Eidosi i frymës

>> Friday, August 28, 2009

 
Flamur MALOKU
 
E copëtuar në shekuj
Pas dashurisë
Hollësisht shtrihesh
Njerëzit i rrëmbeu
Vdekja e bardhë
Këngët nuk u kënduan
Të shtrydhi fryma gri
Zëri i kthimit
Nuk t’u dëgjua
E moçme ngeli dashuria
Në ballin tënd
Asnjë pjesë
Fryme
Brenge
Nuk të mbeti
Ndërtoji kohët e caktuara
Mashtrusën bëje
Fole
Pa EIDOSIN E FRYMËS
Ishe
Je


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Iftari 7

Hevzi ZEQIRI
  
Agjëruesit e sinqertë
Në vendin e tyre apo në gyrbet
Agjërojnë me sinqeritet
E me besim në zemër po si det
Shpërblimin të gjithë e presim
Vetëm Ai di se si ta ndajë
Për robërit e Tij në dunja
Shpërblimet e dunjasë
Nuk janë aq dëshiruese
Sa janë të ahiretit
Të jetës së amshueshme
Për këta afër e për ata larg
Zbatimi i urdhërave të Zotit
Gjërave u vë kapak


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Prishet

>> Thursday, August 27, 2009

 
Flamur MALOKU
 
Shi në qiellin e shtatë


Kryqëzimet e shpirtit


Harrohen stinëve të liga




Në pamjen e vetmisë


Mbretëreshës i shkruhet emri




Mureve të ftohta akull


Ëndrra përgjaket


Në letrat e vjeshtës




Prishet


Qielli


Toka


Stina


Kryqëzohen shikimet




Emri vetmi


I flokut tënd


Mbretëreshë


E jetës


Zisë...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Iftari 6

Dashuri mes të rinjve
Është dashuri personash
Dashuri për ideale
Është dashuri i llojit tjetër
Dashuri ndaj agjërimit
Është dashuri nga më të lartat
Të cilat robi i Zotit
I nënshtrohet një urdhëri
Agjëron për hir të Tij
Përballon urinë
Përballon etjen
Ndalon dashurinë brenda ditës
Vetëm për të arritur
Kënaqësinë e cila
Nuk ka zëvendësim
Hevzi ZEQIRI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Sikur të isha...

>> Wednesday, August 26, 2009

Sikur të isha prej atyre
Që jetën jepin për të dashurin
E që në vështirësitë më të mëdha
Të jesh krahu i djathë i tij
E në ditët më të vështira
Të jesh mu pranë tij
Të isha prej atyre
Që zgjedhin rrugën që e plotëson
Të bëhesh prej sipërmarrësve
Për jetën tënde që e do
Për jetën e tjetrit
Të japësh gjithçka
Se është i rëndësishëm
Që nuk të bën për të qarë
Që ditën ta zgjatë e natën ta shkurton
Që natën ta zgjatë e ditën ta shkurton
Që dritën ta bën terr
Terrin ta bën dritë
Ah sikur të isha vetë i dyti
Hevzi ZEQIRI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Iftari 5

Netët edhe më të bukura se ç‘po bëhen
Duke na dhënë bukurinë e tyre
Në kohën e ngrënies darkë
Pas një dite agjërimi
E po na thonë të bëjmë kujdes
Mos t’ia kënaqim barkun vetëm vetës
T’i ndihmojmë komshiut
E të behëmi pro të vertetës
Se në sofrat e iftarit
Janë të njëjtë të gjithë agjëruesit
Që shikohen nga prizmi i nderit
E rëndesa e qëllimit
Që do ta nxjerr para Zotit
E do ta fitojë shpërblimin
Hevzi ZEQIRI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Bota e vërtetë rreth teje

>> Tuesday, August 25, 2009

 
Ditë e kthjellët


si lumi i malit


i liruar nga prangat


më i lehtë se uji ndjehem


Zgjati duart preki gjërat


ndjenjë e veçantë


dhe sigurohem


se kjo është


bota e vërtetë rreth meje


që ka vetëm një Krijues




Me plot vetëdije


se koha po kalon


si rëra kur bie


si zhurma e ujit


që nuk ndalon


po mbylli syt


dhe shikoj mbrendinë


dyshimet e mia janë banale


dhe sigurohem


se kjo është


bota e vërtet rreth meje


që ka vetëm një Krijues




Më shty me butësi


të kthehem në atë gjendje


ku gjaku lëviz dhe faqet i skuqë


në kokë vërsulet si plumbi në ballë


dhe sihurohem


se kjo është


bota e vërtet rreth meje


që ka vetëm një Krijues
  




Adnan AMETI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Iftari 4


Kënaqësinë shpirtërore urdhorini e shijojeni


Në sofrat e begative me bereqerin e Zotit


Zoti për të mirat e Tij thotë: kërkoni


Në mëshirën e Tij, duke e derdhur lotin


Duke qarë nga kënaqësia e bereqetit


Të zbritur në sofrat e iftarit të Ramanzanit


Dhe po nga kënaqësia shpërthen të qeshurit


Se kaluam edhe këtë ditë pranë njëri tjetrit



     
Hevzi ZEQIRI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

UNË JAM RAMAZANI

>> Monday, August 24, 2009

UNË JAM RAMAZANI

http://tbn3.google.com/images?q=tbn:qsbvQMsKDGqD5M:http://www.islamicmedicine.org/medmiraclesofquran/ramadan44.jpg

Jemi 12 vllezër

Dhe kemi shumë vlera

Unë jam më i madhi

Unë jam RAMAZANI


Jam muaj I kur’anit

Edhe diturisë

Që zhduk errësirën

E sjellë mirësinë


Jam muaj I paqës

Edhe I mëshirës

Muaj I shëndetit

Edhe bereqetit


Jam muaj I mëkëmbjes

Edhe I fuqisë

Muaj I bashkimit

Edhe I shpëtimit


Jam muaj I zeqatit

Ndihmues I të ngratit

Jam muaj I durimit

Edhe I fitimit


Jam muaj I familjes

Muaj I respektit

Mburojë nga xhehenemi

Udhërrëfyes xhenneti


Jam muaj I syfyrit

Dhe muaj I iftarit

Unë jam knaqësia

E çdo besimtari.


Adnan Ameti


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Të pres


Hamdi Nuhiju


Në dyert e qiellit të parë,
I vetëm në këtë natë,
Sikur hiri i përplasur në mur,
Nga dallgët e detit Jon...

Të pres si heroin e pandashme e zemrës sime,
E jo si vjedharake ndjenjash në çdo skaj,
Me dashuri të helmuar,
Nga kafshatat e mirësisë...

Zemrën e kam të hapur, të çiltër,
Për të gjithë ato që më duan...

Atë e kam mbyllur me dry për ty
Jo pse unë dua,
Por sepse ti me detyron...

Ti ende nuk ke lindur,
Shpirti i dashurisë së çiltër,
Lejla e Mexhnunit të mjerë...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP