Dikur dhe tash!

>> Sunday, September 27, 2009



Dikur djem edhe shumë çika,


Ishin t’mirë ishin po si shpirta,

Ishin t’mëdhenj me fjalë të tyre,

Çdo e thënë u bënte hije.

Kishin fjalën t’rënd si topi,

Axhami s’u thot babloku.

Të gjthë i donin dhe i respektonin,

Te gjithë zemrën ua falnin.

Me namuz kishin arrit,

Krejt botën për me e bind,

Se janë djem e çika t’mira,

Për këta në mal këndojnë bylbyla.

Këndonjnë zog e këndonjnë zana,

Ogurzinë e kishin shmang,

E për këta lum kishte bërë nana.



E më vonë kur erdh halia,

U fshehën burrat, humbi burrnia,

E nuk kishin ftyr me dal,

As n’sokak as n’oborr,

As n’xhami as në arë t’vet,

Turp i madh iu është rrekë.

Në qafë i ranë t’gjitha marritë,

Djem e çika s’dojnë me pritë.

S’dojnë me prit fjalën e babës,

As veshin s’ia vënë nanës,

Me e ni një fjalë të mirë,

Për namuz edhe burrni.



Dikur herët nuk kishin shkolla,

S’kishin pare ndër-mbi dorë,

S’kishin kohë me humb së koti,

Skishin vende që të nxjerr lotin,

S’kishin bukë me e çit n’tokë,

Kishin turp me u përdhosë,

Kishin nder ene burrni,

Kishin pushkë fjalën e tyre,

Kishin fëmi të fortë si zana,

Për ta gjithmonë bënte lum nana.



Po kujt i hyne oj nanë në hak,

Nipa e mbesa të janë hallakatë.

Të kanë dalë prej rrugës Zotit,

I shkon stina e i shkon moti,

I shkon jeta në hajni,

I shkon jeta në tradhëti.



Këto fjalë, punë aktuale,

Ia kushtoj burrave t’malev,

Që jetojnë nëpër qytete,

Që ende për burra e marrin veten.

Kane thënë t’vjetrit fjalë të mëdha,

Një prej tyre në vesh u ra:

Për të kshyr n’oborr t’komshisë,

Vetëm vetes ktheju ti,

Ndreçe shpinë e oxhakun tan,

Fshije mirë oborrin tan,

Kur ti bësh të gjitha këto punë,

As atëherë nuk ke kohë me shpif,

Për namuz e burrni të komshisë!!!



Hevzi ZEQIRI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Për ty e dashur në imagjinatën time!

>> Saturday, September 26, 2009



Kur shiqoj hënën shoh fytyrën tënde,

Duke më buzëqeshur.

Kur bëj ndonjë punë je afër duke më ndihmuar,

E duke më dhënë kurajë.

E kur mërzitem shumë, shiqoj rreth e rrotull,

Tokë e qiell më mbushet me fytyrën tënde,

Aq të bukur sa kurrë s'e kam parë.

Pos në imagjinatën time!

Hevzi ZEQIRI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Nga KRAHU I SERAFIMIT

>> Friday, September 25, 2009


PLANKTON

Oh…njerëz mjerimi i thënë
Në gjuhën e kuptueshme
Oh…të pezullt mosmirënjohës
Me alveola të plota
Me ozon të freskët dhe mendjet
Të plota helmesh vetproduktive
Me zemrat boshe prej dashnie
Me venat e plota substancash jeshile
Dhe nervatura boshe kosmike
Me shpirtocite të avulluara
Të lënë mbi këtë kënetëplanet
Të jetoni mjerrëshëm koloni hemoglobine
Të rubinta dhe vetëm kaq

Masën e prerë të shpirtit
E kanë shqyer
Edhe masën e prerë të trupit
Do ta shqyeni dhe ku e di cili krimb
Do ta ngre dollinë mbi eshtrat
Që pëlcasin nga mburrja e krijimit
Të huaj që konsumohet pamëshirshëm.

Fahredin SHEHU


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Të pres!




Nga malli për ty sytë po m’lotojnë,


Derisa të vish malli do m’mbulojë.

Kthehem para e prapa i shoh sytë e tu,

Derisa të vdes do t’pres ty këtu!



Nuk ka vajzë më t’bukur në këtë dynja,

Syri im vajzë si ti s’ka parë.

Me atë vetull t’hollë me qerpik të gjatë,

Sy filxhan e gojën mjaltë.



Kështu është dunjaja kohën e zgjat pak.

Por të rinjt si le kurrë për t’u plakë,

Pa u ba me nuse a me burrë të mirë.

Dashuria nuk është aq e lirë!



Nuk kam ndërmend të pres shumë gjatë,

Nuk lejoj që sytë t’më rrjedhin gjak.

Për ty moj e mirë unë po lotoj.

Kthehu sa më shpejtë e të t’martoj.



Sikur ti t’më lësh edhe një vit t’pres,

Asgjë nga unë s’ka për të mbet.

Fytyra do t’më rrudhet nga lotët e mi,

Zemra do t’më plas nga kjo dashuri.



Hevzi ZEQIRI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Urime Fitër Bajramin

>> Sunday, September 20, 2009


Agjëruam këtë Ramazan,
Dikush e ndjeu e dikush më pak,
Ata që vrapuan edhe e fituan,
Të madhin sevap.

Kënaqësinë më të madhe besimtari e ka,
Atëherë kur feston për të bëmën e tij,
Ku edhe Zoti e ka lënë,
Ramazanit Bajramin si gëzim t’ia bashkangjesim.

E nga zemra del një valë e madhe,
Sikur të ishte nje vullkan me shekuj pasiv.
Por ky vullkan nuk është shkatërrues,
Është i dashurisë së mirfilltë.
Të falenderimit e të gëzimit.

Hevzi ZEQIRI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Iftari 30


Kur dielli i afrohet perendimit,
Skuqet qielli e behet se flakë.
Banorët e tokës e presim me mallëngjim,
Ditën tjetër kur ai prap të lind.

Ramazani i këtij viti
E flakëroi të tërin qiell,
Me lamtumirën e tij të përhershme,
Kurrë për të mos u kthyer.
E me urimet për tjetrin që do të vijë,
Na e la një emanet,
Që të bëhemi edhe më të devotshëm
E më shumë t’i bëjmë hizmet.

Zoti ynë na i prano duatë,
E na fal për gjunahet që kemi bërë,
Pos teje nuk ka kush të na falë,
E shpërblim më të madh
Se shpërblimi yt nuk ka.

Hevzi ZEQIRI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Iftari 29


Fundi i të bekuarit është afruar
Na bën me shenjë një lamtumirë
Kurrë për të mos u kthyer më
E do të na shohë vetëm në botën tjetër
Për në ku edhe do të dëshmojë

Hevzi ZEQIRI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Zbardhi dita

>> Saturday, September 19, 2009



Zbardhi dita, sa e bardhë
Të lumt na që na ka ardhë
Po na thërret bashkë një ezan
Lamtumirë o Ramazan


Zbardhi dita, sa e mirë
Po na vijnë shum musafirë
Mbushen zemërat plot gëzim
Donë fitore O Zot, ngadhnjim


Nga tekbiret xhamitë ushtojnë
Ngrihen gjakrat, zemërat pushojnë
Na beko Zot me mirësi!
Na bashko në përjetësi!


Argjend XHELILI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Iftari 28


Erdhi fundi i këtij muaji,
Të bekuar që kurrë s’vjen më,
Të mirat bëhen me durim,
Në ahiret presim shpërblimin.
Qoftë ujë apo hurme,
Të parën që në gojë e fusim
Në kohën e iftarit,
Zbret bereqeti dhe të mirat shtohen.

Hevzi ZEQIRI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Iftari 27

>> Thursday, September 17, 2009


Besnikëria nuk përulet!
Dituri, Edhe durim,
Kurrë nuk ndalet gjaku ynë.
Edhe tokë edhe qiell,
Edhe dritë mos bëftë ky diell.
S’e lëmë mbrapa, Emanetin,
Pa ia zbardh fytyrën këtij ummeti.
Plot të fëlliqur kemi parë,
Plot borjgez që s’na kanë parë.
Nuk e njohin, Këtë rahmet,
Me halife mbi ummet.
Shitet feja si çorape,
Si kanë fytyrë e si kanë faqe?
Para njerëzve, Të prezentojnë,
Hallet njerëzve t’ua shtojnë.
Merr guximin del llafosë,
Burrë i madh por i përdhosët.
Ndan ummetin, Në xhemate.
Do të shqyet tërë kjo faqe.

Hevzi ZEQIRI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP