Syfyri-23

>> Wednesday, September 24, 2008


Hamdi NUHIJU


Kjo nate qe zgjate deri ne Pafundesi,

Me keto yje qe xixellojne,

Ne rrugen e mjaltit,

Mbi mendjen dhe shpirtin tim..


Keto ndjenja te smeralda,

Qe pafundesisht me rrembejne,

Per rrefimin e Ramazanit,

Ketu ne syfyr...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Iftari-23


Argjend XHELILI


Nga të dhjetat të kërkojmë në të dhjetat

Në ty fshihen gjithë vendimet , të vërtetat

Cila je për ty e di veq I Madhi Zot

Do jesh nesër , ishe dje , apo je sot?


Porse zemërat e itikjafit nuk dorëzohen

Të kërkojnë për natë me shpresë se do gëzohen

Ardh'sh e bardhë me dritë sa dielli bashkë me hanë!

Në të mira e të mbara t'na gjesh tanë!


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Dhurata ne Miraxh


Albulena BAJRAMI


Zbret Xhibrili meleku fisnik

Tek Muhammedi mbi qiejt me e ngritë,

Natë e bekuar të lumët ne o Zot,

Cfarë dhurate na dergove,

Falënderimi Ty të qoftë.


Na gëzove me namaz,

Jetën na e qetësove,

Mendjen na e ndrite,

Shpirtin na e begatove.


Në namaz gjendet kënaqësia,

Përmes tij mekatët pastrojmë,

Në këtë botë na ndjekë mirësia,

Dhe në tjetrën kur do shkojmë.


Shpirti përkujton,

Namazi dëshmon,

Shpresojmë i pranuar te ngrihet në qiell,

Që Allahu të na shpëton.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Fjalët e talebes

>> Tuesday, September 23, 2008


Hevzi ZEQIRI


Eci nëpër botë
Kërkoj dituri,
Se i Dërguari i Zotit,
Kështu na porosit
T'mos jem vetë në tokë
Të jem vazhdimësi.

Kërkoj dituri
Për ta vënë n'praktikë,
Kërkoj dituri
Me respekt e frikë.

Për të shkuar larg
Për dituri,
Ndalem e mendoj
Me prindërit e mi.

Kërkoj leje nga ata
Që të pasurohem,
Duke premtuar
Se atje s'lazdrohem.

Jam i mirë me ta
Edhe ata me mua,
Afër ose larg
Ah, sa shumë i dua...

Krenohen me mua
Kur unë më shumë di,
Mu me ata duar
Më përkëdhelin që të dy...

Atë që e mësoj
Shokëve ua kumtoj,
Ku të gjithë bashkë
Njëjtë përfitojmë.

Gruan do ta mësoj
Nga ajo që di,
Me ëndje të më dëgjojë,
Urdhërin ta zbatojë...!

Mëson nga unë
Atë që ia kumtoj,
T'i edukoj fëmijët
ashtu, si të dojë.

Mësoj primaren
Të kem një bazë,
Mësoj sekondaren
Të mos jem i zbrazët.

Mësoj sekondaren
Ta forcoj atë bazë,
Mësoj primaren
Të mos jem i mbrapshtë.

S'i ngatërroj konceptet,
por i studioj,
U futem në qelizë
Që t'i përfitoj.

Për konkluzion
Kurrë nuk nxitoj,
Ndalem e mendoj
E pastaj tentoj.

Kureshtar jam
Për ndonjë të re,
Dua të mësoj
I tepërt mos t'jem.

Nga ata që mësoj
Vërtet përfitoj,
I përkrah atëherë
Kur mirë analizoj.

Kur diçka m'pëlqen
E mësoj mirë,
Nuk e bëj vepër
Mirë pa e tirë..*

Lexoj libra
Për edukatë leximi,
Flas mirë e gjatë
Pa tendencë maskimi.


* Tir – mendoj, rrah një çështje në mendje...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Zemra dhe qielli


MEVLANA XHELAL ED-DIN RUMI

(1207-1273)


Ju

Vetëm

Nga zemra

Mund

Ta prekni

Qiellin…


Përktheu nga anglishtja:
Mexhid YVEJSI, Gjakovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Epitaf


Shkronjat e dhembjes treten
Fjalët rilinden me kozmosin
Për të mos vdekur kurrë
Në hijen e ngurtë
Në kujtimin e Zotit
Shumë je përmalluar shpirti im


Flamur MALOKU


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Mërzia


Nuk do të ketë shpëtim
Shpirti i ndezur nga mërzia
Në monotonin e vjeshtës
Epitafet nuk shkruhen më
Në gurin e heshtur të jetë-vdekjes sime.
Koha ka ikur në ballin e mërzisë
S’ka lamtumirë pa pendim


Flamur MALOKU


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Nata


Nata po bije në të trishten dhomë
Errësira ka hyr heshturazi
Për të lindur ngadalë vetmia e zezë në vdekje
Për t’u shuar se bashku me shpirtin deri në mëngjes
Me fjalën e fundit
Zot



Flamur MALOKU


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Syfyri-22



Hamdi NUHIJU


Gëzimi i besimtarit për besimtarin,
Është shpëtim, mëshirë, bukuri,
Kalimi nga hidhërimi në gëzim,
Na kujton lumturinë..
Edhe i vdekuri me pasuri,
E i gjalli nga pasuria,
Në sofrën e syfyrit,
Janë një...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Iftari-22


Heshtni edhe heshtni edhe heshtni prap !
Ju zana që thirrni në t'liga me vrap
Ju zana të sh'thurun n'të liga që ftoni
Mordja ju varroftë nga mallkim i joni !

Ngrihuni edhe ngrihuni dhe ngrihuni tre herë !
Zanat e së mirës u ngritshi përherë !
U ngritshi si ngrihet drita në errësirë !
Si vdesin të këqijat me veq një të mire.

G'zonju edhe g'zonju ju që agjëroni !
Kur muzgu të bie , ditën përfundoni
Edhe Zotin tonë para kur e shihni
Gëzimin e vërtet atëherë do e njihni...


Argjend XHELILI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP