Poezi

>> Sunday, November 29, 2009

Sejhane Mehmeti

Do të jem
Largë
Valigje Camërie
Lahutë, plisë
Lëkurë malli
Mëngjese gjaku
Nostalgji bajame
Epokë e madhe
Vetmi shkrimore


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Me fat Bajrami

>> Friday, November 27, 2009


Kerim Gashi

Fillon me lindje dielli
Urohet me buzeqeshje
Qe ngjyroset nga kaltersia e nje qielli
Dhe na vijnë bekimet e Zotit, ne formë reshje

Uroni o ju krijesa te Zotit
Me sinqeritetin dhe formen e Lotit
Buzeqeshni dhe gezohuni
Drejtë nje qellimi te bukur te gjithe bashkohuni

Krenohuni me Zotin tuaj Bujar
Qe na bekoi me Islamin dhe na bëri Krenar
Me buzeqeshje dhe hare, ta gezojmë kete festë
Qe edhe dielli per te buzeqeshur, fillon i largon retë.

Eshte kjo ndjenjë qe ka madhesin e nje Vigani
Qe juve te dashur Musliman, ju urojë kete festë Bajrami.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Mall për palestinën

>> Thursday, November 26, 2009

Valon Iseni

T’i përkujtojmë ato çaste dhimbjesh e vuajtjesh
Që u kaluan në ato momente plot frikësim
Ato lot që u rrjedhën e që s’mund t’i përshkruajmë
Në atë vend të bekuar, në Palestimë

Tani të bindemi që nuk qenka lehtë pët të luftuar
Derisa zemrat tona të arrijnë ndjenjat e duhura
Të mos mbesin si kanë qenë të zemëruar
Të thërrasim vëllanë, të shkojmë për të luftuar

Që atëherë kur ngjau, nostalgjia s’më ka mbaruar
Më ka mbetur brengë si nuk i kam ndihmuar
E pyes veten, athua ndoshta jam dënuar
Edhe për atë vend që nuk duhet shkatërruar


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Diell


E kam pritur gjatëkohë diellin
Majash të kredhura në qiej të mrrolët dhjetori
Me vetulla të thinjura reshë
E kam ruajtur fshehjen e tij të gjatë
Me sy të kuq vullkanesh

Kam kënduar këngën e hirtë të muzgut
Me tinguj të ngjirur jehonash
Të trokut të kohës mbi tokën e etërve

E sëmurë nga nanizmi
Nata, nuk e mban dot ëndrrën time
Në barkun e saj të enjtur
Nga eshtrat e triumfeve tanë të mitur

Një varrezë shenjtorësh martirë
Tempull i liturgjisë së heshtjes
E vetme, ka çelur sytë të shohë kthimin e diellit

Në luginën e përgjumjes
Lëngon i çshenjtëruar
I dehur nga avujt e lëkurës së tij
Qyteti
Ta shohë i fundit diellin


Vehap KOLA


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

T’bardhën këmishë


Marramendja në frytin e orgazmës, lirinë e bani egërsinë
Shtrati tash, n’bekim kërkon varrin e frymës,
E t’bardhën këmishë me ojna gjaku t’lanë te koka,
Që dikur lidha nyje pa më pa kërkosh, netëve t’vona.

E tash, vetun në pjekuni të vonë radhiti pamjen
Hinin, tanë e shpërndava deri te toka e premtuese...

Mos harro, se në gjëmën e kryqëzimit nga bukuria,
Shumë tallje iu ba lisave të tamblit, nga shpirti i keq.
Kush nuk e preki gjoksin e rrahun për vdekje,
Pos ai që idhnueshëm ende loton tokave të liga.

Për vdekje të marrume lanë krumin e stërpikur keq,
Sepse të dashunova dhe ta përplasa udhën në fytyrë
Nga zjarrmia në dimnin e heshtun, më lanë t’amblin pikëllimin,
Në murgun e dhunën shpirtnore.

O Zot!
Ndihma e hijes në këto çaste shkundë hanën e heshtun
E di, se ajo arratisjen nuk e dashunoi ma ambël se jetën
Pavdekësinë e kërkoi në synin e kalbun prej ere
Asnjë tym trupi s’ta kërkoi qielli
E lodhun, rikthehesh natën tek unë...
Ata sy, të janë ba hi në ferrin e madh të dorës së tjetrit.


O Zot!

Ku janë fjalët e mëdha në gjinin e shkrumbuam?
Nga mallkimi s’ma shëndosh koha fytin e terun
Udhëtimin e trupave të vrazhdë e melankolik.

O Zot!
E dashunova përtej vetes,
Larg,
Larg,
Marrëzisht.

(Shkëputur nga libri me i ri i imi " Dashunia e dashunive",)


Flamur MALOKU


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

MË MIRË DUART SE ZEMRAT


Le të bien të gjitha gjethet nga drunjët

se nuk mund të duket bota më e trishtuar

se kur ranë vetullat e Jakubit nga malli për Jusufin.

Le ta ngjyrosë vjeshta jetën e kësaj bote

me të gjitha ngjyrat se ngjyrën e e fytyrës së Jusufit

në momentin e hedhjes nga vllezërit në pus,

nuk ka vjeshtë që mund ta pikturojë.

Le të lëshojnë retë e zeza shi sa të duan mbi tokë

se një pikë loti nga sytë e Jakubit në këmishën e grisur të Jusufit

është më e rëndë se të gjitha retë e ngarkuara me shi.

Le t’i zbardhojë dimri malet sa të dojë,

deri në orën e fundit të ekzistencës së universit,

se një thinjë në kokën e Jakubit është më e ftohtë

se të gjithë dimrat e jetës bashkë.

Le të lëshojë pranvera me trëndafilat e saj

çfardo arome se aromën që ndjeu Jakubi nga këmisha e Jusufit,

nuk ka pranverë që do ta sjell mbi dhe.

Le ta djegë e pjekë vera tokën me diellin përcëllues

sa të dojë se nuk mund t’ia kalojë nxehtësisë së verave të thata

të atij që ëndërronte i lirë por nuk e dinte kuptimin e ëndërrave të veta pa Jusufin e robëruar.

Le të dehen nga bukuritë e kësaj bote gratë e të gjitha pallateve

se dehja e grave nga bukuria e Jusufit të cilat prenë gishtrinjtë

në vend të frutave që mbanin në dorë, është më shumë se dehje.

Mbase më mirë që i prenë duart,

se po të jetonin më gjatë në praninë e bukurisë,

do t’i harronin edhe emrat, do t’i prisnin edhe zemrat!


Fatmir MUJA


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Jetë

>> Wednesday, November 25, 2009


Sejhane Mehmeti

Errësira brigjet ledhaton
ëmbëlsira
e rërës
jetës
nga pentagrami i vetmisë
rima jete kërkon


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Për një jetë

>> Tuesday, November 24, 2009


Hevzi ZEQIRI

Një besë e dhënë
Një fjalë e shkruar
Një lot nga zemra
Kodra u bë përrua

Ka shumë kohë që mbetën të kujtohen
Mbetën vetëm si një përrallë fëmijësh
Ka shumë gjëra që kemi dashur të bëjmë
Por si duket jeta s’na mjaftoi


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

HIMNI I SERAFIMIT

>> Sunday, November 22, 2009

Gjithë kuazaret të rrehtuar
Vrimat e zeza të shkapërderdhura
Tymni i thurur me fije të ylberta
Elektromagnetike
Kallëpe akujsh më cingërrojnë
Kupat plot me pije t’smagradta
Lumenjë që bartin shpirtërat të molisur
Tek u shkruaj kohën në gjethin e jetës vulos
Puthjet e të dashuruarëve që
Ballin vizatojnë medalione
Engjëjtë tufa tufa t’i dallojnë
Prej atyre që lidhin nyje
Në ujë fryejnë urrejtjen
Lumin për ta kontaminuar
Me urrejtje radioaktive
Jeta dhe vdekja nuk janë vullneti yt
Kjo është këngë e të pjekurve
Të cilët biejnë në dorën time si petale
Të trendafilit të bardhë

Fahredin SHEHU


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Dashuria


Njëherë më bën zjarr
Me fjalët e tua të ëmbla
Më sjellë tërë botën
Para syve të mi.

Më bën të ndihem me
E lumtura në botë
Kur më shikon me
Ata sy të ëmbël.

Shkrihem si qiri
Pro nuk zgjat shumë
Vetëm një ditë

Pastaj me një fjalë
Rrenon gjithë botën
Mbi kokën time

Por prapë
Me buzëqeshje të zjarrët
Dhe me fjalë të ëmbël
Më kthen në jetë.

Zeqavete RAMADANI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP