Padrejtësisht dhe gabimisht

>> Wednesday, April 29, 2009


I është shkelur zemra pa mëshirë
Dhe i ka ikur truri për të mos iu kthyer
Duke iu mbjellur në shpirtin e tij
Një ndjenjë braktisjeje
Nga dashuria e tij e paparë
Një të dashuruari
I është bërë jeta ferr
Duke qenë i pa drejtë me veten e tij
E bëntë jetën të burgosur
Duke dashur ta fsheh atë dashuri
Që kurrë nuk do të mund t’i ikën
Një i dashuruar
Me thëniet e tij të zemrës
Universin e kish pushtuar
Duke i thënë princesës së tij
Vetëm ty do të të dua
Një të dashure
Ai i dashuruari.
Gabim dhe vetëm gabim
Ka bërë e dashura e tij
Kur ia kishte kumtuar dashurinë
Për një tjetër burrë
Që ajo e kishtë cilësuar më të pashëm e të pasur
Por dashuria e të dashuruarit
Nuk do të fshihet nga faqet e historisë
Së të dashuruarve për jetë e mot

Hevzi ZEQIRI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Allahu është i Vetmi Krijues


Mëngjesi ishte i ndritur,
Por sa hapa sytë pashë
Para fjalët e dëgjuara mbrëmë.
U zgjova si trishtuar duke menduar,
Kalova rrugë e më në fund arrita në cakun,
Në një vend me gjelbërim,
Kishte shumë pemë, në pemë kishte gjethe,
Nga gjethet ushqeheshin shtazët,
Kurse shtazën jepnin lëndën ushqyese,
Duke menduar pyeta:
A nuk është Allahu i Plotfuqishëm?
A nuk është Allahi Ai i cili bëri
Që këtë drunjë të japin gjethet,
Nga gjehtet të ushqehen shtazët?
Sigurisht që është Sundues,
Krijues i gjithësisë.
Allahu është Ai i Cili na dërgoi Pejgamber,
Pejgamberët na e mësuan fenë e ndritur – Islamin.
Ai është Krijues që çdo gjë ka krijuar,
Ai është Ndihmues që gjithkënd ndihmon,
Ai është Caktuesi i Ditës kur do përshëndetemi nga kjo botë.
Vëtëm Allahu është Krijues.
Ai ne na udhëzon,
Ai ne çdo të mirë na dhuron,
Ai padyshim është krijues i gjithësisë,
Krijues i kodrave, i çdo bukurie natyrore.
O ti që nuk beson në madhështinë e Allahut,
Unë e di të vërtetën ta kumtoj nëse do-
Dije se Allahu është i Vetëm – Ai nuk i përngjet askujt,
E askush nuk i përngjet Atij!
Kumtimi i shkurtër ka vlerën e shpëtimit,
E pas shpëtimit vjen rehatia,
Në këtë botë dhe në botën tjeter.
O Allah padyshim Ti je Krijues i çdo gjëje!


Ilir SALII


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Nënës sime



Nga krijesat më të nderuara
Janë edhe nënat e bekuara,
Në Kur'an ato janë urdhëruar
Fëmijët e tyre për t'i edukuar.

Ne si fëmijë jemi të obliguar
Nënat tona pë t'i rrespektuar
Nëse ne ato nuk i rrespektojm
Xhennetin nuk do ta e fitojm

Falë Allahut që nënën time e udhëzoi
Që kujdesin më të madh ajo ma kushtoi,
Sepse me mund më rriti dhe më edukoi
Në Medrese me kënaqësi ajo më dërgoi

Çdo natë pa gjumë asaj i ka kaluar
Për mua duke u kujdesur dhe gajluar
Çdo ditë duke u merzitë dhe derdh lot
Sepse pa mua nuk rrinte vetëm dot

Allahun pandërprerë duke e kujtuar
Duatë në çdo kohë duke ia dërguar,
Prej Atij nje kerkesë duke e kerkuar
Se evladin Atij amanet ia ka dorëzuar.

Në Medrese unë shumëçka mësova
Vlerën e nënës më shumë e kuptova,
Jetën e ndryshova, Atij iu Drejtova
Hifzin e Kur'anit në medrese e fillova.

Eh, një kohë e gjatë ka kaluar
Hifzin jamë duke e përfunduar,
Dëshirën e prinderve po e plotesoj
Kënaqesinë e Allahut dua që ta fitoj

Allahun unë shumë e falëndëroj
Që në këtë rrugë mua më udhëzoi,
Sepse çdo të mire Ai më mësoi
Hifzin e Kur'anit mua ma mundesoi.

Prandaj i lutem Atij duke qarë me lot
Që ta mëshiroi nënën time në atë botë,
Neve na bashkoft Allahu në Ahiret
Duke na shperblyer me Xhennet.



Samir ABAZIBRA
"Instituti I Hifzit" Gjakovë
15. 03.2009


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Kushtuar Resulull-llahit s.a.v.s.



Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim


Në emër të Krijuesit që i besojmë,
I Cili të gjitha i ka pa kufi,
Ti na mësove jetë të këndshme të gëzojmë,
Duke jetuar me jetë plot kënaqësi,


All-llahu xh.sh. të dërgoi,
Kur bota ishte në errësirë,
Me emrin MUHAM-MED të pagëzoi,
Për të na sjellë dritë, dhe çdo të mirë,


Ti na udhëzove në të mbarën,
Si të rrojmë në këtë jetë,
Ti na tregove të Parën,
TË MËSOJM ME EMËR TË KRIJUESIT
TË VËRTETË ,


Pa ndërpre na m ë sove të dhembshmen,
Se, kjo jetë është kalimtare,
Ti, na gëzove me të këndshmen,
Po, na tregove dhe se si mund të dalim fare,


Ti na edukove,
Të jetojmë në pastërti,
rrugën e vetme na skjarove,
Se si ne Xhen-net mundemi me mbërrit


Ti na dhurove paqen,
Dhe tërë çka sjell gëzim,
Ti na trasove rrugën,
Se si para All-llahut të dalim,


Por, pos të tëra dritave,
Që tërë njerëzimi i dëshiron,
Ti na i mësove dhe rreziqet,
TË cilat në Xhehen-nem na qojnë.



Mustafa Hoxha
Zvicër


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Ç'të ka ngjarë, Palestinë?

>> Monday, April 27, 2009


Eh, sikur të vija e të të shikoja një herë, moj Palestinë!
Më ka marrë malli shumë, mos të kapluar errësirë?
Të shoh ato trima që me shpirt po luftojnë...
Dhe Allahu t'i dha gjithë ato të mira...
Dua të di gjithçka që po ndodh atje
Me mendimin se një ditë do të të përfundojnë këto sprova...
Të këshilloj ty, moj zemra e trimërisë
Të lus me gjithë shpirt, mos valkë harrova diçka?
Do të kisha qejf shumë të të përqafoja
Të ta shtrëngoja dorën e kurrë mos të ta lëshoja
Nuk e paskam ditur se kaq e ëmbël je
Përgjigjmu, për Allahun, a do të më lësh vetë?
Më merr me vete, dua të jem edhe unë shehid!
T'i përkujtojmë sëbashku ato çaste që i kemi kaluar,
Të m'i fshije ato lot, që trupin ma kanë mbuluar,
T'i kërkonim Zotit atë që dëshiruam...!

E dashur Palestinë!
Fjalët nuk mund të shprehin gjithçka;
Është zemra ajo që i ruan fshehtësitë!


Valon ISENI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Namazi i parë


Namazi i parë


Një mëngjes që agoi
Drita shndriste dritaren,
Dhomën qetësia e mbuloi
Kërshëria më zgjoi,
Perceptoja momentin,
Hapja sytë pyesja veten
Vështroja se qka ndodhi,
Është Mëngjes i hajrit apo
Mëkëmbem nga hija e djallit,
Vakum e etje përjetoja
Befas u ngrita të shikoja
Rrotull një zë degjova,
Këmbët e duart u shtangën
Dritaren hapa, ajër kërkova
Kur veshët ezanin ndëgjuan,
Ishte thirrja e sabahut, e kuptova
Trupi e shpirti u qetësuan,
Ngadalë u ktheva e mendoja
Djersët ballin ma mbuluan
Ethet e frikën i harrova
Me Abdes i pastrova ,
Namazin e mëngjesit fillova,
Shaminë mbi flokët vnova,
U ktheva nga Kibla e dëshmova,
Sa shumë u emocionova,
Një lehtësim më kaploi ,
Deri sa loti në sexhde pikoi
Lidhja me Zotin më gëzoi ,
Që nga sot o Allah ,
Tërë kohën do ta kushtoi!

Jehona Perquku


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Udhëtimi është pushimi im

>> Saturday, April 25, 2009


Rrugët janë
Vetëm për udhëtarët
Të hapura

Kalimtarët
Le të kërkojnë
Lagjet e tyre

Ëndërrat
Nuk ua prishi.
Unë jamë
Udhëtarë I përbetuar
S’largohem dot nga udhëtimi
Gjithëherë kërkoj një më të mirë.
Bora
Ndonjëherë rrëshqet
Ve një shtresë
Rrugicave
Ku unë do kaloj

Dora
Ngrihet përshëndet,
Pranverën që vie
Dhe një këngë bilbili
Porositë.
Ndoshta
Në nji nga rrugët
Edhe ndalem.

Jo
për të pushuar.
Pushimi im
Tani,
Është udhëtimi
Po ,
Vetëm atëherë
Do të ndalem
Do të mbetem
Kur të takoj
Ty
Krijuesi im.


Adnan Ameti


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Mezi po pres


Të isha i vdekur
Do të kishte qenë më mirë
Me shpirt të mekur
Nëpër kohë po shetis
Do të doja të të kem pranë
Afër ty të isha çmall
Sikur ty të kisha pranë me vellë
Do të isha i lumtur për mot e jetë

Por, po më pret maji të më vret!

Hevzi ZEQIRI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Poezia

>> Tuesday, April 21, 2009


Aty ku më së miri mendimi mund të ilustrohet.
Një lehtësim që zemrat të mund të shërohen.
E mira të keqen gjithmonë e poshtëron.
Frymëzimi ngurtësinë e nënshtron...
Urtësia injorancen e dëbon,
Rrugët e së cilës na shpiejnë në shpëtim,
E të mirët na i hapin krahët për në rrethin e tyre,
Per tek te sinjqertit,
Rreth e përqark dëlirësisë.
Njerëzit të cilët e shkrinë njeriun me kater vargje të shkurtra,
Ia ndryshuan rrënjët e mendimeve të mangëta,
Janë ata të cilët profeti ishte përmalluar,
Sepse kishin për të jetuar në një kohë tjetër
Shumë larg tij
Pa mos u parë deri në Ditën më të rëndë.
Aty ku njeriu shkrihet së lexuari,
Aty ku njeriu shkrihet së menduari,
Aty ku njeriu shkrihet së shkruari,
Aty ku njeriu çlodh çdo pjesë të trupit,
Aty ku njeriu vërtet mbush zbrazëtinë:
Ështe poezia që e ushqen njerinë,
Ështe poezia që e nxit rininë...,
Ështe poezia që e kenaq pleqërinë,
Ështe poezia që rikrijon mendësinë...

Hevzi ZEQIRI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Pa mikun



Në errësirën e natës,
Diç seç mu kujtua:
Koha e së djeshmes
Seç ishte plot mirësi
E sakrifica,
Për dashurinë që kishim
Ndaj njëri tjetrit,
Që shumë duheshim
Me shpresë se shpërblimin
Në botën tjetër do e gjejmë
E bashkë do të jemi deri në amshim.
Por ja, shkuam e u tretëm
Atje ku nuk shihemi e nuk degjohemi
njëri në një skaj e tjetri në tjetrin
Dashuria që kishim për njeri tjetrin
Tash për tash pauzoi.
A te kujtohet o miku im
Kur bënim dhikër se bashku?
A të kujtohet kur
E lexonim Kur'anin e madhërishëm?
A të kujtohet kur lotët na rridhin
Posi shiu nga fjalët e All-llahut?
Kënaqeshim apo jo?
E si atëher pranon t'i nënshtrohesh shejtanit.
E të pish alkool për qejf të tij?
All-llahu të udhëzoftë me mëshirën e urtësinë e Tij.
O vëllau im i nderuar.
Zemra ime disi është robëruar
nga mungesa yte në rrugën e All-llahut.
Kthehu, kthehu po të lutem
E mos e merr veten në qafë.


Hevzi ZEQIRI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP