kam vëlla në fe
nuk bën ta ofendoni

E shqetësonin me fjalë
e rëndonin me fyerje
sprovohej vështirë çdoherë
"jam dërguar mëshire" thoshte ky pejgamber

Allahu mëshirë më dërgoi
mallkimin ma ndaloi
butësinë dhe mirësjelljen
me Kur'an m'i urdhëroi

Nëse Muhammedi
askënd nuk paska ofenduar
atëherë çfarë shtyn këta njerëz
atë për ta shqetësuar

Sedat G. ISLAMI
16-2-2008, e shtunë
Vushtrri, Kosovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

EGOJA

>> Monday, February 25, 2008


SHEHID HASAN EL-BENA

(1906-1949)



Egoja është

Fushë-beteja

E parë.

Ndaj saj

Nëse jeni

Fitimtarë,

Atëherë,

Betejat tjera

Në vazhdimësi

I fitoni

Me lehtësi.


Përktheu nga anglishtja:

Mexhid YVEJSI, Gjakovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Nuk e di ku je

>> Sunday, February 24, 2008



Hamdi NUHIJU

Në paç një dhimbje në zemër,
O Zot largoja,
Në paç një dashuri të përkëdhelur,
Një zhurmë të mjelur midis filizave...
Si të dukem unë ty?
I ngurtë pa fije emocioni,
Apo ndoshta lotëve dua t`i flas?
Ke humbur,
Nuk e di ku je...
Ditët e bardha më përqafojnë,
Të zitë e dashurisë nuk dijnë gri,
Sot linda , e nesër do të vdes,
Ku je ma thuaj???
Trokasin shekujt si cicero,
Memorie e harruar,
Në sexhde jam i njejtë,
Por në zemër i lënduar...
Aq e pafatë kjo fjalë,
Që më lidhë zvarrë me Rumiun,
Në Sahara jam,
Po ti ku ke humbur???


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

GAFILIJET


Semra HALILI( mësuese e gjuhës turke në Tetovë)



NDONJEHER hy ne burg te zemres e fundosem
ne detin e loteve
anije skam jam ne ishullin e pashpresesise dhe johareses
po,zemra me mbulimin
e dashurise ndaj ZOTIT
QETESOHET,FRESKOHET
LOTET SHENDROHEN NE GEZIM
HARE e lumturi
burgu mund te jet gafilijet
po dalja nga burgu
e tregon shpirtin e qete
me persosjen eshpirtit
fundosja nga lotet
behet lartesim ne qiell
dhe me ne fund
vjen anija ae te shpeton
nga ishulli i pashpresesise
te dergon ne bukurite e fese
e cila quhet

dashuri ndaj
MUHAMMEDIT ALEJHI SELAM
ME ZGJUARJEN NGA GAFILIJETI
SHPIRTI BEHET SABIKUN BILHAJR
QE GARON NE TE MIRA
te garojm edhe ne
e te perparojm me ISLAM


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP