Të fshehtat e mia

>> Friday, February 27, 2009


Do t'ia vjedh natës të fshehtat e diellit shkëlqimin
Le të rrëfejnë para botës me gjyhët e ndrydhta
Ta shohin ç'do me thanë ta humbësh durimin
Krenarinë ta shohin si se njihka trimin

Maleve u thash përmbi ju më ngrini!
Ta shoh botën sa gjatë shtrihet edhe gjerë
Më duroni njëherë këtu lart , më lini!
Të ngihem së pari për dimër e verë

Do t'ia marr kangës , e të fshehtat e natës do këndoj
Gjersa dielli të ketë nevojë për shkëlqimin e tij
Po të fshehtat e mia s'po mun t'i zbuloj
Thellë më qenkan çepurë , thellë në brendi.


Argjend XHELILI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Rinia


Albulena Bajrami


Shprehem pak për këtë Islam

i drejtohem rinisë tonë,

dalëngadalë kjo fe po na humbet

nga dora të na ik e kemi lënë.


Po na duhet Islami i forcuar

thërras për musliman të bashkuar,

thërras tek rinia e sinqertë

Islamin e bekuar që e kanë prioritet.


Po na udhëheqin sot tiranët,

fenë Islame po na luftojnë,

me ligje dhe rregulla të pandershme

duan jetën të na drejtojnë.


S’i ka hije muslimanit,

të dorëzohet kurrë në jetë,

ndihmëtar e ka Allahun

dhe udhëheqësin Muhamed (alejhi selam)


Jemi umeti i kësaj kohe

zemrat e pathyeshme t’i kemi,

luftëtar për Allah

dhe për Islam që të jemi.


Me pendë e gjuhë të veprojmë

me shpirt e jetë të luftojmë,

ta di bota që ne jemi umeti

që padrejtësitë nuk i durojmë.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Mëkatet

>> Thursday, February 26, 2009


Vaji ska të ndalur ,
Mollëzat janë lagur

Loti valë i nxehtë, një pyetje më dha
Pse je i mërzitur ,o rob i All-llahut m’tha

Po kush vallë po më pyet, për mua rënkon
Unë jamë loti, nga syri që t’pikonë

Ç’të shtyri të dalish, në këtë botë të ndyrë,
Të qëndrojë brenda e kam shumë vështirë

Flakë,nxehtësi, zemra si vullkan të vlon
Kush vallë këtë, mund ta përballon

Flakë,nxehtësi ,po si është e mundur?!
Kush vallë zemrën,nga rrënjët ka shkundur

Zëri i ashpër që nuk ndalet dot
Jemi mëkatet, që dalim me lotë

Adnan Ameti


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Një shpresë

>> Tuesday, February 24, 2009


Më gjallëron një shpresë
Se kjo fjalë, kjo besë
Një ditë do t’më mahnitë
Do t’më ndriçon një dritë
Po edhe sot sikur e mbaj
Mos është vallë pasqyrë e saj?!
Njëmend është nga një burim
Është nga nuri i Zotit tim
Të më josh, të më gëzojë
Ngrohtësi e saj të më përshkojë
T’më nderojë me lumturinë
Shpagim për vështirësinë
Dhuratë për zgjuarsinë
Se notova n’këtë Dinë.
Më udhëheq një shenjë
Një motiv i denjë
Më drejton nga e mira
Më thotë ndal tek errësira.
Atje larg e shoh një cak
Po i ofrohem pak nga pak
Do t’kaloj një ditë atë mur
Do ta ngre, pra një flamur
Dh’a më pyet: kur, kur?
Kur të zhbëhen dru e gur
Ndoshta akoma dhe më parë
Një diell kam për ta parë
Në horizont sikur e shoh
Më bëhet sikur e njoh
E di, e di- do ta arrijë
Lotin e fundit do ta fshijë
Një agim do t’shkreptijë
Një gënjeshtër do t’arrijë
Përfundim të pamenduar
Dëshpërim i pikturuar
N’faqe t’qenies, në fytyrë
Ankth i madh e një mynxyrë
E ngulitur o sa thellë!
Bota e ëndrrës ta ka sjellë
O sa qartë qenka vulosur!
Shpirt i lig, i pluhurosur.
Dhe një shpresë vdes atë ditë
Kur mbarojnë llogaritë
Kur mësohen kahet tona
Kur s’jemi mijëra as miliona...
E, po vazhdojmë një rrugëtim
Është i gjatë e plot mundim
Po i vërtetë është një premtim
Se përherë do t’rrojmë n’amshim
E n’ato çastet Zoti im
I denjë le t’jetë ai rrëfim
Burrnor le t’jetë ai qëndrim
Dhe na ruaj nga një poshtërim
Dh’ai kalimi mbi Siratë
Mos të jetë rrugëtim i gjatë!

Blerim Halili


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Islami na kënaq zemrën dhe shpirtin


Në një ndejë me shokët e mi
Flitnim për diçka rreth punëve që na u kishin larguar,
Që prej kur kishim shkuar mangu,
Se Islami të kënaq zemrën.
Pra, mërzia kishte arritur tek unë si një gjilpërë që shpon,
Vazhdonte ashtu dhe donte ta depërtojë
Dhe të dalë në anën përballë,
Se Islami ta kënaq zemrën.
Tanimë diçka po ndodh dhe filloi një mirësi tek unë
Sapo vinte e rezistonte,
Gjilpërën vazhdonte ta heq,
E kur e hoqi, edhe plagën e mbetur ma shëroi,
Me një ilaç që kënaqte shpirtin!
Ky ishte Islami që erdhi udhëzim nga Allahu,
Që prej kur gjilpëra më kishte shpuar!
Ai, jo vetëm që shëronte plagën, por edhe jepte kënaqësi,
Që rezultonte në nxitjen time për të adhuruar Allahun Lavdiplotë!
Prandaj, o vëlla musliman, syno kënaqësinë e Allahut,
E Allahu do të kënaq ty si në këtë botë,
Ashtu edhe në botën tjetër.
Kështu Allahu i shëron zemrat!
E pasiqë i shëron zemrat,
E pasiqë i shëron edhe i kënaq ata me dhuntitë e tij!
E si të mos e adhurojmë Allahun,
Kur Allahu të krijoi në formën më të bukur?
Pastaj të mësoi të lexojë dhe të shkruajë, të cilat japin kënaqësi!
Andaj, vëllezër muslimanë, ndihmoni!
Ndihmoni njëri-tjetrit me këshilla,
Se këshilla të bën dobi
Dhe Zoti ju shpërblen dhe ua kënaq zemrën dhe shpirtin tuaj,
Ashtu si e kënaqi zemrën dhe shpirtin tim!


Valbon RUSHITI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Vdekja

>> Sunday, February 22, 2009


Me një pritje të mëhershme,
U bëra për xhami,
Harrova diç që kishte ngjarë,
Arriti vdekja te një njeri...
Mësyem namazin me kënaqësi,
Emiri dha tekbirin fillestar,
Doja sevape pa kufi,
I përgatiru për një thesar...
A thua, vallë, ç'është kjo?
Lamtumirë me këtë botë?
E fillon një jetë të re,
Ja, o njeri, ç'ke mbjell, korr...
Habitshëm vështroja unë nga larg,
I thelluar në mendime,
Se si shkoi ky njeri,
E në Xhennet, vallë, a do të hyjë?
Largohuni që të gjithë nga haramet!
Allahu Ekber! Allahu Ekber! Të gjithë të jemi të udhëzuar!
Mundohuni ta arrini kënaqësinë e Allahut që të jeni të shpëtuar!

Valbon RUSHITI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Allah


Albulena BAJRAMI


O Allah, el Adhim,

Zemrën time e udhëzove,

Më nderove me iman,

Shpirtin tim e qetësove.


Unë kur të besoj,

Të besoj me shpirt

Të përkulet trupi im,

Zoti im për çdo ditë.


Të nënshtrohem me vullnet,

Këtë e kam për qëllim në jetë.

Të shpëtohem para Teje,

Dhe të pritem në Xhenet.


Ti je Zoti i lehtësisë,

Që lehtëson përherë,

Je Krijuesi i mirësisë,

Që dhuron pandërprerë.


Ti për mua je Es-Samed,

Je El-Vahid i vërtetë,

I përsosur je në shpirtin tim,

Err-Rrahman dhe Err-Rrahim.


Ti je hair për jetën tonë,

Ti je Zoti që na do,

Në çdo kohë i Madhëruar,

Qofsh o Allah i Lartësuar!


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Varri im


Albulena BAJRAMI


Mendohem për tokën që po pret,

Çdo gjë e përpin po sikur një det,

Kush fatin sot e ka që ta mbulojë,

Errësira e saj kudo ta rrethojë.


Më bëhet jeta e akullt,

Kur dheun e saj e kujtoj,

A thua sa ditë më kanë mbetur,

Kur nga kjo botë do të shkoj?


Një gropë për trupin tim,

Do bëhet gati, o Zoti im,

Bëje varrin tim për mua të zgjeruar,

Si një kopsht xheneti, të jetë i lulëzuar.


Më prit Tokë, se nuk kam ku të shkoj,

Jetën e berzahut nën ty e pranoj,

Në thellësinë tënde do futem në tërësi,

Më prit se do bashkohem së shpejti unë me ty.


E di që nga njerëzit do harrohem,

E di që prej jush me dhe do mbulohem,

E di që vdekja nuk ka mëshirë,

Por e lus Zotin që unë të mëshirohem.


Imani është shpresa ime,

Që më ngjall jetën time,

Këtu, në varr dhe në ahiret,

Vendi im për mua qoftë veç xhenet!


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

ME ALLAHUN ME U TAKU

>> Thursday, February 19, 2009


Xheladin HAMZA


Ah bylbyl, o miku im
Pse s’ma qan ti hallin tim
Pse s’ma qan ti hallin mu
Dergj e madhe m’ka kaplu

Bylbyl a ma fal ti zanin mu
Dergjen time vet me knu
Ti knoj ilahi sa ma mirë
Me m’dal shpirti leht e shlirë

Zikrin me zemër jam tuj ba
Nga kjo jet kom me u nda
Nga kjo jet kom me shku
M’thrret Allahu me u taku

19. 02. 2009.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Besimi


Besimi është lidhja
Mes mua dhe Krijuesit
Kjo s’shprehet me gojë
As me bindje të mbrendshme

Besimi përmbush zemrën
Dhe le gjurmat pas
Si dielli rrezet
E lulet aromën

Besimi mbjellë
Frikërespektin ndja Krijuesit
Me vetëdije t’plotë
Ndaj madhështis së Tijë

Veprat e mira
Që pastrojnë shpirtin,
Pastrojnë zemrën
e të mbajnë në jetë

janë gjurma t’besimit
si pema
që jep frute e freski

Adnan Ameti


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP