Çfarë!

>> Friday, October 31, 2008

Çfarë!



Ç’të shtyri ndaj të mirës mohues të jesh
Ç’të shtyri kundër udhëzimit të veprosh
Ç’të shtyri mendjemadh të mendosh
Ç’të shtyri fodull të shikosh
Ç’të shtyri xheloz të sillesh
Ç’të shtyri i mbrapshtë të bëhesh

Ç’bëre i mençur të hiqesh
Ç’bëre i lartë të ecësh
Ç’bëre i pavarur të flasësh
Ç’bëre i fuqishëm të hapesh
Ç’bëre më i mirë të ndjehesh
Ç’bëre i lavdëruar të lëvizësh

Ç’je, veçse një pikë
Ç’je, veçse mish e gjak
Ç’je, veçse baltë
Ç’je, veçse në pikë kthehesh
Ç’je, në baltë kthehesh
Ç’je, veçse krijesë!


Avni Tafili


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Vjeshtë...

Vjeshtë...




Gëzimi im shfaqi një dredhi…
Ra gjethi…, si
pastrimi i mëkatit!
U përceptu gjendja,
në një urtësi…
Në dukuritë e jetës,
vazhdon monotonia…
Kalon koha papendim…
Ngushtohet toka…, qielli…
Gjethet biejnë e thahen!
Mëkatet falen e lahen...!


Semra HALILI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Me emrin e Zotit

Me emrin e Zotit



Gjithëherë për Ty kur filloj të shkruaj
Aq e harroj vetin si njeri të huaj
Bota dhe gjith ç'ka në te e gjetiu
Më japin fuqi aq sa fryn veriu
Më bëjnë si kala me mure të larta
Që u kan ba ballë luftërave të zjarrta
Me besim me mveshin porsi një ushtarë
Që niset në luftë me hapa të mbarë
Dhe ja them unë kangës me shum krenari
Për fenë edhe Zotin që nuk ka pos Tij
Për jetën e bukur që po e jetojmë
Me te Zotin tonë bukur adhurojmë
Në q'do cepë të saj , ngado që sodisim
Me emrin e Tij , veq të Tijin nisim
Me emrin e Tij ne nisim të hamë
Edhe punt' e mbara me këtë emër ndamë
Librin shum të vlerë që kokat na ndrinë
Me emrin e Zotit që krijoi mirësinë
Edhe grurin mbjellim me emrin e Tij
Me shpresë e besim në Një Perëndi
Gjithkah dhe gjithqka me emër të Zotit
Shkojmë edhe rrojmë deri në fund të motit...


Argjend Xhelili


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

GJOKSI MË HAPET SI DYERT TË XHENETIT

GJOKSI MË HAPET SI DYERT TË XHENETIT




Nefsin tim lëshoj të bredhë pakufi
Në oqeanin Absolut të Rabbijallahut
Dhe të lundrojë në gjendje të habitur
Për trupin dhe shpirtin tim të rraskapitur
Marr frymë thellë e gjoksi më hapet
Bash si dyert e mëdha të xhenetit...

Para syve të mi të mjegulluar
Rrënohen vitet si muri i Berlinit
Fatamorgana shkapërderdhet
..................në copëza më të imta
E në horizonte qartë paraqiten
........................peizazhe qiellore
Shijohet një botë e vërtetë hyjnore...

Aty takova vetën time kokulur e të gjunjëzuar
Me tepih në dorë duke u lutur për shpirtin tim
Krijuesit të botërave Allahut të Madhërishëm!

Xheladin HAMZA


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Dita e madhe


Dita e madhe


Ngrihet kodrat lart në qiell edhe shkatërrohen
Zgjohen shpirtat gjith nga varret bashkë tubohen
Gjëmon suri në atë ditë me oshëtimë
Pyet veten gjithsecili për shpëtim
Thueja kangës o njeri sikur ja thoje
Duaje jetën e dunjas sikur e doje
Shpalo të ligat që punove e i paloje
Fytyrën tënde të vërtet ti sot tregoje
Para Zotit sot ke dalun , veq kujtoje
Veq kujtoje kur ta thoshin se besoje
Ktheje shpinën edhe heshtje edhe shkoje
Ngrije kokën edhe supet o njeri
Thueja , thueja në këtë ditë me llogari !
Në daq thueja asaj kangës tande të vjetër
Në mos gjeq pos kësaj të mire tjetër
Kur ke pas në zemrën tënde pak besim
Thueja kangës mos do gjesh dhe ti shpëtim
Kot e kot qirresh i dhembshëm pa njerëzi
Kur qe koha s'pate ndjenja as mirësi...


Argjend Xhelili


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Misioni

Misioni


Mos harro se s’është me rëndësi vetëm imani yt!
Ai edhe neser përforcohet!
Por, kujtoje fshatin që e shkateroi ZOTI,
duke fillu nga më i miri i tyre...!!
Ti, ndoshta kalon mirë! Vazhdo...!
Por, dije që edhe në ndonjë jetë ka rrezik!!
E nese je Mukel-lef (me obligim)
për t’u kujdesur në atë jetë,
mos harro se ke...
më tepër përgjegjësi...!
Gjendja në atë jetë,
tek ty duket e vogël!
Por, te dikush shkakton plagë…,
apo...gjysëm vdekje!
Madje edhe rrezik të tërë...!

Semra Halili


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

ZOTI ËSHTË NJË




Për çdo t’lumën ditë
Si me qenë n’pazar
Dëgjohet ndër shqiptarë
Një fjalë me zarar:
Zoti kryetar,
Zoti kryeministër,
Zoti minister,
Zoti deputet,
Zoti drejtor,
Zoti filani…
Sa m’u çuditë
Dreqi, shejtani!
Sa pak shqiptarë,
Kaq shumë hyjni!
A ka gjuhëtarë,
E shkreta Kosovë!?
E mjera Shqipëri!?
Është një Zot,
Zoti është një.


Mexhid YVEJSI, Gjakovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Nëna

Nëna




Sot që ndjeva mungesën tënde,

Sot kur s’të kam pranë,

E kuptova vlerën tënde,

Moj e dashura nënë!



Bërtitja si e marrë,

Të kërkoja pranë

Përgjigje s’më ktheje,

Moj e dashura nënë!



Të gjithë i pyesja për ty,

Askush s’më tregonte ku ishe,

Dhimbjen në shpirt që kisha,

Askush nuk e dinte!



Më shikonin duke qarë,

E më përqafonin,

Edhe ata që dikur më urrenin,

Tani më donin!



Plaga e shpirtit tim

Nuk shërohet dot,

Lotët në sy,

Nuk më rrjedhin kot!



Sa e hidhur është kjo jetë,

Kur ty s’t kam pranë,

Goja më është bërë e njelmët,

Që kur s’e thërras emrin “nënë”!



Me shumë kujdes më rrite,

Gjithmonë më mbaje pranë,

Pse më braktise pa mëshirë,

Mos e dashura nënë!



Ku mbeti dashuria

Që kishe për mua,

Vallë, zjarri që kishe brenda,

Sot u shua?!




Sadete SULIMANI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Ndrina rrugën

>> Tuesday, October 28, 2008

Ndrina rrugën




Q'do ditë dielli kur l'shon rrezet o Allah
Ditë e re filloftë për ne inshAllah
Gjith sa jemi në kamb ngrihemi mashAllah
Të adhurojmë në njëmijë ngjyra o Allah

Besën dhanun Ty ta kemi në dunja
Shpresën gjallë na mbanë veq Ti o Allah
Ndrina rrugën për xhennet ku ka sefa
Pamjen Tande të vërtet na për me pa...

Argjend Xhelili


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Për mikun

>> Sunday, October 26, 2008


Udhëtoja, lundroja,
Kërkoja qetësi.
Kurrë nuk mendoja,
Të gjej mik të mirë...

Njerëzit rreth meje
I konsideroja miq.
Disa, në esencë,
Më janë bërë armiq!

Mendoja se mik
Është vetë njeriu
Më pati thënë një shoqe:
“Ai është ditëziu“.

Përshkohem me të
E kishte me vend:
“E ke një mik të mirë,
Kur punon me mend”!

Nëpër shumë udhëtime,
Nëpër përrenj e lumenj,
Të ashtuquajturit miq
Më quanin të prapambetur...

Edhe pse e dinin se
Bashkë bëjmë më shumë,
Merrnin nga ajo që
Lodhesha unë...

Miq e mikesha
Bëra me bollëk,
Por atë, qetësinë
Nuk ma jepnin dot!

Pas një rruge të gjatë
Shkrepi një shkëndijë,
Ndriçonte nga larg,
Si të mos ishte njeri...

Puna ma bëri
Që të flas me të,
Të matet mirë fjala
Që të thuhet diçka!

Pashë diçka të rrallë
Në zemrën e tij,
Ishte e butë
Brumë floriri

Me rrënjë modestie
Miku më fitoi,
Afër më afroi,
Zemrën ma shëroi!

Qetësinë ma ofroi,
Gjë që shumë e prisja
Me burrëri u miqësuam,
Si baballarët me plisa...

Tash udhëtoj me të
Kurrë për të mos u ndalë.
Se lëmë pa u mërrolë,
Por s’jemi barbarë!

Kur iu biem bashkë
Lumenjve e përrenjve,
Gjithmonë ia dalim
Me suksese marramendëse!

Shpesh herë qortohemi,
Që të jemi të mirë.
Krah për krah të jemi,
Për një fund të mirë.

Tani kur “miqtë” flasin
Me mua a me atë,
Janë më të kujdesshëm,
Se çfarë po bëjnë...

Janë më të matur
Si kurrë do herë.
Edhe atij ia kishin bërë
Si mua kaherë...

Miqësia me të
Me ka bëre burrë,
Mundin që e derdhi
S’ia harroj kurrë!

Na e bën të mundur, o Zot,
Të jetojmë bashkë,
Deri sa të vdesim,
Dhe na ringjall bashkë!

Pranë njëri-tjetrit,
Të jemi të gëzuar,
Afër Muhammedit a.s.,
Profetit më të lavdëruar!

Hevzi ZEQIRI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP