O NJERI…

>> Tuesday, January 26, 2010


Neki Musliu

O njeri!A s’je ty krijesa...!
...që kur gdhive i gjallë...!
A s’je ty,që në jetë erdhe,
nga dy trupa të pa jetë... vallë?

O njeri,a s’je ty që nga,
fara dhe toka e pa jetë?
Të gjallë,me frymë,me dritë në sy,
kjo botë, kështu a s’të gjetë?

O njeri, ty nga balta a s’u krijove?
Ç’është pra tani ky dyshim?
A s’është Allahu dhuruesi
I madhi,I dijshëmi,Vasiun Alim!

Të injorosh faktin se ky trup i dukshëm
që tu falë tok me emërin njeri,
Ekziston pa ekzistencën e Allahut,
A s’është kjo një provë për verbëri!

Kujto kur koha të ik, dhe jeta t’braktis,
Kujdes! Tek veshi yt i shurdhur dëgjon!
Nga balta e vdekur,një tufë fjalësh
një zhurmë e vogël në vesh të mërmëron.

_Ty u krijove nga balta dhe ja sërish
në mua po kthehesh,kur koha skadon
O njeri,kështu flet varri.Dhe thotë:Ja tani po të gëlltis!
...ja,dhe trupin ta pushton...!

Kryelartësia të mbetet në libërin e mëkateve,
u fshi nga historia e botës madje...
Foli varri,një gojë kjo e tokës,
që të gëlltit,dhe prap të bënë dhe!

O njeri,shiqo nëpër mure e shtëpi,
në kalaja e mbretëri,në pallate e çati...
Mbi pullaze e qerpiq,në fusha mbi barë,
Vështro në lulet erëmisk dhe sakësi

O njeri,ty vdiqe!Tani shihë se si trashëgimtari yt
ndërton me baltën tënde këtë botë!
Shihë!Dhe pastaj folë për ekëzistencën,
Ku vete njerëzorja,ç’u bë me të sot?

Dhe i gjallë sa ishe,a s’tu tha?A s’u njohe dot!
Kjo baltë që ty prekeje ishte fara jotë,
Ty sot vdiqe,nesër kjo baltë do të gdhij
Një qerpiqe mbi ndonjë kasolle a shtëpi!

A një vazo balte,me një lule selvi
Një shtresë dheu,ku fara do mbij
Nga stera e zesë,një cop jetë
Dhe pluhur kur t’bëhesh,e gjall do gdhij

Në ditën e ahiretit,kjo shtres e derdhur,
Kjo baltë e cunguar,e ktij dheu të vrazhd
Ky pluhur i humbur,anësh pa gjurmë,
Njerëzoren ta ruan,këtë irnek të lashtë

Të injorosh faktin se ky trup i dukshëm
që tu falë tok me emërin njeri,
Ekzistoj pa ekzistencën e Allahut,
është veç një provë për marëzi!

O njeri, ty nga balta pra u krijove?
Flake tani më çdo dyshim?
Dije All-llahu është Krijuesi yt
I Madhi, I Dijshëmi, Vasiun Alim!


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Këto fjalë dëgjoni


Drilon Buci

O ju njerëz po gaboni
se të fjalën e drejt nuk po e dëgjoni,
shumë po e gënjeni vetveten
kur po e mohoni të vërtetën.

Fjala e drejt është si kolone dhe nuk shkundet
asnjë gjëje nuk i përkulet,
pot valëvitët si flamuri n shtizë
del gjithmonë në shesh të drejtësisë .

Kur të vërtetën po e kundërshtojmë
asgjë nuk po fitojmë ,
pra le të na prij e vërteta
që mbarë të na ecën jeta .

Se Kurani është plot me dije
lajme që vijnë nga Krijuesi i kësaj gjithësie,
dije kjo që ta zgjat jetën
të mëson shkencën dhe të vërtetën.

Me mendjemadhësi asgjë nuk mund të arrijmë
vetëm vetën e dëmtojmë,
të jemi të gjithë me një mendim
që nga Zoti të zbret shpëtim


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Fytyra e idealit tim

>> Monday, January 25, 2010



Nuk e kisha pritur
Ashtu herët në agim
Asaj dite krejt pranverore
Aq egër të më zgjohej vixhdani im

Mbase pse ishte tepruar
Ndoshta dhe pse kishte arritur fundin në abstragim
Te çdo gjë konkrete atë ditë po ndaloja
Mos gjeja fytyrën e idealit tim

Ndaloja dhe pa e gjetur kurrsesi
E kapërceja me fyerje e zhgënjim
Më lindi idea që ndoshta të mos jetë askund
Të ketë qenë hiçgjë dhe mashtrim

Udhës ndalova të pushoja
Ndonësese largohesha nga i njëjti mision
Të paktën nga gjërat konkrete tashmë kisha hequr dorë
Kisha kuptuar se kërkimi në to ishte veç iluzion

Kërkimi më zë në orë mësimi
Dhe për reaksion shpirti e pa vetëdije
Si barrën dikujt i heq nga dora një nxënësi
Librin që mbante motive Shqipërie

Në çast kuptova ç'kisha pasur atë ditë
Gjeta fillin e atyre ndjenjave pa kuptim
Ka qëlluar ditë e njëjtë krejt e tillë
Si dita kur shqipërinë për ideal e mori shpirti im

Shpejt, si largim nga mëkati, librin ia kthej
Më vjen tjetër interpretim
Ndoshta ndoshta gjithçka ishte shenjë
Se ka nis të celë pranvera e fytyrës së idealit tim

Ilmi REXHEPI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Islami dhe veprat e tija

Drilon Buci

Hapni veshët dhe dëgjoni me zemër ,
Për Islamin Allahu ka ber emër ,
Ka bë emër të gjithë që janë mysliman
Allahun ta besojnë tamam .

Sepse Ai është Krijues gjithësisë
Ka lëne të kuptoje në histori të njerëzisë,
çdo historian apo shkencëtar
që Kuranin e ka lexuar ne te kaluarën
dele se ka gabuar .

Çdo njeriu kur ti jepet rasti
do të dëshmoj se Allahu është me i Madhi ,
Që të flasësh gjithmonë për të mirën
Duhet te përballeshe së pari më të vështirën .
Çdo shenje e Tij po kuptohet dhe islami po lartësohet,
Sepse është fe hyjnore , Allahu vet e flete këtë gjë .
Që të njohësh gjithmonë Madhështinë e Allahut dhe Islamin
Duhet lexosh gjithmonë Kuranin


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Islami kudo dritë

>> Sunday, January 24, 2010

Drilon Buci

Është diçka që s’mund ti veshe emër ,
Si fe te dejtë islamin e ndjenë në zemër,
Sepse Islami është dritë dhe shpresë që e fali Zoti ,
Gjithë këto te mira ta zbatoje robi ,
Është një thesar me shume dobi
Zoti bëri ligje dhe drejtësi .

Gjithë njerëzit që do vijnë dhe ta kuptojnë
me një marramendje do e pranojnë,
Ka pas si juve o jobesimtare njerëz te shkolluare dhe shkencëtare ,
Se nuk ka Zote kësaj ata thanë
Por në fund dolën se gabuan
E për juve jobesimtare mos besoni ne idhujtarë dhe ne tempuj
pore këto gjera merrni për shembuj
Merrni shembuj dhe keni logjik
sepse Zoti do tu ndëshkojë një dite .


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Mëshira

>> Friday, January 22, 2010



Shumë njerëz kanë kaluar
jo tokë i ka përbirë
Të gjithë ne së bashku
Për ta kërkojmë mëshirë

Edhe ne do të gabojmë
Vetëm prej Zotit mëshirë kërkojmë
Sikur i vogëli që mëshirë kërkon
Dhe i madhi e mëshiron

Vetëm Zoti na ndihmoftë
Prej shejtanit na mbroftë
Pendimin na e pranoftë
Prej zjarrit të Xhehennemit na largoftë

Të lutemi o Mëshirues
Që të na mëshirosh
Se njeriu është harrues
Për të mirat që ja ke dhënë

Zeqir ESATI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Orientimi

>> Thursday, January 21, 2010


Kur të mbes tregim, më tregoni drejtë
Thoni: lindi, rroi, iku me të shpejtë
Bota e gllabëroi si të gjithë më parë
E humbi në vete, nuk e la n’të mbarë
Stinët që të katra e shpërbën me radhë
I’a ngrysën fytyrën që kishte, të bardhë
E munduan fort sikur q’do të tretin
Dhe në fund ja shkelën dinjitetin.

Argjend XHELILI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Meditime të pafundme

>> Wednesday, January 20, 2010


Hevzi ZEQIRI

Nga mërzia e thellë mistike,
Në mendimet e thella të kosmosit,
Lirohet shpirti i të pafatit.

Shkëputja maramendase nga dëshira për jetë,
E bën njeriun të ndjehet i vetëm,
I këputur, pa konkurencë.

Nga pafuqia e shpirtit të lodhur,
Në meditimet e pafundme për fuqinë e krahut,
Ndjehesh si Hekstori, i hekurt.

Nga lodhja
Në çmenduri,
Pa mos e kërkuar ndihmën e Të Madhit.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Kuptimi i jetës

>> Tuesday, January 19, 2010



Kuptime ka jeta
para nesh jetojnë
disa që i shohim
dhe të tjera që na kalojnë

Jeta ka kuptime
si gaca veprojnë
disa që na ngrohin
dhe të tjera që na përvélojnë

Na zbërthe o Zot
shenjat që na con
na ndrico atë rrugë
që ne na shpëton

Té mirën pë të mirë
té keqen për të keqe
na i dallo kështu o Zot
gjërat e kësaj jete

Kuptime ka jeta
para nesh jetojné,
disa që i shohim
dhe të tjera që na kalojnë

Jeta ka kuptime
si gaca veprojnë
disa që na ngrohin
dhe të tjera që na përvélojnë

Na zbërthe o Zot
shenjat që na con
na ndrico atë rrugë
që ne na shpëton

Té mirën për të mirë
té keqen për të keqe
na i dallo o Zot késhtu
gjërat e kësaj jete

Ilmi Rexhepi


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

TË PREMTEN NUK VIJ!

>> Monday, January 18, 2010


Fatmir MUJA

E di se nuk u pëlqeu heshtja ime asnjëherë
Por nëse ndonjëherë thashë fjalë të mira
Ato i mësova në heshtje.
Ndonjëherë të gjithëve mund të na mungojnë fjalët
Por asnjëherë nuk mungon e vërteta që thuhet me to
Sepse ne jemi vetë Fjala.

E di se do të më prisni në takimin e përjavshëm
Por kjo javë për mua s’do t’i ketë shtatë ditë
Prandaj, në vend se t’ju përgjigjem më duhet t’ju pyes:
A ka fuqi lamtumira ta ndajë zemrën nga zemra?
A ka fuqi syri ta mbajë lotin brenda?
A ka fuqi balli të ndahet nga sexhdja?
A kanë fuqi fjalët të thonë më shumë se heshtja?

Po shkoj sepse edhe unë jam si ju, kam ardhur për të shkuar
U nisa si lumi në det që nuk i kthehet më shtratit të vet
Paj shtrati asnjëherë nuk ka qenë i lumit
Por lumi ka qenë i shtratit për aq kohë sa ka kaluar në të
Prandaj, kësaj here po ju përgjigjem pa më pyetur
Se të premten nuk vij.

Të gjitha dhimbjet e botës
Nuk mund t’i durojë një zemër
Por të gjitha zemrat në botë
Mund t’i durojnë dhimbjet e veta
Sepse, secila zemër ka dhimbje aq sa ka fuqi
E si mund ta dijë sa ka fuqi një zemër që nuk dhemb?

Ashtu siç mblidhen e zbriten, pjestohen e shumëzohen
Kushedi sa numra për ta nxjerr një numër
M’u desh t’i them kushedi sa fjalë
Për ta nxjerr një fjalë të vetme
Dhe këtë fjalë të vetme si amanet ta mbani:
Nuk duhet minarja kur mungon ezani.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP