Pejgamberi im - III

>> Sunday, February 28, 2010

Ti o Muhamed erdhe na shpëtove
Ti në çdo çast për mirë urdhërove
Ti gjithë botën në mirësi e udhëzove
Të ndalet padrejtësia kërkove


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

O i Dërguari ynë

Bardha Kqiku

E di! Ka kohë që nuk të kam parë,duke i përjashtuar ëndrrat që shoh vazhdimisht ardhjen tënde.

Zemra më rritet aq sa malet e gjata e të thepisura, sytë më shkëlqejn e trupi ndjen turp të madh pranë qëndrimit tënd.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Pejgamberi im - II

Shumë vështërsi pate ti shpirt i ndritur
E shumë vështërsi të erdhën papritur
Qysh se u rrite i varfër e jetim
Zemra jote e dashur nuk gjeti gëzim

Ti punove, udhëtove, mendove
Ti ndihmove, mëshirove, udhëzove
Meditove shumë qartë edhe zgjuar
I vetmuar Zotin duke adhuruar

Në shpellë i vetëm, mbyllur e vetmuar
Në thellësi nga shirku i trishtuar
Nga frika e madhe ndaj Zotit që pat
Më pas në jetë i solli shumë fat

E një natë në shpellë duke qëndruar
Shfaqet Xhibrili i thotë për t’lexuar
Të lexojë në emër të Zotit Fisnik
Se nga sot u spalle Pejgamber besnik

Lexo në emrin e Zotit që krijon
Meleku Xhibril ngadalë i kumton
Lexo Muhamed o ti i dërguar
Si profet nga Zoti je i obliguar

Nuk di të lexojë Muhamedi tha
Xhibrili e shtrëngoi e dërgesën i dha
Lexo për së treti ky melek shqiptoi
Muhamedi shkresën aq mire e lexoi

I trembur shumë nga ngjarja që ndodhi
Tek shtrati i tij veten lodhur hodhi
Zgjohu i mbuluar kumtesa vazhdoi
Së cilës kumtesë Hatixheja i besoi

I frikësuar shumë Muhamedi ishte
Të thërras n’islam këtë plan e kishte
Por kë ta thërras me vete mendohej
A do t’më besojnë po ashtu frikësohej

Nga familja nisi kumtesën fisniku
Më pas tek shoqëria vazhdoi besniku
Shumë pak në fillim atij i besuan
Lloj-lloj pengesash në jetë i afruan

Muhamedi foli, tha e kumtoi
Ai zëshëm fjalën e Zotit shqiptoi
Atij i besoi ai që kishte mendje
E nuk e vazhdoi jetën në hamendje

(Për nder të ditëlindjes së Muhamedit a.s.)‏
Besnik F. JAHA


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Muhammed - o ashik

>> Friday, February 26, 2010



Hamdi Nuhiju

Nga miliona përkujtime për ty
O i dashuri im,
Ndjejmë botën,
Vrullin në zemër
Për ty o ashik...

Ne jemi të vdekur,
Të mbytur në llomin e injorancës,
Të vrarë e sakatosur,
Për ngrehinën tënde o ashik...

Vuajmë për erën,
Atë aromë të këndshme
Karafili
Që rridhte nga porositë e tua
O ashik...

Sot jemi të vdekur
E në xhenet do të lindemi
Në praninë tënde
Ashtu Zoti e shkruajtë..


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

E HËNË…

Fatmir MUJA



E hënë.
Dita e dymbëdhjetë e muajit.
Dita që nuk është më pak se dymbëdhjetë muajt e vitit.
O Gjoks i Vulosur nga Drita e qiejve dhe tokës!
Ti erdhe tek ne që buzët tona të mos mbeten të vetmuara pa buzqeshjen
Ti erdhe tek ne që trupat tanë të mos bëhen varre për zemrat e vdekura
Drita çdo gjëje ia zbulon hijen e vet
E pse çdo hije është e zezë edhe pse gjërat janë shumëngjyrshe?!
Ti erdhe pa asnjë ngjyrë që përmes teje t’i shohim të gjitha ngjyrat
Ti erdhe pa asnjë shkronjë që neve të na i mësosh të gjitha shkronjat
Ti erdhe i fundit por ti je pari.

E hënë.
O Nektar i Pasosur që mjaltit të jetës ia jep ëmbëlsinë
Ti u ngjite në Malin e Dritës që ne të mos mbetemi në errësirë
Ti zbrite nga mali që ne të mos mbetemi pa ujë në shkretëtirë
Ti na thirre që ne të mos mbetemi pa Emra
Dhe shpirtrat “t’u betuan për besnikëri nën hijen e pemës” (48:18)
Pranë teje koha matet me të rrahurat e zemrës
Ti je si ne, por ne nuk jemi si ti
Sepse ti nuk kuptohesh nëpërmjet shkronjave
Por shkronjat kuptohen nëpërmjet teje.

E hënë.
O më i thellë se çdo shpellë
Ata që shikimin e syve të vet s’e njohin
Në vend të gjurmëve tua veç rrjetën e marimangës shohin
Ti u përule në tokë që ne të arrijmë lartësinë e qiejve
Ti u ushqeve me Pemën e Kufirit të Mbramë që ne të mos ndjejmë uri
Ti pive ujë në Keuther që ne të mos ndjejmë etje
U bëfsha pluhur i rrugës sate
dhe mbetsha tek këmbët tua nga e hëna në të hënë!

E hënë.
A ende i besoni dynjasë
Që na e mori trupin e Muhamed Mustafasë?
Ma jep një pikë lot të mos qaj më!
Ma jep një pikë gjak të më mbyllen plagët!
Më jep pak nga varfëria jote që të jem i pasur
Dhe më fal që nuk pata fjalë ta përshkruaja
asnjë fije të qerpikut të syve tu, pa të cilët botët nuk shohin
Më fal, më fal, më fal!


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Pejgamberi im - I

Sot kam mall të madh andaj lapsin mora
Është mëkat për ty t’mos shkruaj dora
Për ty që na solle dritën e kulluar
Goja jote ëmbël me nurë e gatuar

Ai sy i shndëritur i të dashurit tim
Që më është i dashur për shëmbëllim
Ai pishtar rruge për në jetë me nurë
Ai që s’na la të mbyllur në murë

Lindi ky pishtar në gurin e pjekur
Në rërën e Mekes nga dielli të djegur
Në vendin e thatë tokë pjellore solli
Aq ngroht e ëmbël zemrat na i mbështolli

Jetim si fëmi mbeti ky i ndritur
Si bari punoi ende mirë pa ditur
Jeta e vështirë për ta përballuar
Shpeshherë vetmohej për të medituar

Ky i ndritur i zemrës sime plot dritë
Ky i dashur i umetit për çdo ditë
Muhamed emir yt ti pishtar bujari
Emri e vepra jote nuk matet me ari

Një fjalim i yti pati plot hjeshi
Se fjalët e tua s’ishin thjesht mahi
Ishin fjalë hyjnore nga i Madhi Zot
Ishin shumë ndër kohë e janë edhe sot

Ku ti dorën hodhe mbarë puna vijoi
Atë që s’e denim ky i shquar na mësoi
E ndau dritën nga errësira e mbuluar
Sa mision human njerëz për të shpëtuar

Dritën e aguar qartë na e sqaroi
Një Zot ta besonim vetëm kaq kërkoi
T’i bindemi Atij në frikë e adhurim
Për gjithçka t’i shprehim Atij falenderim

Shok në adhurim të mos i afrojmë
Cka nevojë kemi Atij t’i kërkojmë
Se vetëm Ai mund t’na sjellë mirësi
Mirësi e madhe që të solli ty

Falë Zotit në këtë botë që t’ka dërguar
Gjuha jote ëmbël vahj duke kënduar
Ti kur flet fjala jote sjellë bekim
Ti i ëmbël ti i dashur Pejgamberi im.

(Për nder të ditëlindjes së Muhamedit a.s.)‏
Besnik F. JAHA


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Dynjaja kohën ma vjedh

Jashar GASHI

Ditë e net...
Dynjaja kohën ma vjedhë.
Njëherë më është dhënë,
Një ditë nuk do ta kem.

Do ta shfrytëzoj kohën
Me besim, me vepra t’mira,
Me këshilla, me drejtësi e durim.

Koha kushton me jetë,
s’blehet me para.
Koha është dhuratë, ki kujdes,
shfrytëzoje me nder se është e shenjt!

Koha është para me vlerë.
Bë tregti me Allahun
se në depot e Tij
pasurinë do ta gjesh.

Pasha Allahun
që është betuar në kohën,
me t’vërtetë do t’mbesim në humbje,
përndryshe s’do ketë shpëtim.

Allahu na mëshiroftë me mëshirën e Tij!


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Çast!

Ismet AHMETAJ

Çast qe vjen dhe ikën...
Dhe nuk kthehet më.
Cast qe te troket..
..dhe vetem te le ..!!


Papritur te shfaqet diku,si nje hije..
te ndjek ty nga pas
...ngado qe i bie.
I heshtur ashtu...nuk flet dhe nuk duket..
Prapa hijes tende mbaron edhe zhduket..

Si i huaj tretet...
..dhe iken pa kthim !
Ashtu i pavlere..
..ai mbetet jetim !


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Eliksir

>> Thursday, February 18, 2010

Fahredin SHEHU
Është vetëm një bulë e eliksirit në fund të kupës tek fle si qingji
Ata tani e quajnë Zëmra, unë e quaj shpirt i kontaminuar, e ti mund ta quash kokërrza të rubinta të shegës
Por ne më të thjeshtit të quajturit entitete humane mund vetëm të duam dhe kaq na mjafton
Të vuajmë për njëmijë vjet dhe një ditë më shumë

Ai i cili është gafil është injoranti më i lumtur botëror por unë jam njëri i cili erupton kunitesencën duke mos ditur për kë
Duke mos ditur për ç’arsye qëllimi kurrë nuk e shfaq glamurin e vet praprakisht
Për vërenë, për dashurinë ose madje vetëm për hirë të manifestimit të tij më të pastër

Në kohët kur fjalët renditeshin në pejë bujshëm të përdredhur në kalemin prej kafkash njerëzore
Xherdani i vargut e zbeh shkëlqimin e vet, s’ka të vërtetë që gurgullon nga gurra e saj që ta shuaj etjen e shpirtërave tanë të etshëm
Ne shpirtërat e uritur për një kafshatë hyjnore ravgojmë këtu si shpirtërat e viktimave të vetëvrasjes
Stomakët bosh të gjenive vetëm për një mbërthim të së vërtetës të cilën kurrë nuk e dëgjuan madje as si tingull insekti
Asnjëherë si tingull të rënies së shpirtit të ngrirë në nefrit të cilin më vonë ti mund ta shohësh si Galatean e esencës hyjnore maternale
Kornukopia e bekimeve latente pret
Mungesa e Dashurisë me krenari shpërthen tregon gjenitaliet e veta pa një pikë turpi
Unë vërtitem si bletë duke kërkuar nektarin e urtisë ta ushqej Amëzën time
Dhe dhuroj asaj jetë amshimi me xhel mbretëror tek kullon me elegancë nga fundi deri në kërthizë.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

DEHJA

>> Wednesday, February 17, 2010

Neki MUSLIU

Ç’është DEHJA?
Lidhja e syve…Verbim!

Sa për t’u dukur gurri,
XHEVAHIR!

Sa për t’u dukur laboti.
KARANFIL!

Ja DEHJA ç’është...!Një mynxyr!
Është si ky lavdaç njeriu,

që edhe qiejt me bukuri deshi t'i sfidoj
Ky trup i krekosur,kjo fytyrë e pa fytyrë.

Edhe ari kallp,dikur i’u krenua arit të vërtet në erësir
Tani ç’dallon ty nga unë?Foli e tha,ky bakër i ndyrë!

Ari i vërtet heshti,se ari i vëret pret mëngjesin i dlirë
Si bimësia që qeshej dikur …Nga kjo DEHJE e ndyrë!

Të jeshiluar e pandehi vehten qysh në pa fillim
Por vera që flaku perçen tej,të hedhë një shiqim!

Ç’ia ndali hovin nazemadh dhe çdo trillim
Sa të kaloj unë tha :Moj bimësi,

pa shihë veten pastaj,nazet me blerim.
Kur kashta të kallet,dhe të fiket çdo gëzim

Trupi krenohet!Ky trup i pa cip!Sepse shpirti rrinë në hije…!
O ty trup i ngrirë!Shpirti a s’të tha:

O ty, që s’ti zë bota tekat as nazet madje
Prit pra,sa të dal prej teje dhe shihë pastaj se ç’je!


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP