Edukata

>> Thursday, July 02, 2009


Edukata është veti njerëzore,
E mësuar qysh në fëmini
Edukata është vlerë cilësore,
Që vë rend në shoqëri,

Mësohet nga prindërit,
Nëse i kemi,(i kemi patur) të edukuar,
Mësohet dhe nga mjedisi,
Fëmirin ku kemi kaluar,

Mësohet dhe nga arsimi
Ku jemi shkolluar,
Mësohet dhe nga rëndësija,
Të cilën ja kemi kushtuar,

Mësohet edhe nga propagandimi,
Nëse është i mbarë,
Por, zhytet në ujë si pinguini,
Të përvehtësojm të huajtë binarë,

Kur edukata bëhet kiç,
Ajo prodhonë tmerrësi,
Si duhet as kujt hiqë,
Në jetë të rendomët me i hi,

Kur ajo ngrihet nga friga,
Dhe shëndrrohet në fuqi,
Shpejt kalon në intriga,
Në amoralitet dukë u shkri,

Edukata është armë e përgjithëshme,
Për te ruajtur identitetin,
Ajo është provë e fuqishëme
Për të mbrojtur vetin

Edukat na mbronë nga të pakandëshmet e ndryshme,
Si!!!, te mos turrëmi të pasurohemi në hajni,
Ajo na ruan kombin dhe fen në cilësi të fuqishëme,
Kur qëndrojmë lapidarë në të ndryshëmet stihi

Kur edukata mungon,
Jeta humb çdo bjerrë,
Pa edukatë kushë jeton,
Jetonë në humënerë,

Baba i imë më pat then njiherë,
Nja shtatë vjetë, pasi kishem lindur,
Se aty ku edukata nuk ka nderë,
Nuk vlen të rroshë, të jeshë i bindur,

Ashtu na mësuan prindërit
Mua dhe shumë të tjerë,
Se; aty ku edukata nuk ka nderë,
Aty as jeta nuk ka vlerë,
Aty të gjithë jan të mjerë,
Aty njerëzija është e shterrë,

Po, nga te parët kemi mësuar,
Se kombin e kemi me të lindur,
E fen me të bindur, të përvehtësuar,
E të dyat me të lindur, e më të trashiguar,

Madje kam ndëgjuar, një rast kur ke rendi,
Se, nuk duhet lakëmuar atë çka nuk të takon,
Se, nuk duhet ulë ku nuk të kërkon vendi,
Se, nuk duhet qendruar ku e pakëndshmja të fërkon,

Dhe se, nuk duhet folë ku nuk të thërret kuvendi.

Mustafa HOXHA


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Rrëfenjë


Të renditesh në muret e mjerimit,
Që afishojnë mendjen,
Zemrën,
Kotësinë,
Si lule të zverdhëruara të vjeshtës,
Nëpër udhëtimet e mia të çmendura,
Në rrugën pafund,
Fillojë meditimet mbi episodin e dytë.

Gjykimet e dashurisë janë jetë,
Ndoshta edhe vdekje në fjalorin e murrmë të filozofit,
Në puçitjen e emocioneve me gjenezën,
Të gjej në kraharorin e tij…

E ëndërruar është jeta me ty,
Momentet,çastet, mrekullitë,
Janë një ëndërr pa fillim,
por me një përfundim të hidhur,
Janë breshërimë e dyndjeve pa cip.

Dikush tha, ‘në mua gjen Allahun’,
Sikur të isha dëshmi e kohës së kaluar,
Gjurmë nëpër të cilën kalojnë poetët,
Dhe që shënojnë dashuritë...

Reflektimi i ndjenjave të dashurisë,
Është ngurtësi dhe errësim i qenies femër,
Ndrydhje dhe kërkim dëshirash e mashkullit,
Vrushkull buzësh e nxehtësisë...


Hamdi NUHIJU


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Lotët e saj

>> Wednesday, July 01, 2009


(Kushtuar H. Rexhepit)

Me zemër të thyer
Mora një rrugë,
Du të shfryhem nga malli e mërzia
Dua të varros dertet e mia.
Dua të zhdukem nga ky dhe
Të strukem në skutat
Ku askush s'më njeh.
Por, këtë nuk mund ta bëj,
Si të zhdukem?
Ku të strukem?
Në rrugë shoqen time e takoj
U ndala me të të bisedoj
Desha të flas për hallet e mia
S'më la hapësirë,
Ajo e para filloi të qajë nga mërzia.
Në fytyrën e saj
Shoh vetëm dëshpërim
Por, si duket lotët
Në mjekrën e saj kishin lënë takim
Atje bashkoheshin e bëheshin një,
Ajo s'mundte t'i ndalte, jo!
Shoqja ime, ti mos qaj,
Dua të bëhem zjarr
T'i thaj lotët në faqet e saj,
Sa qëllim të pastër ne mendje ke
Në zemër e padjallëzuar je!
Dua të të ngushëlloj,
Nga ta marr atë guxim?
Dua të të gëzoj, por...
Këtë fjalë s'mund ta gjej në fjalorin tim.
Oj shoqja ime
Lotët e tua në Ditën e Gjykimit
Me gjakun e shehidit do të vlerësohen
Sakrificat e tua
Me shpatën e Hamzës,
Me vepra në peshore
InshaAllah pas ebu Bekrit je
Mos u dëshpëro!
Allahun me vete e ke.
Të flas për çastet
Kur trillonim ndonjë gjë,
E pastaj qeshnim në zë.
Lotët ...
Të tepërt e ndien veten në faqet e tua
U larguan,
Buzëqeshjes radhën ia lëshuan.
Sa e bukur dukesh tani
Edhe lulet të kanë zili
Fytyra jote
Shkëlqen më shumë se hëna e dielli,
Diamanti humbi shkëlqimin para syve tu,
Mundohem të të paraqes
Por,...s'kam fjalë me të përshkru.


Sadete SULIMANI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Miku im


Këtu afër pata një mik
Në këtë qytet i cili fund nuk ka
Ditët po ecin, javët fluturojnë
Deri sa të kthehesh, viti kalon

Assesi mikun ta vizitojë
Edhepse çdo ditë në të mendojë
Plot dinamikë e ashpër kjo jetë
Obligimin po e bëjmë adet

Tash vajtoj kohën kur rrinim së bashku
Gjithnjë të hapur kishim konakun
Ai vinte tek unë, e unë te ai
Por atëherë ishim që të dy të ri,
Tani jemi t’nxanun dhe të lodhur shumë
Nga loja e dalldisur, që nuk paska fund
Të lodhur nga tentimi, për t’fituar shumë
Se syri i njeriut nuk ngopet kurrë

"Nesër them në vete" mikun do të vizitoj
Dua t'i tergoj se në të mendoj
Por e nesërmja vjen dhe shpejt kalon
Largësia mes nesh hendekun e thellon

"Miku sot vdiq" fjalët mbetën pa thënë
Sepse me këtë botë ishim shumë të nxënë
Kjo është ajo që në fund e meritojmë
Gjënë e vërtetë nuk mund ta fitojmë

Adnan AMETI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Burimi i fesë

>> Tuesday, June 30, 2009


Oj Hëna e re që po shkëlqen
Të lutem më përkëdhel
Derisa ezani akshamit thërret
Në sexhde I luten
Allahut të vërtet
I tërë universi edhe çdo yll
Sexhde i bëjnë pa pushim

Hëna e re, prêt diellin të shfaqet
E unë në sexhade pres
Namazin e sabahut për të falë
Sa lotë nga syri
Do dalin pa ndalë
Pse pa arsye i shkreti njeri
I bën vetes padrejtësi

Kur Allahu ynë i Dashur
Gjithnji para na del në ëndërr
Burimin e fesë
Na e bëj të qartë e të ëmbël!

Adnan AMETI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Qëndro afër derës


Rabia el Adawije

Qëndroni afër derës, nëse e dëshironi Tërë Bukurinë
Dhe lëreni mënjanë gjumin, nëse dëshironi ta arrini
Dhe shpirtit llogarinë caktojani në rrend të parë,
Ndaj Të Dashurit, Drita e Të Cilit shkëlqen si ar
Të tërat ato adhurojini, por jo nga frika prej zjarrit
Dhe çlirohuni nga fati i mirë i pasurisë
ndryshe, mund të rroni në kopshte, e t’i fitoni
gjelbërimet e parajsës dhe të pini atje nga lumenjtë e saj
unë nuk kam ide mbi kopshtet dhe zjarrin
nuk kërkoj shkëmbim për Të Dashurin tim Të Shtrenjtë


nga anglishtja:
Dritan Skenderi


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Pejgamberi Muhammed a.s.

>> Monday, June 29, 2009


Hassan B-Thabit
(shkruar para 1400 vitesh)

Kur e pashë dritën e tij që i shkëlqente jashtë,
nga frika i mbulova sytë me shuplakë!
I frikësuar nga bukuria e formës e llojit të ti,
mezi arrija ta shihja sado pak me sy!
Dritërat e tjera, nga drita e tij, u shuan të tëra në dritën e tij!
Dhe fytyra e tij shkëlqente nga jashtë, si dielli me hënën bashkë!
Një shpirt nga drita strehohej në një trup, mu si hënë,
dhe shfaqej një mbulojë brilante me yje ndriçues!
Birova me shikim tim në të, deri sa s’mund të duroja më!
E shijen e durimit e gjeta të hidhur, si të aloe vera-s!
Ilaçin që të ma sjellë qetësinë, nuk mundja ta gjej kund,
përveç se në kënaqësinë e shikimit në të dashurin tim!
Edh sikur të mos sillte ndonjë shenjë të qartë me vete,
shikimi i tij lëmoshë për ta do të ishte…!

nga anglishtja:
Dritan Skenderi


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Darvinit


Mallkimin e iblisit!
Helmin e Hipokratit!
Thembrën e Akilit!
Mëkatin e Kabilit!

Ti ma kujton mohimin e Allahut!
Kampet e përqendrimit, mallkimin e Iblisit!
Klithmat e Oto Bengos!
Nderin e muslimanëve!
Eugjeninë e të mjerëve!

Miliona njerëz të humbur të pasuan!
Miliona të tjerë të pafajshëm u vranë!
Miliona të tjerë sot e kësaj dite lëngojnë!
Pak të urojnë, e shumë të mallkojnë!

Për ty s’ka ferr, se as atë nuk e meriton!
Ti ishe kopil që të pasuan kopilët!
Ti ishe aq i sëmurë saqë e infektove të gjithë botën!
Aq mendjelehtë, sa për të vërtetë, pranove të kotën!

Ishe anglez, por shkatërrove sa Izraelitët!
Ishe evolucionist, i lindur diktatorë!
Burim i komunizmit, fashizmit e racizmit!
I dërguar i satanës për njerëzimin!

Të urrej unë dhe gjithë krijesat e tokës!
Pse vdiqe e nuk u bëre i pavdekshëm,
Të shihje se çka i solle njerëzimit, o i pacipë!
E të torturoheshe nga pasuesit e tu fanatikë!


Zejni MAZLLAMI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Qelqi i mëkateve


Sytë e mi shkëlqejnë porsi një kristal
Kur të gjitha spektret fokusohen në të
Çdo kush në sytë e mi lakmonte
E mua kjo gjë shumë më gëzonte.
Si të mos vazhdoja
Kur kisha mbështetje e pozitë
Kur të tjerët statusin tim të ulët
Aq lart e kishin ngrit.
Krenohesha me veten
Pa e kuptuar se kjo gjë më bënte një të marrë
Shikoja prapa qelqit të mëkateve
Ah! Sa zhgënjim i madh!
Zemra ime
Zemra e një vashe lozonjare
Nga mëkatet
U rrethua me qelqin e saj mëkatar
U egërsua, mbeti pa mëshirë,
I pengonte qelqi i mëshirës
Brenda në zemër për të hyrë.
E shkreta zemër
Aq shumë u rëndua nga mëkatet
E s'mundte më të duronte
Çdo ditë prej mëkateve
Qelqi trashësi pësonte.
Muzikë, muhabete të kota
Këto veshi im çdo ditë i dëgjonte
Saqë dhe vetë qenia ime u bezdis
E s'mundte më të duronte.
Nga deti i mëkateve pija çdo ditë
E nuk shuhej etja dot
Ushqehesha në tryezën e mëkateve
E nuk ngopesha...
Isha e rrethuar me aq mëkatarë
Por, asnjë mik s'e kisha
Në djepin e mëkateve
Më zinte xhumi çdo natë
E çdo ditë e kotur isha
Isha e dashuruar në mëkatarë
Atë prijës e kisha
E ndjekja shejtanin thënë në dashuri
Ngase dashurija në mua s'egzistonte
Për të ndjerë dashurinë
Duhej qelqi t'u shkatërronte.
Ecja, ecja rrugëve pa qëllim
Si e çmendur pa asnjë synim
Nga cila anë të shkoja nuk dija
Nuk e di si por...
Isha nisur rrugës që shpiente kah xhamia.
Filloi të thërret ezani
Ah, çfarë melodie
Zë që pushtoi tokë e qiell
Zë që dridhi kodra
E e dëgjuan hënë e diell.
Seç depërtoi ky zë në mua
Seç u rënqeth trupi im
Shpërtheu diçka në brendësinë time
Pika gjaku rridhnin nga zemra ime.
E kuptova,
Qelqi i mëkateve në zemrën time u thy
Filluan sytë të lotojnë
Dy copa qelqi ranë nga sytë e mi.


Sadete SULIMANI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Me fol drejt si burrat


Ne na udhëheqin horrat!
Nga dembelizmi na hëngrën morrat!
Këngën tonë e këndojnë sorrat!
Dolën në mejdan hutat, e ngordhën sokolat!

Evropa na mori mjaltin!
E me kamatë na ktheu helmin!
Na dha para, e na i mori nderin!
Vëllazërim-Bashkimit prapë ia pamë sherrin!

Kemi trëndafila të bukur, ama krejt ferra!
Pak të ditur, e shumë frajera!
Kërkojmë e luftojmë për të drejta!
Na i japin t'i mjelim lopët shterpa!

Libra pa hesap, lexues as për ilaç!
Xhamitë zbrazët, kafenet rrasët!
Interesi në krye të dhomës, drejtësia në rrap të s’amës!
A bëheni razi fajin si përherë t’ia lëmë kohës?

Bëjmë potere e trazohen pulat!
Kur nuk ka lumenj, nuk duhen urat!
MA BËNI HALLALL MILET, SE JU MËRZITA PAK,

SHPËTOVA PA DAJAK EDHEPSE FOLA HAKIKAT!

Zejni MAZLLAMI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP