Trungu i vargut

>> Sunday, June 29, 2008



Hamdi NUHIJU


Trungu i vargut
Eshtë dashuria
Që buron nga zemra
E që jetësohet në zemër...


Burimi i zemrës,
Eshtë jeta,
Që gjallëron vdekjen,
E i jep peshë besimit...


Dashuria nuk njeh doktrinë,
As farë e as fis,
Sunnizëm thuaji,
Në daç Sufizëm quaje...


E degët e vargut,
Janë si forma të adhurimit,
Të nënshtrimit tonë,
KRIJUESIT....


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

JETE E RE


Xheladin HAMZA



Në horizontin e gjithësisë
Me krahët të bardha në vallëzim
Engjëjt qëndisin lumturinë...


Retë e bardha shpërndahen
Si ëndrra në mbarim
Në shpirtin tim lind
Jetë e re...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Subhan Allah

>> Saturday, June 28, 2008



Subhan Allah thua o njeri,
Qka do qe degjon, dhe qka do qe sheh ti,
Subhan Allah shpreh lavderim,
Beje jeten tende qe te jet adhurim.


Subhan Allahu thuaji ne qdo gjendje,
Shpirti yt Allahun ta ket ne vemendje.


Subhan Allahu ka qellim te lartesuar,
Mendja ec me kohen Ate duke kujtuar.



Subhan Allah, Subhan Allah,
Ibadetit te persosur, kurr mos ju largo,
perkujto Allahun, hiq pa pushim,
Shpeshto dhikrin tend, me shum perkushtim.

Albulena BAJRAMI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

FSHEHTËSIA ËSHTË DASHURIA

>> Thursday, June 26, 2008


SHEJH FERID UD-DIN ATTAR

(1119-1230)

Ai

I cili

Dëshiron

Fshehtësinë

E dy botëve

Ta kupton

Do ta zbulon

Se fshehtësia

Është Dashuria…


Përktheu nga anglishtja:

Mexhid YVEJSI, Gjakovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Te mirat e Allahut

>> Monday, June 23, 2008


Fatlinda ORANA


Zot i madh e i vertete

Ti na solle ne kete jete

Shume te adhurojm

Dite e nate te falenderojm


E krijove gjithsin

Njerin edhe mirsin

I krijove te shenjtat shtepia

Te quajtura Xhamia


Na i bere melajket per udhezim

Na e bere Kur'anin per mesim

Na e bere namazin obligim

Na e bere ramazanin agjerim


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Muhammedi a.s.


Fatlinda ORANA


Muhamedin e solli Allahu

si pejgamber i botrave

Muhamedin e solli Allahu

Per te na udhezuar ne rruge te drejte


Muhamedi isht njeri i drejte

Perhapi Islamin ne menyre te qete

Urdhrat e Allahut i degjoi

Dhe njerzve u ndihmoi


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Xhamia


Fatlinda ORANA


Nje vend te shenjte

nje vend te bekuar

e krijoj Allahu per ta falenderuar


Hoxha kendon ezanin

kur vjen koha e namazit

muslimanet afrohen

ta falenderojn Allahun


Vajzat e vogla te mbuluara me shami

vijne per ta falenderuar

te vetmin ne gjithesi

Allahu krijoi kete shtepi

per ta falenderuar

dhe lavderuar


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Feja Islame


Fatlinda Orana


Musliman jemi

fe Islamin e kemi

Zotit i besojme

ne xhami shkojme

Allahun ta falenderojme

Ne fene islame s ka dyshim

behuni mysliman pa pertim

Zotit lutju dhe besoje

eja ne xhami dhe falenderoje

udhezoju ne rruge te drejte

behu mysliman i vertete


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

NËNËS

>> Saturday, June 21, 2008


Dr. Erdal Atabek


1 vjeç kur ishit me duart e saja ju lau dhe ju ushqeu;
E falenderuat duke qarë tërë natën dhe duke e lënë pa gjumë.
2 vjeç kur ishit ju mësoi të ecnit;
E falenderuat duke ikur nga dhoma kur ju thërrsite.
3 vjeç kur ishit, u përgatiti gjellërat tuaja më të preferuara;
E falenderuat duke e derdhur pjatën nën tavolinë.
4 vjeç kur ishit u mësoi të mbanit në dorë lapsa me ngjyra të ndryshme;
E falenderuat duke bërë vizatime të ndryshme nëpër muret e shtëpisë.
5 vjeç kur ishit ju zbukuroi me rroba tërheqëse;
E falenderuat duke u rrëzuar në gropën e parë me baltë që e vërejtët.
6 vjeç kur ishit erdhi së bashku me juve në shkollë;
E falenderuat duke i thënë:
“Nuk shkoj rrugëve të “lagjes”.
7 vjeç kur ishit ua dha një top dhuratë;
E falenderuat duke e thyer xhamin e fqiut matanë.
9 vjeç kur ishit ua gjeti një mësues të pianos;
E falenderuat, duke mos mësuar notat të paktën vetëm një ditë.
10 vjeç kur ishit me automobilë ju dërgoi nëpër ditëlindje e deri tek mësimet për vallëzim dhe në çdo vend tjetër;
E falenderuat duke zbrit me vrap nga vetura dhe duke mos e shikuar aspak.
11 vjeç kur ishit me shokun tuaj ju dërgoi në kinema;
E falenderuat duke i thënë:
“Ti mos u ul së bashku me ne”.
12 vjeç kur ishit nuk dëshiroi të shikoni programet degjeneruese dhe të dëmshme në televizion;
E falenderuat, duke i shiquar tërë ato programe gjersa nuk ishte ajo në shtëpi.
15 vjeç kur ishit ju dërgoi për pushime verore në shtetet e jashtme;
E falenderuat duke mos ia shkruar të paktën asnjë rresht letër.
17 vjeç kur ishit ju lejoi që të shkoni në parti më shokun (shoqen) tuaj;
E falenderuat duke mos ia bërë asnjë telefon dhe duke u kthyer në shtëpi në të gdhirë të agimit.
19 vjeç kur ishit ua pagoi shpenzimet e shkollës, me veturë ju dërgoi në konvikt dhe ua barti rrobat e juaja;
E falenderuat duke u përshëndetur te dera e konviktit që të mos tallen shokët tuaj.
21 vjeç kur ishit dëshiroi t’ju japë udhëzime për jetën dhe karierën tuaj;
E falenderuat duke i thënë “Unë nuk bëhem sikur ti”.

22 vjeç kur ishit ju përqafoi me krenari në ceremoninë e diplomës universitare;
E falenderuat duke kërkuar para që të shëtisni nëpër Europë.
24 vjeç kur ishit dëshiroi të takonte djalin që ju më një kohë të gjatë po takoheshit;
E falenderuat duke i thënë: “Kohën kur duhet ta takosh atë e di unë”.
25 vjeç kur ishit ua pagoi shpenzimet e dasmës, për juve shumë u gëzua dhe njëkohësisht u emocionua;
E falenderuat duke u shpërngulur në një qoshe të botës.
30 vjeç kur ishit dëshiroi t’ju këshillojë rreth mbikqyrjes së foshnjes Suaj;
E falenderuat duke i thënë: “Leji ma këto udhëzime të kahmotshme”.
40 vjeç kur ishit ju përkujtoi për ditëlindjen e një të afërmi tuaj;
E falenderuat duke i thënë:“Nënë kam shumë punë”.
50 vjeç kur ishit, ajo u sëmurë shumë, kur shkuat ta vizitonit gjatë vikendit të fundjavës, ajo u gëzua;
E falenderuat duke i treguar se pleqtë bëhen nazelinj sikur fëmijët.
Duke thënë kështu e ashtu një ditë…
Ajo, vdiq…
Atë që nuk mund ta bënit për të deri në këtë ditë,
Në atë moment ju ra sikur një vetëtimë në zemrat e juaja…
NËSE ËSHTË GJALË, EDHE MË TEJ SË BASHKU JETON ME JU,
KËTË HERË ATË DUANE MË SHUMË SE KURDOHERË…

Përktheu dhe përshtati:

Dr. Hatixhe Ahmedi


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

ERDHI DASHURIA


SHEJH SAID EBUL HAIR

(967-1049)


Erdhi dashuria

Qarkullonte si gjaku

Nëpër lëkurë

Përmes damarëve

Më zbrazi

Nga vetvetja

Më mbushi

Me dashuri

Për të Dashurin

Derisa çdo organ

Çdo gjymtyrë

U pushtue

Mua më mbeti

Vetëm emri…

Gjithçka tjetër

Mbeti Ajo…


Përktheu nga anglishtja:

Mexhid YVEJSI, Gjakovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP