Krenaria në Islam

>> Thursday, August 07, 2008

Krenaria në Islam




S’më largon dot injorimi,
As përqeshja as mohimi,
S"më dorëzon asgjë në botë,
Nga kjo fe, s’munden të më largojnë dot!

Se përkul kush qëndrimin tim,
Që e kam mbjell në zemrën time,
As fytyra e shtrembëruar,
E as gjuha e ndyrsuar.

Nuk më ndryshon asgjë asgjë
Kurr asnjëherë nuk pendohem,
Që e kam zgjedhur këtë fe,
Me Islam që jetësohem.

Ndoshta jam ndryshe nga ata,
Ndoshta në jetë prej tyre dalloj,
Por kam shembullin më të bukur,
Për asgjë se ndryshoj!

Jam krenare me shpirtë të hapur,
Si qiri në errësirë,
Sa fort zemrën ma gëzon,
Feja ime e delirë.

Më duket vetja e bekuar,
Nga Allahu e uruar,
Të falem Ty o Zoti im,
Që më zgjodhe për udhëzim.

Si rreze shpirti më ndriqohet,
Imani aty fort është i vulosur,
Në këmbë krenare qëndroj si shkëmb,
Për Islamin tim të përsosur.

Albulena BAJRAMI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Shpresoj

>> Tuesday, August 05, 2008




Hamdi NUHIJU


Në qiejt e rënduar,
Si përballje e ledhatuar,
Shpresoj,
Në fjalën,
Dashurinë e kthyer në iterenar,
Kodrat me rrënjë si qeliza gjaku,
Oazat që shpëtojnë çdo kalimtar,
Edhe një çast e nisem,
Aty afër teje,
Në qiellin e tretë,
Duke kthyer fytyrat kah kibla,
Në brendinë e Kudsit,
Shtohet jeta si oksigjen...
Shpresoj,
Po shpresa nuk njeh fund,
Pa dashurinë,
Shpirtrat nuk njohin Zot...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Në librin e veprave



Hamdi NUHIJU


Shënohet çdo gjë përveç asgjësë,
Ti je shkruesi i tij,
Dëshmia e jote para tubimit të madh...
Ku çdo gjë është asgjë...
Ku jeta është vdekje...
Ku përjetësia është knaqsi...
Ku varri është dritë...
Castet që në qiell të ngrejnë,
Nuk janë akumulime,
Edhe ferri në sytë e tu,
Verbëria e zemrës,
Në librin e veprave,
Na dërgon në xhehenem...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Edhe një jetë




Hamdi NUHIJU


Shiko yjet a që afrojnë,
E rezervat e ujit që në qiell presin,
Urdhëri i Krijuesit është i prerë,
Edhe një jetë për në ahiret...
Kur endem me kohën,
Si Seid Nursi në shkretëtirë,
Edhe një jetë e jetuar,
Pas çastit me ty...
Hidhëtitë , brengat,
Zëri i myezinit në lartësi,
Koka e ulur në sexhde,
Zhduk mendjemadhësinë..
Arti i letrave të bukura,
Mbi arte thërrasin pëllumbat,
Këto krijesa të Zotit,
Që në çdo moment bëjnë adhurim...
Edhe një jetë ,
Deri në ezanin e sabahut,
Nuk ka rrugë tjetër,
Përveç rrugës së PËRJETËSISË...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Për vete

>> Monday, August 04, 2008


Vehap KOLA

Në qofsha qelq i hedhur

Mos më thyej

Se vetë do shkelësh

Mbi copëzat

Grimcat e mia

Dhe do lëndohesh


Në qofsha letër e lexuar

Mos më digj

Se tymi im

Do të të japë erë

Flaka ime do të të përcëllojë

Dhe hiri im

Do të të nxijë


Në qofsha shtëpi e braktisur

Mos më ndryj

Se ti, do mbetesh jashtë

Në qofsha dru i shtrembër

Së paku, hije bëj

Mos më shkul nga rrënjët

Se ty, dielli do të të rreshkë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Rrëzohemi



Vehap KOLA



Rrëzohemi
Ditën na bien si luspat
Si flokë të shkulura
I varrosim
Rrëzohemi
Dhe diellin
Më shpesh e gëlltisim
Me më shumë uri
Hënën e kafshojmë
Si bukën e pakët
Rrëzohemi
Me një gurë në trajsë
Përditë më të rëndë
Përnatë, krahët
Më pak të fuqishëm
Rrëzohemi
Dhe sa herë biem
Tatëpjetës së pashtruar të kohës
Ndahen, si damarë të shprishur,
Rrugët dhe shtigjet
Rrëzohemi
Duke i falur botës
Shkulmat e fundit të dritës
Dhe pezullit mbi kokë
Frymët ia lëmë
Një nga një
Rrëzohemi
Pa drojë, pa mend
Sikur s’do të thotë gjë
Që zërat na u ngjirën
Nga këngët që shtohen
Përditë
Rrëzohemi
Në luginën e kthimit
Që nis kur lindim


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

FJALA DHE HESHTJA

>> Friday, August 01, 2008


SHEJH BISHR IBN EL-HARITH


Kur

Fjala të pëlqen,

Për te

Ke dashuri,

Atëherë,

Më mirë hesht

O njeri!

Ndërsa

Kur heshtja

Të vjen,

Ashtu të pëlqen,

Atëherë,

Ke më dobi

Të flasish

O njeri!


Përktheu nga anglishtja:
Mexhid YVEJSI, Gjakovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Shpëtimi yt

>> Monday, July 28, 2008


Argjend XHELILI


Atje përtej gjurmave t'paprishuna
Tek shteg'tojnë devet n'shkretinë
Ti që buzën kurr se ngrehe
Mund ta gjesh lumtuninë

Dhe me ujët e Zemzemit
Mund ta fshish pluhnin nga sytë
Që tanë jetën ta ka ndalun
Për me pa t'mirën dritë

Nëse zemërën e ke mbushun
Me gjunahe t'liga plot
Para Kabes kokën ule
Veq për hatër t'Madhit Zot!


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Dashuni e pafund


Argjend XHELILI


Për natë po kujtojë do fjalë
Qi zemrën po m'lumnojnë
Edhe and'rrat hijeshojnë
Ni dashuni e pa fashitun
Zemrës dritë qi mi ka qitun
Zemrës dritë qi mi ka dhanun
Dashuni e pa pamun
Zot i madhë qi e bekoi
Gjer sa t'vdes e gjer sa t'rroj
Sa të rroj e sa të vdes
Do ta dua pa mungesë
Me gjith shpirtë siq do njeriu
Se luhatë dot as veriu
As veriu se lëkundë
Dashuninë e pafund.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

POEMA PËR SREBRENICËN

>> Sunday, July 27, 2008


Xheladin HAMZA


I


Srebrenicë, shpirt i djegur

Në flakën e ferrit.

Mbi ty fluturojnë engjëjt

Rojtarët e shpirtrave të të zhdukurve

Të myslimanëve të zhdukur

Vetëm për atë se

Kanë qenë pjesëtarë të fesë Islame.

Çetnikë, kriminelë të kësaj bote

Që ecni rrugës së satanës

Qofshi dhe mbetshi të mallkuar

Deri ditën kur dielli tokën

Do të shndrit me rrezet e tij,

Le të jetë mbi ju errësira

Nga e cila kurrë nuk do të dilni.

Mos paçi trashëgimtarë

Kurrë dhe ashtu mbetshi.

Srebrenicë, vuajtja jonë.

Le të shndritë mbi ty

NUR-i i ALLAHUT

Çdo shpirt i humbur brenda teje

Le të jenë si yje në qiell.

Kujdesshëm le të vëzhgojnë

Në të gjithë shpirtrat e kësaj bote të çmendur

Dhe le të ruajnë që kjo

KURRË MË TË MOS PËRSËRITET .


20. 07. 2005.

Shqipëroi: Kader Vogel


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP