Miqësia

>> Sunday, November 30, 2008

Isha te miku im për së dyti,
Doli te dera dhe më priti,
Gëzimi m'u shpreh në fytyrë,
Fillova t'i kërkoj këshillë.

Mikut tim e miku im,
I dhashë selam e ma ktheu,
U këshillova unë e ai,
Derisa shkuam në shtëpi.

M'u kthye shpresa për vazhdim,
Më nuk shkova në dëshpërim,
Fal i qofsha Zotit të Vërtetë,
Që gjithmonë punon me të drejtë!

Sa e bukur është miqësia,
Që më afron për të mirë,
Por edhe më e bukur e vërteta,
Që të nxjërr nga çdo errësirë!
Valbon RUSHITI
(Inspirim gjatë kohës kur isha te miku)


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Pëshpëritja ime

>> Saturday, November 29, 2008


Në qetësi e vetmi , brengat shpaloj vehtes

Dhe të shumta jan para të vërtetës

Fshihen , shtrembërohen , ndërrojnë shum fytyra

Shkrihen , treten , humbin e mbesin pa ngjyra

Brengat , çelitë e çelikta lirinë që ma vranë

Fytyrës e shpirtit pa dallim më ranë

Në ç'do vend të dobët ku në mua gjetën

Më vranë gjith ç'ka kisha veq dy syt më mbetën

Sa për të dëshmue , sa për të qenë gjallë

Mi lan dy sy hapur me shum lot në ballë

Që lotojnë pa nda si brengat që rrjedhin

Jetës sime të gjorë pikëllimin ndjellin

Kudo errësirë edhe dritë askund

Sot unë jam i mjerë , o vdekje më mund

Të dorëzohem qetë , më merr me ngadal

Ashtu si më sheh , të mjerë e pa fjalë

Nuk ta kam jo frikën , vetëm dashurinë

Se jeta e poshtër m'humbi gjith ndjesinë

Veq Zoti më mbeti Besnik përgjithmonë

Ti ngre duart nga Ai sa nuk më është vonë

O Zot më fal mua edhe njerëzinë

Të mirë e të kqinjë se ata nuk dijnë

Pendohem tek Ti që pranon gjith'herë

Pendim të sinqertë nga qdo njeri i mjerë

Dhe nga ta si unë që i tradhëtoi jeta

Ndonëse para syvet fshihej e vërteta

Symbyllur kalonin pran saj e krenarë

Me mendje të prishur edhe shpirt të vrarë

Vdisnin dhjetëra herë duke qenë të gjallë

Kush u'a mbyste zemrën , kush a thua vallë?

Një krijesë e poshtër që qoftë e mallkuar

Përherë gjer në fundin që s'ka të mbaruar

I fal dhe ata O Zot që falë shum

Lotët që u shkonin syve porsi lum

Pranojua pendimin si di të pranosh

Me Mëshirë të pasosur të na mëshirosh

Se të humbur mbesim pa këtë mëshirë

Në dy jetërat tona me mllefin e fryrë

Që na gulçon shpirtin e keqja e mbirë

Rritet edhe bëhet e madhe , vigane

Të mjerë e ujisim porsi një fidane

Frytet për të vjelë kemi ndihmës plotë

Të gjith bijtë e djallit që bredhin në botë

Vijnë të na ndihmojnë në k'të punë pa vlerë

Pra mirë hapni syt o njerëz të mjerë!

Na fal Zot për netët me yje që ndrinin

Dhe ditët me diellin e ngrohët që vinin

Për kohën e vlerë që s'dinim ta qmonim

Kot nuk u betove , po që ne ta donim

Fjalët , udhëzimet që zbrite për ne

Që na ndrinin rrugën kudo përmbi dhe

Edhe për të parët që nuk i përcollëm

Edhe për urrejtjen në shpirtë që e mbollëm

Ti je shum më I Madh edhe më Fisniku

Na falë për besimin nga zemëra që iku

Kur djallin për mik veq një qast e kishim

Tani e dijmë mirë sa të humbur ishim

Na falë për gjithqka keq që bëmë në jetë

Edhe të pabërat që si bëmë vërtetë

Dhe punët e mira nga dora që lëshuam

Na fal Zot I Madhi , vetëm ty të duam …

Argjend Xhelili


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Për ty mendoj dhe jetoj

>> Sunday, November 23, 2008


I zhytur thellë në mendime
Se çfarë është, jeta ime
Endem si zogu shtegëtarë
Vuaj e ndjehem si i vrarë

Pse ?
Nuk gjej prehjen time
Mbështetjen dhe lumturinë
Përqafimin e ngrohtësinë e tij
Te lutem, pashë Perendin!
Paqe e meshire dua tani
U tretem, kush këtë po e din
Lotët pastruan dy syt e mi
E dlirë është jeta me ty Zoti im


Krenaria e besimi
Mbeten tani si përfundim
Urrejtja e zemërimi
Nuk mbjellen në shpirtin tim

O Zot!
Më mbaj në duart tua
Deri sa shpirti të më pushoj
Më mer me vete edhe mua
Këtë dhimbje ta qetësoj

,,Eja me mua o robi im!
Të të jap kënaqesi e shpetim
Jeto tani ne trupin tim
Mendo ne falje dhe pendim”!

Jehona Perquku


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Një ditë xhumaje ndryshova


Nuk dija se do mahnitem
Edhe pse pak e njihja
Rrugës i habitur vëzhgoja
Nga gëzimi në qiell rrugëtoja

Rëndë u pendova
Pse më parë nuk e njoha
Fyti mu ngushtua
Atë ditë xhumaje zbulova

Shumë u ndryshova
Ditën kur e takova
I lagur në sokak prisja
I shuar në shi vdisja

Habitem në caktimin e Caktuesist
Rahmanit, Alimit, Kerimit
Zemrës dicka i dhuroi, atë për mua e zgjodhi
Dhe lehtë më shëroi

Ja Allah...
Është gjethi i vetëm në degën time
Shërim i vetëm i dhimbjes sime
Era e vetme e rozës sime
Ashk i fundit i jetës sime

Metin Hoxha


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Mendo, o njeri...!

>> Thursday, November 20, 2008



Pasiqë asnjë sekond nuk vonohet,

As para nuk vjen dot! Caktim!

Nga Kadiri (emer i bukur i Zotit Teala)

e varri yt do te jetë...

kopsht Xhenneti apo zgafellë Xhennemi!!!

Po pyetjeve per t’iu pergjigjur saktë,

a ke jetu me saktësi?!

Që të keshë mburojë, a ke dhënë Sadaka?

A ke fal Namaz?

A ke Agjëru?

A ke lexu, studju?

Të gjitha do të jenë mure në varrin tënd,
për të të mbrojtur ty!Mëkatar-e…!

E nëse e ke lexu edhe suren MULK – Tebareke,

do të luftoje me Zjarrin, deri në mbytje!

Për mbytjen e Zjarrit kemi nevoj,

Ja ALL-LLAH!Ja ALL-LLAH!

Mos na fut në të...!

As familjen tonë…

As Ummetin MUHAMMED (Alejhisselaam)!

E, kë e ke future TI në të,

vec e ke Dëshpëruar më…!

Na bëj të Vdesim Me Të Mirët…!

E, Premtimin e Dhënë MUSTAFASË,

Jepja…!

Ska Dyshim se TI

Nuk e thyen PREMTIMIN TËND!

Amin!

Semra HALILI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Jetë



Jetë, me ngjyra të llojllojshme…!

Ngjyra, që na bëjnë të harrojmë…,

se je lojë, o Jetë...!

Na bëjnë të harrojmë,
se je shumim pasurie e familjeje…,

arritje kënaqësie...!

Ti, Jetë-lojë, largohu nga ne!!

Se ti je vetëm mashtrim!

Je si hyrje e dalje nga një derë!

Vetëm aq!

E ne mund të mendojmë, e te mos mendojmë për Vdekje…!

Por ajo vjen befasisht, e na zë të papërgatitur…!


Semra HALILI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Vulë e pashlyer e identitetit tim

>> Tuesday, November 18, 2008


Nëpër kohë të poshtëruar
Si nga qielli të jenë mallkuar
Sa lindin dhe perëndojnë
Lënë ca gjurmë edhe mbarojnë
Bota i harron, kalojnë në hiç
Si përmendin miq, armiq...

Kur krisën pushkë, u ndizën zjarre
U derdhën gjaqe, u hapën varre
N’mote t’liga e n’shtrëngata
Rrënjë të forta gjithmonë pata

Isha rilindas, isha çlirimtar
Mjeshtër i pendës edhe ushtar
Kam qenë kaçak, si uragan
Të kem emër, t’kem vatan
Isha dikur edhe sulltan
Se nderi im n’atë zeman
Më ngriti lart dhe ky Iman
Mbeti i shkruar emri im
Burrë i çmuar edhe trim

Dhe ai themeli ynë i gjerë
S’na u lëkund, jo asnjëherë
Një pend, një pushkë edhe një nderë
Po kështu do t’jetë përherë

E pata vëlla nga ky atdhe
Se ky Iman edhe kjo fe
Frymë vëllazërie di të mbjellë
Dhe gjithmonë na ka sjellë
Unitet - për krenari
Veç të kem një herë liri...

Vulë në qenie - Shqiptaria
Na bashkon më shumë ndasia
Plisi, Besa, Fisnikëria
Shndrit fytyrë, nga modestia

Po në çdo mot edhe çdo stinë
Besa e Zotit të na prinë
S’e harrojmë kurrë porosinë
N’zemër fenë dhe kombësinë
Se kohë e mbarë do t’arrinë
Urë çeliku, mbi greminë


Blerim HALILI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Nata e tërbuar

>> Monday, November 17, 2008


Natë e nata ha gjithqka
Edhe mendjelehtët ha
Diellin ha dhe dritn' e tij
Ha dhe mendje edhe sy
Edhe turpin pa përtesë
Dashurinë ha me harresë
Edhe mendjen ha me gjum
Edhe ëndërrat hudh në lum
Gjith të mirat i ha nata
Nëse mbrojtjen ti se ke
Copë e grimë të ha si shpata
Ha e s'di për ty kush je
Për ushtarë nga ka plotë
Rronë e shkonë ngado që donë
Ngrinë e prenë ngado që venë
Natës natën sjellin prenë
Natën mbytë vetëm një dritë
Po ta shohësh ti vret sytë
Dritë e bardhë përmbi gjithqka
Zoti Madh këtë dritë ka...

Argjend Xhelili


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Krenaria e një muslimani


Nëse çdo gjë më vjedhin në këtë botë,
Fare dert s’e kam
Le t’mos m’vjedhet besimi
Ngase paraja njeri nuk të bën

Po humba tërë pasurinë
Po mbeta pas dore i lënë
Aspak nuk brengosem
Më mjafton që jam musliman

Nëse mburraveci qyqar
Mburret me baba e me nënë

Aq më bën mua
Kur me Islam krenar jam

Selmanin tim të dashur
Të famshmin persian
E mbaj të freskët në shpirt
Dhe në jetë model e kam

Ti mburresh me baba e nënë,
Ti me autoritet e famë
Po unë, unë, e di me çka
Unë mburrem me Islam

Ti në qofsh bir presidenti
Në qofsh i familjes me nam
Unë jam më krenar se ti

Ngase bir i Islamit jam

Sedat Islami


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Lexo


Lexojeni , lexojeni ju që me sy shihni
Lexojeni të vërteten më mirë që ta njihni
Nuk ka gënjeshtra kur asgjë nuk thuhet
Lexojeni , mendojeni , punojeni se duhet !
Shpëtimin e botës lexojeni në fletë
Në zemër rrënjoseni me besim përjetë
Fjalë që ndrijn zemërat nga ç'do errësirë
E mbysin të keqen përherë me të mirë
Lexojeni të parën fjalë të Perëndisë
Në librin e fundit , vulë të urtësisë
Lexo në emër të Zotit që krijoi ç'do gjë
Krijoi dhe kombe e që nuk jan më
Krijoi gjithë të mirat edhe mirësitë
Për kulme mbi kokë na krijoi shtëpitë
Edhe veshë e mbathë për dimër e verë
Dhe në katër anë tokën gjat e gjerë
Qiellin përmbi stolisi me re
Yjet që ndriqojnë e nuk e dijmë pse
Diellin , hënën , detet edhe gjithqka rrjedhë
Dhe në zemëra prore besimin na mbjell
Gjith falënderimet Zotit i dërgojmë
Aq sa frymë të kemi edhe sa të rrojmë
Në kohën dhe lapsin Zoti u betua
Lexoni nga ai ç'do gjë që u shkrua !


Argjend XHELILI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP